Saturday, September 24, 2011


OSCE blocks the registration of property in Himara Region

Important role according to information, has played the pressing of the Himara Community from USA

After the protests of NGOs of Himara Region, in the end, OSCE, is convinced that the registration process, without the legal act of the old of native generations based by the Albanian Constitution, can not continue.

Maybe not made public yet, but reliable sources for SManalysis, declare that the OSCE has authorized the company, "Lorenzo" to block the second phase of land registration, in Himara Region.

According to sources from the OSCE, the European Union, has requested that the registration process should take place in a calm climate, which has resulted in the ground as there was very complicated.

Himara NGOs of the Region, have sought through protests, properties and lands that should be returned Himara Community and not abducted by the Mafia, urging OSCE, the old record of original properties, to the native Himara, not documents 7501 property Law.

Important role according to information, has played the pressing of the Himara Community from USA, where they urged the State Department, to follow the registration process inside OSCE Mission, based under the agreement between USA and Albania for the properties of the US sitizens that live in Albania.

Wednesday, September 7, 2011

Kërkesë publike për zgjidhjen e problemit të pronave në bregdet

Madhesia e germave: Decrease  font Enlarge  font
image

Drejtuar Kryetares së Kuvendit znj. Jozefina Topalli, Kryetarit të maxhorancës, z. Sali Berisha dhe Kryetarit të opozitës z. Edi Rama

Në emër të kryesisë së shoqatës “Bregdeti” shprehim respekt për institucionin që përfaqësoni. Ju drejtojmë këtë letër publike pasi jemi të shqetësuar se në zonat turistike akoma nuk ka përfunduar kthimi fizik i pronës tek pronari i ligjshëm. Nisur nga fakti se Kryetarja e Kuvendit kërkoi bashkëpunimin e opozitës në Kuvend dhe se futja e Shqipërisë në BE është çështje kombëtare dhe se një ndër 12 kërkesat e BE për politikën shqiptare është zgjidhja e problemit të pronës ju parashtrojmë sa vijon:

Pronarët autoktonë të zonës turistike të bregdetit, kërkojnë atë që është më themelore për një vend të shpallur demokratik: zbatimin e Kushtetutës dhe të Kodit Civil, për kthimin tek i zoti të pronës që ka shtetëzuar shteti i diktaturës. Situata e përgjithshme e mos respektimit të së drejtës së pronës është po ajo që ju kemi paraqitur me dhjetëra kërkesa tona të mëparshme, por kalimi i kohës po e rëndon situatën. Mafia dhe korrupsioni që ka prekur politikanët i imponon ata të flasin për probleme të tjera duke e spostuar problemin e pronës. Nuk mund të ketë pranim të Shqipërisë si vend kandidat në BE me pronarë false, të krijuar nga politika. Këtë e kanë bërë të qartë shumë përgjigje që na kanë ardhur nga drejtuesit e BE dhe KE si dhe disa rezoluta të Senatit Amerikan. Qeveria Shqiptare me vendimin Nr.350, datë 29.4.2011, ka miratuar “Planveprimin për zgjidhjen e problematikës së çështjeve të pronësisë …”, që i është raportuar KE. Ky planveprim është i gabuar dhe ka për të dështuar sepse problematikën e pronës nuk e zgjidh kompensimi por kthimi fizik. Zgjidhja e qëndrueshme kërkon zbatimin e parimeve duke zbatuar Kushtetutën, duke shpallur të pavlefshme vjedhjet dhe transferimet e pronave që janë bërë në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 181 të Kushtetutës dhe të Konventës. Kompensimi siç pretendon Qeveria, bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës, pasi nuk mund të justifikohet si nevojë publike që pronat tona me vlera turistike ti gëzojnë politikanët e pas vitit 1991 dhe klanet e tyre. Kompensimi që preferon Qeveria, jo vetëm që bie ndesh me Kushtetutën, por duke kompensuar vetëm nga 200 metra katrore ky proces nuk përfundon as pas 700 vjetësh. Veç kësaj kjo Qeveri nuk mund të lërë detyra për qeveritë e tjera. Ne sugjerojmë që ky kompensim t’u jepet atyre që kanë përfituar padrejtësisht pronat tona që do të iu hiqen dhe problematika me pronat në zonat turistike të zgjidhet duke respektuar të drejtën e pronësisë duke e kthyer pronën e grabitur tek i zoti sipas nenit 181 të Kushtetutës, Kodit të Procedurës Administrative dhe Kodit Civil. Ligji famëkeq 7501, që është burim korrupsioni dhe të këqijash. Ky ligj deri sot, për interesat e klaneve, është amenduar mbi 20 herë, por duke ruajtur të pa prekur nenin 8 që thotë se ...” Komisionet ndajnë tokë pa marrë në konsideratë sasinë dhe vendin e tokës që është shtetëzuar...” Përgjegjësi për këtë nen diabolik, kanë politikanë shqiptarë por dhe OSBE, sepse ajo kishte tagrin nga Evropa për hartimin e ligjit të ri në vitin 2003 dhe e lejoi të mbijetojë këtë nen gjatë hartimit të ligjit 9235, që u miratua në vitin 2004. Sugjerimet dhe ankesat e pronarëve që janë pala e interesuar që vazhdon të grabitet, nuk u morën në konsideratë. Që Shqipëria të pranohet në Evropë është e domosdoshme të bëhet konsensusi Berisha-Rama që ligji 7501, të amendohet edhe një herë në mënyrë që neni 8 i tij të përputhet me nenin 181 të Kushtetutës në fuqi dhe me kërkesat e BE. Kjo do të bëjë të mundur që tensionet e krijuara të mos rriten më tej, që të mos nxitet vetëgjyqësia, që procesi të futet në rrugën e zgjidhjes dhe reforma e pronës të kryhen në përputhje me kërkesat e nenit 181 të Kushtetutës, me rekomandimet e dokumentit nr 11115 datë 20.12.2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pikat 9.6 dhe 191, që nuk po zbatohen.

Në planin konkret ne sugjerojmë që me procedurë të shpejtuar të hartohet një ligj ku të realizohen këto kërkesa:

-Zgjidhja e problemit të pranohet me ligj si detyrimi i qeverise dhe shtetit. Ky proces duhet të ndahet në dy faza dhe me dy ligje të veçanta: kthimi dhe fill pas përfundimit të kthimit të vazhdojë kompensimi.

- Ligji të përcaktojë se termi ish pronar i përdorur deri sot të zëvendësohet me termin trashëgimtar i pronarit të ligjshëm.

- Nga Shteti të studiohet kodi i tokës dhe regjistrat e shtetëzimeve si dhe të bëhet harta e pronave të shtetit.

- Qeveria të bëjë korrigjimet e gabimeve në reformën e pronave. Kjo të fillojë me prioritet nga zonat turistike, pasi ajo është më problematike.

- Parlamenti të shpalli të ngrira ligjet ekzistuese, për kompensimin dhe legalizimet në zonat turistike, ndërkohë Qeveria të hapi arkivat kadastrat, hipotekat, regjistrat e shtetëzimeve dhe nëpërmjet dokumenteve , të ndajë dhe dallojë se cilat janë prona të shtetit (ku shteti gëzon ligjërisht titujt e saktë të pronësisë) dhe cilat janë prona që Shteti i diktaturës ju grabiti pronarëve të ligjshëm. Për pronat që janë shtetëzuar d.m.th. të marra padrejtësisht nga shteti i diktaturës, vetë Shteti me levat dhe institucionet shtetërore, të korrigjojë gabimet e tij, nëpërmjet kthimit.

- Ligji të përcaktojë një afat kohor për kthimin fizik të pronave të trashëguara, në kufijtë e tyre sipas dokumenteve zyrtare të para vitit 1945, dhe dokumenteve të shtetëzimeve, që shteti i disponon në Arkivat shtetërore, duke i rikthyer të drejtën e pronësisë dhe të posedimit pronarit të ligjshëm. E drejta e përdorimit mund t’i mbetet përsëri personave të tretë dhe marrëdhëniet pronar/përdorues rregullohen sipas Kodit Civil dhe ligjeve ekzistuese në fuqi.

- Ligji të përcaktojë se nga pronat e shtetëzuara nuk kthehen tek i zoti por kompensohen ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991, prona që vazhdojnë edhe sot të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit dhe ato prona , që për shkak të kohës që ka kaluar dhe shfrytëzimit janë amortizuar, nuk ekzistojnë më dhe nuk mund të kthehen.

- Kompensim mund të parashikohet rast pas rasti me kompensim ose edhe masë zhdëmtimi ndaj personave të tretë, që për këtë periudhë tranzicioni të postkomunizmit i kanë përfituar dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve.

- Pronarëve të ligjshëm t’u kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara dhe në kundërshtim me ligjet e kohës, duke shpallur kështu të pavlefshme tjetërsimet që bien ndesh me të drejtën e pronësisë të përcaktuar në nenin 181 të Kushtetutës. Personave që ju hiqet prona të trajtohen rast pas rasti sipas parimeve në pikën 8 më sipër.

- Ligji që do hartohet të ngarkojë organin shtetëror të Avokatit të Shtetit ose Kontrollin e Shtetit që nëpërmjet proceseve gjyqësore të shpallen të pavlefshme ato pjesë të vendimeve me të cilat pas vitit 1991, organet shtetërore nuk kanë kthyer pronën tek trungu familjar i pronarit të shpronësuar por e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë.

-Kthimi fizik i pronës të bëhet në bazë të dokumenteve të para kolektivizimit komunist dhe jo sipas zërit kadastral apo llojit të pronës (tokë bujqësore, kullotë, livadh, truall, pyll etj.)

Nëse do të na kërkohet, jemi të gatshëm të paraqesim draftin e projektligjit, për t’u paraqitur në Kuvend dhe me degët e Shoqatës në fshatra angazhohemi të ndihmojmë në çdo fazë të këtij procesi.

*Kryetari i shoqatës “Bregdeti”