Thursday, October 10, 2013


Kujdes nga lajmet fallco!

Ka tentativa te paraqiten versione fallso ne vazhden e fallsifikimeve qe bejne persona te shkarkuar per korrupsion prej Komunutetit Himariot, sic paraqitet ne kete faqe interneti.

Komuniteti Himariot, ka vulen strukturen dhe stemen qe nga dita e themelimit te saj






Komuniteti Himariot, bllokon nje tentative per perfitim fonde nga REC, pa miratim nga strukturat organizative

Shkarkohen Kryetari i Keshillit Theodhori Bollano dhe anetari kryesise Kristaq Jorgji, me motivacion: : Tentative me veprime me pasoja per te demtuar Shoqaten e "Komuniteti Himariot".

Ambasadori ne Kariere, Piro Andoni, eshte zgjedhur Kryetar i Ri i Keshillit.

Aktivi vendosi perjashtim te dy personave, te cilet kane shkelur statutin e Komunitetit Himariot. Po ne kete aspekt, te dy personat, jane paraqitur pa asnje mandat ne disa takime ne Himare, pa miratimin e organeve zyrtare drejtuese si nga Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti.

Pas nje letre zyrtare te derguar nga Komuniteti Himariot per REC,e cila nga ana e saj e pezulloi, Komuniteti Himariot, do te vendose ose jo, deri ne nje vendim te dyte.

Duhet theksuar se Komuniteti Himariot, nuk ka asnje objekt perfitimi fondesh te cila nuk bazohen nga Statuti i saj, por ka si objektiv kryesor mbrojten dhe kthimin e pronave te gjithe himarioteve, komunitetit dhe Kishes Orthodokse.

Mbledhja zgjodhi, Kryetar te Ri te Keshillit, Ambasadorin ne Karriere Piro Andoni, me nje bakground politik, publicistik dhe diplomatik te pasur, i cili ka sherbyer si Ambasador per dy dekada ne Kontinentin Amerikan.





Wednesday, October 9, 2013

Pilo Andoni/ Maratona për vjedhjen e territoreve në bregdetin e sipërm vazhdon - Gazeta Telegraf
 
Pilo Andoni/ Maratona për vjedhjen e territoreve në bregdetin e sipërm vazhdon
gazetatelegraf.com(Vijon nga numri i kaluar) Aty nga data 15 Tetor u largova nga Himara pa mbaruar punë, sepse sektori i menaxhimit të
http://gazetatelegraf.com/pilo-andoni-maratona-per-vjedhjen-e-territoreve-ne-bregdetin-e-siperm-vazhdon/

Tuesday, October 8, 2013



Vendime te rendesishme nga Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti



Komuniteti Himariot

Shoqata Bregdeti

Tirana Albania

Disa vendime te rendesishme qe u shqyrtuan ne mbledhjen e radhes.

Informacione paraprake rreth gjendjes se pronave dhe situates se sigurise ne Krahinen e Himares.

  1. Ceshtja e pronave me gjithese dy shopqatat kane bere thirrje per mosbindje civile per te kundershtuar Ligjin 7501, po shkon drejt nje degradimi total. OSBE, nuk jep asnje informacion rreth procesit te regjistrimit te titujve te pronesise si ne Himare, ne Lukove dhe Xare. Projekti duhet te kishte perfunduar,nje financim prej 1.5 milion euro nga BE.

  1. Parlamenti shqiptare ka miratuar Ligjin 7501, duke nxjere gjithashtu aktet nenligjore, per te cilat, Krahina e Himares dhe gjithe Bredeti Ionian, nuk e pranon. Por njekohesoisht, behen perpjekje qe me afera korruptive, qeveria shqiptare, po perpiqet te regjistroje me vete kete process.

  1. Qeveria Berisha, ne nentor te vitit 2012, ka autorizuar Hipoteken e Pergjithshme, te regjistroje objekte te cilat nuk i perkasin banoreve autoktone, por subjekteve ose personave pa lidhje me Himaren, ne nje kohe qe Plani i Zhvillimit te Himares dhe procesi i regjistrimit, ka pezulluar cdo regjistrim prone, perpara se te mbyllet procesi I regjistrimit nga OSBE. Kjo perben nje pershkallezim te prishjes se balancave etnike dhe gjeopolitike ne Krahinen e Himares.

  1. Bashkia Himare, ka nisur nje process regjistrimi te tokave bujqesore me pagese, per te cilen mendohet se eshte ne vazhten e perpjekjeve qe qeveria shqiptare, po ndermer ne vazhdim, duke sfiduar regjistrimin ligjor nga OSBE.

  1. Sipas informacioneve investigative, rreth 3000 rrenje ullinj te shumtit bizantin, jane prere dhe djegur ne territore qe i perkasin tokes “bujqesore 7501” ne rajonin e Himares, kryesisht ne Dhermi Palase, si pasoje e ndertimeve me ose pa leje. Kjo perben nje akt vandal dhe penal, me pasoja te pariparueshme per industrine agrokulturore te sones.

  1. Bashkia Himare, vazhdon te mbaje qendrim jo dashamires dhe indiferente me Shoqerine Civile, dhe grupet e interesit te bisnesit turistik himariot, duke mos afruar asnje mundesi bashkebisedimi dhe ballafaqimi te ndersjellte.

  1. Padyshim qe Bashkia Himare, bazuar per te ardhurat me te larta te GDP per banore, eshte zona historikisht me e pasur e Shqiperise. Ajo perben rreth 8% per turizmnin ne shkalle vendi. Te ardhurat e saj llogariten ne rreth 50 milion euro ne vit, per te cilat mendohet se vetem 10% shkon ne komunitetin autokton.


  1. Bashkia Himare, nuk ka ofruar asnje informacion deri tani, per vendimet e Keshillit Bashkiak, as edhe projektet qe duhet te debatoheshin me grupet e interesit. Keshilli Bashkiak, ka heshtur per tu pergjigjur akuzave, per disa vendime me rendesi sic jane koncesionet e plazheve dhe miratimet urbanistike si rruge dytesore etj. Faqet e internetit kane informacione formale.

  1. Konstatohet me keqardhme se Policia e shtetit, eshte terresisht jo funksionale ne territorin e Himares dhe gjithe Bregut ne pergjithesi, perderisa kamiona te tonazheve te medha dhe buldozera thajse pa targa dhe pa sinjale identifikimi, levizin dhe hapin rruge ne zona te tilla si Perivolo, Drymades, Jaliskari, Jale, Qeparo, Kakome, pa asnje vendim te miratuar nga perfaqesuesit e popullit te Himares, Bregdetit dhe pronareve ne te cilen kalon rruga.

  1. Sic treguan sivjet ne sezonin e veres, jane verifikuar shume bisnese te cilat I perkasin komunitetit jo autokton himariote, kryesisht ne plazhet publike, kishin ndertuar industri perfitimi duke shfrytezuar ne maksimum plazhet e Himares, per te cilet mendohet se nuk paguajne taksa. Keto bisnese rruheshin nga roje te armatosur pjesetare te polivive private, te cilet nuk lejonin qe ne plazhet e pushtuara nga ata, te hynin banoret autoktone himarioite dhe shpesh jane perdorur edhe armet. Mendohet se rreth 200 roje te armatosur, jane ne sherbim te ketyre bisneseve edhe sot, kur po ndertohen me shumice, ne nje kohe qe Policia e shtetit perkatesisht Posta e Policise se Himares dhe e Lukoves nuk kalojne 30 vete personel.

  1. Qytetare me shtetesi amerikane nga Himara, jane ankuar prane zyres se Kryeministrit Edi Rama, se po u merret toka dhe po u zevendesohet nga ndertimet pa leje, per te cilen sic shprehen vete ata, ka disa vjet qe Bashkia nuk nderhyn.

  1. Nje tjeter problem Kardinal, ai  mungeses se energjise, por edhe i gjobe venjes nga ana e KESH, vazhdon pa limit te perbeje mungese te sigurise ne zonen e Himares. Kesh nuk garanton asnje siguri per pasje dritash ne se bie shi ose fryn ere ne bregdet. Shkaku eshte linja e dobet qe vazhdon te ekzistoje ne linjen energjitike te Himares, megjithese komuniteti paguan 100%.  

  1. Ka nje rritje te shkalles se informalitetit por edhe investimeve ne zonen e Himares, nuk dihen se kush jane ndertime me leje te meparshme dhe kush jane aktuale. Territori lihet qellimisht jashte kontrolli, qe mafia te ndertoje lirshem pa asnje shqetesim.

  1. Ne te gjitha fshatrat e Himares, ceshtja e sigurise eshte konsideruar paresore. Momentalisht ka nje prurje te madhe te fuqise punetore ngaveriu i shqiperise, e cila uk justifikohet pasi, nuk ka fronte pune ne mase te tille. Si rezultat, vjedhjet dhe dhunimet e banesave jane shtuar ne menyre te tmershme.

  1. Privatizimet e objekteve ushtarake ne zonen e Himares, nuk u jane kthyer pronareve autoktone. Jane rreth 50 objekte te cilat zoterrohen aktualisht nga persona anonym me ose pa pushtet politik.

  1. . Rapori i Shoqerise Civile Himariote dhe qeverise shqiptare ne te gjitha koherat, ka qene mosperfilles, si pasoje e Ligjit 7501. Dhe megjithate, si Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti, ka shpallur mosbindje civile, me moton, prona tek pronari legjitim.


“Komuniteti Himariot” dhe “Shoqata Bregdeti” Propozon:

  1. Tu bej thirrje Parlamentit Shqiptar, Qeverise Shqiptare, Partive Politike, Institucioneve nderkokmbetare etj, qe te kthejne banoreve autoktone legjitim himariot dhe bregdetas, gjitha pronat private, kolektive dhe te Kishes Orthodokse, duke u bazuar tek akti legjitim i trashegimise.

  1. U ben thirrje banoreve autoktone himariote dhe gjithe bregasve, brenda dhe jashte vendit, te mbrojne ne menyre legjitime, cdo meter katrore te territorit nga vandalet dhe hajdutet, ne kontekstin e shpalljes se mosbindje civile te ligjit komunist 7501.

  1. Qeveria shqiptare, te carmatose grupet paramilitare qe veprojne ne zonen e Bregut, nen masken e policies private, dhe te aktivizoje Policine e Shtetit si mase sigurie mes binomit Polici Komunitet.


  1. Qeveria Rama, te ktheje ne gjendjen e meparshme Plazhet publike te Himares dhe te bregdetit, te cilat jane shfrytezuar nga mafia, nga fitime me miliona euro, por njekohesisht, jane burim korrupsioni per administratat fiskale. Keto taksa nuk kane shendoshur financa as te shtetit dhe as te Bashkise por xhepat e mafiozeve ne kurriz te bisnesit te ndershem himariot. 

  1. Qeveria e z. Rama dhe Bashkia e Himares, te kthejne pas cdo vendim Koncesionar qe, demton pasurite historike te Himares dhe popullit te saj.

  1. Qeveria Rama, te anulloje te gjitha vendimet e hipotekimeve te kryera per banoret jo autoktone, te cilet kane perfituar padrejtesisht prej nje udhezim verbal i qeverise Berishes, ne nentor te vitit 2012. Hipoptekimi te kryhet per te gjitha banoret, menjeher pas perfundimit te procesit te regjistrimit nga OSBE.

  1. Nje perfaqesi nga Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti, ka programuar nje takim me kryeministrin Edi Rama, per te gjitha problemet qe ndeshet Himara dhe bregdeti shqiptar i Jonit, vecanerisht zgjidhja e problemit te pronave.


Tirane me 8/10/2013

 



Sunday, April 14, 2013

Pakti 1 Prill, Bojkotim 




Natyra e njeriut; Bojkot zgjedhjeve - Dr. Konstantini

Praktika boterore e shoqerise njerezore, pothuajse ne te gjitha epokat ke verejtur, se njeriu eshte ne te njeten gjendje natyrore, pa ndryshime esenciale. Kjo vihet re sot kudo ne cdo shtet e kontinent, ndonse shume jane te kamufluara e te fshehura me kujdes. Shkas morra nga sa shohime c’bejne politikanet qe jane ose duan te marrin pushtetin. Dalin haptazi pa parime e moral, pa asgje njerezore ndaj zgjedhesve, vecse gjithca per pushtetin, duke sakrifikuar asgje te tyre dhe cdo gje te te tjereve, pasurite e jetet.

Kush eshte ne politike, eshte dicka. Te tjeret asgje, mbushin sfondin, krijojne dekorim, sherbejne. Kush futet dhe ecen ne politike shkeputet nga populli. Kush eshte ne krye eshte Zoti. Per tu bere Zot, me pare duhet te kthehesh ne perbindesh. Ai qe vjen gjysmak, perfundon po lugat. Perjashtimet jane te rralla. Meta dhe te tjeret, ku ishte dhe ku erdhi,  jane tipike perbindesha, pavaresisht se ne c’fare krah flene dhe thurin endera macabre.

Njeriun e qeteson, e ben paqesor, besimi, kanuni, ligji, paaftesia, sepse nga natyra eshte agresiv. Nuk e ndal gje nqs nuk rrezikon jeten. Te merr shpirtin per te te mare ate qe ke, emrin, mendimin, pronen.

Kur je popull, mos mendo shume per emrin dhe karakterin e atij qe do zgjedhesh per ta vene mbi krye. Kushdo qofte, une, ti, ju, te tjere, te gjithe, njesoj do te sillemi po te vijme ne pushtet. Instiktet dhe deshirat nuk do te kete kush te na i frenoje. Prandaj, jo per fatalizem, por per te t’ju rikujtuar, se duhet ti lesh pak hapsire edhe fatit.

Fatin e ben vete njeriu thone dijetaret. Fatin e ke sipas mendjes qe ve ne funksionim. Por per vite e shekuj, mendja e ballkanasit eshte lemuar nga te huajt, osmanet, komunizmi, perbindeshat qe kene pasur njeri pas tjetrit, parardhesi tane e ne. Kultura jone popullore, eshte e shkeputur plotesisht nga lashtesia, magjia, besimet, menyrat qe te hapin mendjen per tu lidhur me natyren. Ne pergjithesi mbizoterojne mendje te trasha, te fjetura, ndonse ne retorikat e kafeneve apo TV, duken filozofi. Vete filozofite, natyra pas nje fare kohe e shekujsh, i ka hedhe poshte si fallco, jo te verteta.

Ndikimi i votuesit, vete votat, me shume jane formale ne cdo sistem. Nqs diskutimet kthehen ne forme bastesh sportive, jane mjet i mire per te vrare kohen ne nje gjendje emocionale te te jetuarit.

Perfundimi i zgjedhjeve eshte i kontrolluar. Votat vidhen. Kushdo qe te fitoje do te jete njelloj. Jane tre koka te te njejtit gjarper. Pushteti do te ngelet tek keta mafjoze qe shpejtuan te bejne mareveshje, pikerisht per te mos humbe zgjedhesit. Por zgjedhesi, votuesi, per te zhduke kete klase kriminelesh, keto parti hajdutesh, duhet te bojkotoje zgjedhjet.
Bojkotoim : Mos voto. Voto me flete te bardhe. Voto duke e nxjere fleten te pavefsheme duke e zhgaravitur.

Ne Himare akoma me shume votimet jane te kota. Kushdo qe do te vije ne pushtet, secila koke e Chimeres ( Sale-Rame-Mete), do te mbroje vetem interesin e saj. Nuk do t’ja ktheje tokat, nuk do ta njohe historine dhe herojte e saj. Simbolet mije vjecare, shkaben dy kranare himariote, kryqin kristian ne sfondin e saj, do vazhdojne te jene turp. Ligjet e centralizuara ne Tirane do te jene pengese per Bregdetin.

Bojkotim

Paria e Tiranës me Paktin 1 Prillit e ka shpallur strategjinë. Ata do t’ia ruajnë shpatullat njëri-tjetrit, do të na bëjnë që të vuajmë edhe më shumë. Sistemi është i ndërtuar që të na i vjedhin votat. Vota shkon kot, sepse keta do ta vjedhin. Po iu dhe votën, iu ke dhenë të drejtën që të bëjnë c’të duan, me pasurinë e me të ardhmen tënde.

Vota e jote nuk ka rëndësi sepse keta e dine se sa duhet te vjedhin e si, do te bejne piekrisht ate gje. Nuk ka rëndësi a del në krye Berisha, Meta, Rama, E kanë mendjen te vjedhin, te mbrojtë interesat e klaneve. Tu japesh votën është te dënosh veten me dorën tënde, me mendjen tënde. Vota është arma per te luftue të keqen.

Demokracia në Shqiperi është e dështuar. Ekonomia në krizë, e varur nga sekrtorët jo prodhues. Shoqëria është e varur nga kriminaliteti, administrata e korruptuar, këta janë hajna, partitë janë banda. Vota duhet hedhur kunder. Voto kundër, bojkoto, hidh një votë proteste, një “votë të bardhë.”Vota është e shenjtë, është dinjiteti e nderi jot. Këta e kanë mendjen te vjedhin. Prandaj nuk duhet dhenë vota, asnjërit sepse nuk e meritojnë. Po munde organizoju. Ky është fashizëm demokratik, sundim i klaneve të krimit.

Beni vizë të gjithëve. Prandaj duhet “vota e bardhë”, që të protestosh për padrejtësinë, që të ngresh zërin për pafuqinë, që të kërkosh atë që është e jotja, ardhmërinë e sigurtë, me nder e me dinjitet si në një shtet normal. Bojkoto zgjedhjet, protesto. lere te bardhe, duke ju vënë një vizë këtyre plehrave. Mbushe fleten me zhgaravina, nxire te pa vlefsheme.

Legjitimiteti i cdo sistemi politik qëndron në marrjen e mbështetjes popullore. Për këte duhet të votohet, por “a duhet të votohet ?  Nuk duhet të votojnë për partitë në këto zgjedhje. Zgjedhjet duhen bojkotuar. Mosdhënia e legjitimitetit është një arritje e jashtëzakonshme në këtë gjendje kur kemi një diktaturë fashiste që maskohet si demokraci liberale.
           
Pse duhet bojkotuar 1. sistemet politike, ekonomike, morale, shoqërore e kulturore nuk janë në shërbim tone.
2. Vota nuk ka vlerë. Kanë ndërtuar një sistem që garanton partitë te fitojnë votat sido që të shkojnë punët. I kontrollojnë të gjitha komisionet si te duan vetë.
3. Paria e ka organizuar punën që të mos ketë alternativa të tjera. Çdo politikan që del kundër tyre është i poshtër, bandit i shitur tek të huajt, injorant, spiun i Sigurimit, etj.
4, Kushdo që të fitojë, ne do të humbin sepse ata janë të gjithë bashkë..
5, Të gjithë në lista janë kokat e krimit lokal, kombëtar.
6, Të mos rënë në kurthin e parisë që e bëri paktin me 1 prill..
Te mbështetet iniciativa Vota e Bardhë. Te behet thirrje për bojkot, vota shkon kot.

 

Pakti 1 Prillit, Askush nuk duhet të na gënjejë se politika ne Tirane ka moral, respekton moralin, sepse është e pamoralshme, Askush s’flet për mungesë morali në këtë marrëveshje. Asnjë nuk përmendi eurot që te merrte kariken Rama. Askush nuk e tregoi se si e fitoi kreun e PS-së ky njeri, që dikur Nano i pati përmendur që e kishte marrë me thonj të palarë nga Parisi për ta bërë intelektual-ministër. Berisha-Meta-Rama nuk lejojnë dikë tjetër tu futet në mes dhe të prishë skemën e biznesit. Po, ra e gjithë skema që e mban në këmbë pushtetin dhe do shohim që si shqiptarët do votojnë në shumicë partitë komuniste, ekstremiste.


Përse Vota e Bardhe? Me 23 qeshor bojkoto, absteno, dorëzo votën e bardhe.

Alternativa e vetme për ndryshim  është : Vota e bardhe. Por ëshë e çuditshme, se nuk kemi një lidership të ri “Pa tokë, pa shtëpi s’ka vote”  ishte motoja e fushatës elektorale në Afrikën e Jugut në 2004 e grupit që  përfaqsonte popullsinë e varfër. Në 1999 Bjellorusia bojkotoi zgjedhjet dhe  komisioni i derguar nga OKB gjeti shkelje të së drejtës së fjalës. Meksike 2009,  levizja “Nulo” mos voto për njeri..vota e popullit i cili është manipulauar aq shumë  sa ka harruar konceptin e vertetë të demokracisë dhe parimet e saj.

Taktikat e partive në favor të kujt?  Duket se kryetari i PS-ë gjykoi nuk mund të rezistonte në krye të partisë së tij nëse nuk përvijonte një rrugë të qartë drejt pushtetit qendror për anëtarët e tij. Në këtë pikëvështrim, marrëveshja Berisha-Rama-Meta, nuk është lëvizje e forcës por demonstrim i frikës të parisë nga lëkundja e pozicionit të sistemit.. Pra, teoria e zgjedhjes e bazon analizën thjesht në interesat e palëve dhe nuk le vend për gjykime morale apo parime.

Delegjitimimi i politikës nuk krijon kushte për zhvillimin demokratik. Për t'a përfunduar, marrëveshja nuk përfaqëson një zgjidhje për problemet e popullit, Ajo përfaqëson luftë grupesh. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për papërgjegjshmërinë e palëve të parisë dhe të reagojnë kundër tyre në bllok, me BOJKOT.

Teknikat e kontrollit të votës kanë evoluar. Ndër to më populloret janë: vjedhja ashiqare, përcaktimi i kodit për t’u mbyllur shtigjet të tretëve dhe eliminuar të vegjlit, vendosja e komisionerëve të të dyja palëve, mbushja e kutive me vota emigrantësh, ndarja e votave të partive të vogla me marrëveshje nga komisionerët, e deri tek vota foto me celular, e cila të garanton mbajtjen e vendit të punës. bojkoti i zgjedhjeve (vota e bardhë) është mjet demokratik i dobishëm. Marrëveshja e ngjalave i kënaqi të gjitha palët e parisë, Pra, pas 23 vjet sundimi, parisë i duhet të përballet me gjykimin popullor. Vota e bardhë ja heq parisë vellon e legjitimitetit, duke hedhur hapin e parë drejt një fillimi të ri..

Inisiativa “Vota e Bardhe” ne FB https://www.facebook.com/votobardhe. një shembull frymëzues. “për kë duhet të votohet” por “a duhet të votohet në zgjedhjet e vitit 2013?” Zgjedhjet duhen bojkotuar. Edhe sikur votat e bardha, vota en blanco, të përcaktojnë se cila palë  e parisë do të fitojë, prapë zgjedhjet duhet të bojkotohen sepse nuk ka dallim në mes të palëve këta janë tre koka të të njëjtit gjarpër.

Cfarë Tregoi Pakti?

Pakti i 1 Prillit tregoi hapur se trinomi Sali, Meta, Rama nuk kanë skrupuj por vetëm interesa. Ata duan të punojnë bashkë, do të punojnë bashkë dhe do të bien po bashkë. Bashkë e bënë Gërdecin, Kodin elektoral, bashkë i vodhën zgjedhjet, mashtrojnë popullin, kanë mbuluar të gjithë poshtërsitë. Grindja e tyre është vetëm sa për sy e faqe.  Këta nuk punojnë për shqiptarët, per kerkend, as për vete. Sepse dikur hajduti e mafiozi i madh lodhet duke vjedhë e behet zotni.

Pakti tregoi që këta janë bashkë por janë kundër të gjithë të tjerë. Bashkimi i tyre i hapur dhe i paskrupullt moralisht i cimentuar me Paktin e 1 prillit tregon se i druhen popullit, Gjëja më kryesore ishte që të mos lejonin sherr ndërmjet tyre. Pakti tregoi se kane nje mendje e vlera. partitë janë njëlloj, banda hajnash, të drejtuar nga cuba, me objektiv vjedhjen e të ardhmes së shqiptarëve. Militantët e PS mund të votojnë lirshëm Saliun, militantët e PD-së Ramën dhe ata të Metës mund të gjejnë punë me të dy palët.

Pakti si Problem; Pakti tregoi lidhjen e fortë të parisë. Në një anë janë rreshtuar bllokmenët. Në anën tjetër jemi ne. Ka një ndarje e frikshme shoqërore, një hendek. Paria e Tiranës, bandat e saj, krimi politik, ekonomik, zhurmuesit, mjetet e dizinformimit, njerëzit e vegjël të frikësuar dhe populli që do një kafshatë bukë. Mbas fushatës do të vijë dita që t’i rrjepin të gjallë. Prandaj zërat që janë përhapur se dyqanxhinjtë po vendosin t’i mbyllin dyqanet e të shkojnë në grevë të heshtur, se bizenset janë të paralizuara, se emigrantët e hidhëruar nuk do të bëjnë asgjë për të lehtësuar mundimin e familjeve të tyre janë duke e shqetësuar shuëm parinë.


Ajo e ka frikë këtë protest të heshtur që bëhet me mbylljen e dyqaneve, me protestat e rinisë, me refuzimin e legalizmit të pronës, me kuptimine drejtë të asaj që po vjen.
Përplasja po vjen, midis parisë së Tiranës të bashkuar 1 prillit dhe e gjithë te tjereve. Përplasja është bërë shumë e pashmangshme me humbjen e legjitimitetit të parisë së Tiranës dhe me rritjen e padurimit qytetar. A do të ketë përplasje si gjithkund tjetër në të tilla raste? Këtë do ta shohim mbas 23 Qershorit. Si sundimtarët e bajraktarët ashtu edhe zejtarët, katundarët, ndryshe flasin, ndryshe veprojnë e ndryshe mendojnë.

Pakti ka moral? Paria provoi se nuk ka vlera morale.Thuhet se pakti është realist, i domosdoshëm, moral. Saliu hiqet nga bashkimi i forcave të “majta.” Ky koncept i “të majtës” është një deformim i plotë, sepse partitë politike të ashtuquajtura “të majta” e “te djathta” në Shqipteri janë thjesht banda elektorale. Këto janë grumbullime fisesh e katundesh që nuk kanë asnjë bindje kolektiviste, dhe liderët e tyre mbrojnë vetëm interesat e klaneve respektive. Parti = banda e farefisit. Të bashkohen që të heqim qafe Saliun. Argumenti të përdorim të keqen më të vogël për të hequr të madhen.


Zgjidhja eshte morale? Politika nuk ka moral. Si mund të ketë politika moral? Unë dua një shtet tjetër dhe nuk e pranoj shtetin e bandave e te hajduteve. Politika është vetëm pragmatike, kur mbështetet në konjuktura e në interesa të momentit. Sipas këtij argumenti, politika nuk eshte, morale sepse është gjithnjë rreth zgjedhjes të së keqes më të vogël.


Përjashta politikës, është që të gjithë  duhet të sillemi moralisht. Jemi familjarë, njerëz dhe është e pamundur që të pranosh të keqen në jetën tënde. Jashte politikës duhet të synojme të mirën më të mundshme. Po deshe të sillesh me moral, mos u merr me politikë. Morali e përjashton politikën dhe anasjelltas. Nuk ka “të majtë,” ka vetëm banda politike e kriminale që vënë kollare e rruajnë kokat, hanë ngjala, dhe shesin dokrra ideologjike.

Pakti ishte një veprim llogarie. Per popullin eshte amoral. Për të mirën e kujt bëhet një veprim i caktuar? Sepse marrja e jetës së dikujt nuk është një veprim moral, por vrasja dhe dënimi i një krimineli, marrja e jetës së tij, është një veprim shumë moral. Udhëheqësit kanë një qellim, të fitojnë zgjedhjet, të mbesin në pushtet. Ata llogarisin përfitimin ose humbjen.

Treshia peshoi interesat e tyre individuale dhe llogaritën se cfarë iu duhej mbështetësve për të mos u rebeluar. Kalkulimi politik ishte, i ftohtë dhe bindës. Në këtë rast, populli e ka thikën e tyre në fyt e dorën e tyre në xhep. Prandaj pakti nuk është moral, nuk është as për popullin e as për mbështetësit e tyre.

Llogarite: Saliu qëndron në një opozitë të fortë, siguron vendet e punës për mbështetësit dhe kontrollon PD-në. Mban kontrollin e posteve kyce si Prokuror i Përgjithshëm, President, Polici. Edi behet kryeministër. Me pushtetin vjen edhe mundësia që të ndajë të mira publike, të shtoje kontrollin mbi partinë. Meta del i fituar, s’bëhet qeveri pa Metën.

Të tre duan të fitojnë brenda partive. Kanë ndërtuar një system që iu shërben atyre, që është kriminal, kleptokratik, klanor. Ky është pakti i banditëve që e kanë kapur një popull për fyti, që e mbajnë peng, i kanë marrë nderin e kuletën e tani duan t’i marrin jetën.

Në politikë sjellja që i shërben grupit të cilit i përket e ben sjelljen e moralshme. Po besove në interesin personal, cdo veprim që bën do ta bësh i nisur nga interesat e ngushta. Ti je i moralshëm për veten, por aspak i moralshëm për shoqërinë. Morali është për ata që e duan popullin e vet me shumë se jetën. Politika  duhet e moralshme dhe në shërbim të nenshtetasve.
Kjo ishte ana teorike dhe gabimet nqs do te kishim nje grupim te trete me udheheqes si P.Koci, apo shume te tjere jashte. Ne kushtet kur grupim te trete nuk ka, kur gjedhesit karakterizohen nga mendje trashesia dhe mbeshtesin qorazi vetem dy partite e medha, inisiativa per te heqe pa tjeter Saliun mund te dale me sukses. Urime! - dhe te gatshem per te prere koken tjeter pas 4 vjeteve, te Chimeres qe vjen ne pushtet.    

Wednesday, January 30, 2013

Dr. Konstantin Gjoka
A egziston problemi Vorio-Epiri dhe e vete Epiri ?

Qe te permendesh gjysmen duhet pa tjeter te egzistoje edhe gjysma tjeter. Notio Epiri nuk ka, as si term as si problem, pandaj edhe Vorio Epiri nuk duhet te kete. Nqse ka, duket se eshte dicka formale ose jo serioze. Udheheqesit e te gjitha qeverive te Athines ceshtjen e Epirit nuk e kane pase ne axhenten e tyre asnjehere.

Revolucioni i 1821 megjithese u krye nga epiriotet, nuk e cliroi Epirin nga Turqia. Epiri i viteve 1800 dominohej nga elementi shqip-foles, me Ali Pashen ne Janine, djemte e tij ne Rumeli e More ( Peloponez ) dhe vete fshataresine nga Selaniku, Trikala, Sul e Parge.
Me 1878 ku te gjitha rajonet kristiane te Ballkanit me vendimin e Konferences se Shen Stefanit dhe me von te Berlinit, ju njoh e drejta per autonomi ose pavaresi, ( duke perfshire edhe Himaren megithese kjo e kishte autonomine qe me 1492 ), Epiri me popullsi dermuese myslimane shqip-foles, nuk perfitoi asgje.

Deri me 1912, bijte me te shquar te Vilajetit te Janines, si Mitat Frasheri etj ( sipas Enciklopedise Greke, shiko herojte bij te Janines ) e kishin me dyshim ne se ky Vilajet dmth Notio Epiri, do te behej greke apo jo. Kjo u vendos ne favor te Greqise ne fillim te 1913, sepse te gjithe shqip-folesit nuk donin as Himaren e pavarur, as Epirin e Pavarur, per kerkonin nje autonomi te cunguar nen Turqine. Pra donin forcimin e pushtetit turk, dhe jo deshiren e popullsise kristiane per pavaresi te plote.

Me 1911-1912 dhe vazhdimisht deri me 1919-1920, qeveria Greke nga e lekundur per te kerkuar dhe ndihmuar ceshtjen e Epirit, nen presionin e Fuqive te Medha e injoroi fare Epirin, per te mos thene e tradhetoi. Themi e tradhetoi duke presupozuar se kjo ishte ceshtje greke. Por nuk duhet thene e tradhetoi, sepse asnjehere nga Mbreti ose Kryeministiri ne Athine, nuk ka qene problem bashkimi i Epirit me Greqine, si per mijera vjet me rradhe edhe gjate kesaj kohe. ( qe nga kohe e Aleksandrit te Madh, shek III para Krishtit ).

Sipas dokumentave kemi gjendjen e me poshtme:
- Epiri u nda nga pashkathtesia e burrave politike dhe dipomateve Greke qe u mungon politika largpamese ( Vasilios Kyranis, Vorio Epiri nder shekuj,  Harvard University, Bosto, Janar 1989, faqe 6 )
- Ne pergjithesi popullsia shqip-folese u be aleat dhe vegel e Turqise, per te kryer mizori, si islamizmi me force, plackitje, djegje, tortua. Shume katunde e qytete te vogla u shkretuan nga banda bashibozuke ndose vendase, shqiptare myslimane (f. 9, po aty )

Kur Spiro Milua ne Tetor 1912 i kerkoi qeverise greke anije per te zbarkuar nga Korfusi ne Himare, qeveria greke nuk e ndihmoi, vecse shoket. Ne Delvine me 1914 Spiromilua per njohjen e Himares si krahune autonome brenda Epirit, u injorua nga qeveria Greke.
Me 1919 ne Konferencen e Parisit, Venizellos nuk ishte per Epirin, por e shkembeu ate me problemin e Mikrazise ( shiko Himara 100 vjet me pare, nga Eleonora e Konstantini ).
Me 31 Janar 1914 Greqia e ambadonoi Epirin per te marre nga Fuqite e Medha ishujt e Egjeut Lindor.
17 Shkurt 1914 shpallet Autonomia e Epirit me qender ne Gjirokaster. Me 17 Maj Protokolli i Korfusit e legalizon kete Autonomi. Por vete shteti Grek cfare beri per ta ndihmuar qe kjo autonomi te kishte jete te gjate ? asgje. Preferuan te marin greket nga Azia e Vogel ne shkembim te hareses se Epirit ( Braktisjes ).

Mbas 27 Janarit 1925 qe Epiri u be de fakto Shqiperi, Greqia ndihmoi duke zhvilluar gjyqin e Hages per te drejten e gjuhes greke, te cilen e fituan, te vetmen gje. Gjate luftes Italo-Greke, asnje komunikate nuk permendi emrin Epir, Vorio Epir, malet e Epirit, por vetem Shqiperi, malet e Shqiperise. Kryeministri Joanis Metaksas ne nje komunikate drejtuar drejtoreve dhe kryeredakoreve te shtypit te Athines, me 30 Tetor 1940, nuk permendi asnjehere Vorio Epiri.

Me 22 nentor 1940 me ngritjen e flamurit te fitores ndaj Italise ne Korce, Metaksa tha ne radio : “Po luftojme jo vetem per egzistencen tone por edhe per ate te popujve te tjere te Ballkanit, si edhe per clirimin e Shqiperise,” kjo eshte degadenca e udheheqeve greke ( f. 19, libri i Vasilios ), apo ata e dini mire se historikisht Epiri s’ka qene asnjehere me Greqine.

Me 14 Dhjetor 1942 Byroja Politike e Parties Komuniste Greke mori vendimin : “N.q.s. do te sulmohet Shqiperia ( per clirimin e Vorio-Epirit) ne nuk do te jemi dakort, por as do te kundershtojme.” Me ndrhyrjen e Enverit tek Stalini,  Sekretari i Pergjithshem i Partise Komuniste Greke, Nikos Zaharriadhis, beri revizionim te vendimit. “Shohim se ne momente kritike i mungonte ( i mungon dhe sot Kombit Grek ) udheheqja politike sepse eshte organ i verber i ndonje fuqie te madhe.” ( f. 22, tek leksioni i Harvard University)

Me 30 Gusht 1946 delegacioni Grek, me ne krye Kryeminstrin Konstandinos Caldharis, ngriti ne Konferencen e Parist ceshtjen e Vorio-Epirit. Molotovi reagoi, dhe qeveria greke qe ishte krejtesisht e pa pregatitur dhe e pa afte per nje mision te tille, hoqi kerkesen nga rendi i dites, per hir te Dhodhekanezit. Pra kemi diplomate te pa shkathet ( apo kerkonin dicka qe e dinin se nuk ju takon? ), i humben te gjitha betejat ne tavolinat e negociatave. Qe nga kjo date, nuk eshte kujtuar me Vorio-Epiri.

Me 27 Shkurt epirioti Evangjelos u be minister i Jashtem i Greqise dhe nuk e permendi asnjehere ceshtjen e Vorio-Epirit, megithese votat i kishte fituar per kete premtim. Me 1960 Hrushovi mesoi per Vorio-Epirin gjete vizites ne Shqoperi dhe i premtoi Sofokli Venizellos se do pranoje autonomine e Vorio-Epirit por le ta beje propozimin ne Konferencen e Bukureshtit, propozim qe nuk u be nga Greqia, ( gjojha e papregatitur ).

 Me  1967 Jorgo Papadhopulli duke injoruar Vorio-Epirin lidhi maredhenie diplomatike me Shqiperine, neneshkruar nga Dhimitrios Bicios.
Me 23 Shtator 1975 u urdhrua me vendim nr 533, gjendja civile ne Shqiperi, qe te mos pranoje te regjistroje femijet me emra greke (fetare ). Athina as qe nuk u ndie per gjithe kohen.
Me 1979 delegacioni Amerikan ne Gjeneve preku ceshtjen e Vorio-Epirit. Gazeta e Athines “Akropolis,” ne vend qe te ishte dakort, e quajti “ Nderhyrje te hapur ne maredheniet Greko-Shqiptare.” Kyeminister ishte Konstantin Karamanlisi qe asnjehere nuk e ka zene ne goje emrin e Vorio-Epirit.

Me 12 Gusht revista e Athines “Anti,” nxori nje deklarate te Ministrit te Jashtem Evangjelos Averof ku shkruante ne dokument sekret : “Nje bashkepunim te sinqerte me Shqiperine do te na ndihmonte ne permiresimin e pozites sone dhe eshte e domosdoshme te heqim dore ne menyre te sinqerte dhe te perpiket, qysh tani nga cdo rivendikim mbi Vorio-Epirin. Me kushtin e mesiperm duke hequr dore nga ky pretendim do te duhet te jemi krejtesisht te vendosur mbi te dhe te mos pranojme Vorio-Epirin edhe sikur ajo do te cenohej nga aleatet tane te medhenj.”

Vasilios Kyranis ne leksionin e mbajtur ne Harvard University 11 janar 1981, thekson : “Ja pra degjenerimi kombetar i Greqise. U braktis Vori-Epiri me 1914. Greqia ne Vorio-Epirioteve na ka mohuar, na ka perbuze, na ka mashtruar, na ka poshteruar.”

Zera si te Mitropolitit te Konices, te organizatave MAVI etj, te Xrisi Avgise sot, nuk ngrene peshe ne politiken, ne vijen e Qeverise Greke te percaktuar qe me 1912, 1914, e deri me sot. Per Qeverine Greke ky term ose ky problem nuk egziston. Kush eshte ne pushtet eshte vegel e te medhejve, qe nuk duan probleme. Kush ngre probleme, po per kete arsye nuk ka per te ardhe ne pushtet asnjehere.

Ne Shqiperi historia dhe librat thone se Pirrua ka qene Mbreti i pare i Epirit dhe Skenderbeu Mbreti i fundit i Epirit. Por Epiri nuk permendet asnjehere, as ne tekste shkollore, as ne literature e as nga media, mbahet heshtje, dmth Epiri apo Epiri i Jugut nuk egziston as si term, as si problem.

Problemi i Epirit mund te zgjidhet vetem nen nje shtet Federal, atehere mund te krijohet krahine me ligje te vecanta, pavaresisht se me ke do te jete.

Saturday, December 29, 2012



About 1200 families from Himara with American citizenship, risk their properties

No care for the property of American citizens.

Names known as the former Director of the CIA, George Tenet, and the
US representative of Congress (Republican)Gus Billirakis, risking their families properties.

 Large surface, in the Himara Region, being robbed and recorded quickly, with the help of goverment institutions, and the Albanian courts

The U.S. government had forecast a deterioration of the situation of human rights and properties in Albania. The agreement between the U.S. Ambassador to the years 1994 - 1996 Joseph Like and Deputy Prime Minister of Albania, Ylber Vrioni, published for the first time.


Meanwhile, about 1200 families from Himara, American citizens, risking their fathers properties, if that does not interfere through the U.S. Department of State.

A process of registration of properties from OSCE funded by the EU (Greece, Switzerland and the Czech Republic), for The Himara and Lukovo Regions, threatens to be used by the Albanian Mafia, if that citizens who are interested, American citizens and European, will not react close to the respective states.


About 20 thousand is the number of citizens from Himara, with Greek citizenship, which at the same time, are the taxpayers of this project.


Meanwhile, property sales have increased by some real estate agencies, in Himara and Lukovo Region, for which confidential sources, shows that are included senior Albanian politicians.

Kakome, Dhraleo, Perivolo, Jala, Porto Palermo, Lukovo, are the epicenter of robbery of the properties.

Thursday, November 15, 2012

"Coastal Association" calls to stop the property registration in Himara Region, by OSCE

"The property registration process Nr;2, "after the first failed" is doing with falls documents, without any transparency to the community"

 

Coastal Association and The Himara Community reiterate its demands to the World Bank



The World Bank & Inspection Panel's headquarte... 
After receiving a superficial and unsatisfying reply to its letter of September 28, the"Coastal Association" wrote back to express its regret for such a missed opportunity to reflect on the errors and wrong orientations contained in the Issue Brief “Governance in the Protection of Immovable Property Rights in Albania: A Continuing Challenge”, second edition, April 2012, whose recommendations are in conflict with the Albanian Constitution, articles 41 and 181, and fundamental rights, namely the property rights.

The Coastal Association and The Himara Community believe that any economic advice or project of any International Organization should first and foremost be in line with the Constitution and Fundamental Rights of the Country. They will endeavor to secure that the fundamental right of property as enshrined in the Albanian Constitution, articles 41 and 181, is respected by the Albanian Government as well as by International Organizations operating in Albania and will make sure that the public and other stakeholders are informed accordingly.

Friday, October 26, 2012


Members of the Greek-Albanian Himara Region In Favor of Autonomy

In a recent public opinion poll, conducted by the SManalysis blog, members of the Himara Community in Albania (Voreioipirotes) as well as Diaspora in the US and Europe are a

pparently in favor of an Independent Himara Region, or separating their region from Albania.

In total 38% of those polled said that they were in favor of an independent Himara region, 36% said they believed that Himara should be remain in Albania, 24% said that the region should once again return to Greece, and only 2% said that it should once again become one with the region of Epirus in northern Greece.

http://hellasfrappe.blogspot.com/2012/10/members-of-greek-albanian-himara-region.html

Wednesday, October 24, 2012

Ky vendim perben kapitullimin e Rajonit te Himares dhe asimilimin e saj, per sa kohe qeveria shqioptare, zevendeson ne kete rast procesin e regjistrimit te pronave nga OSBE dhe Bashkimi Europian

V E N D I M PËR PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PËR TË CILAT ZOTËROHEN DOKUMENTE TË LIGJSHME PRONËSIE, POR QË NUK KANË TË PËRCAKTUAR SIPËRFAQEN
V E N D I M

PËR

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PËR TË CILAT ZOTËROHEN DOKUMENTE TË LIGJSHME PRONËSIE, POR QË NUK KANË TË PËRCAKTUAR SIPËRFAQEN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të nenit 25, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen dokumente të ligjshme ponësie, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen.

2. Pasuritë e paluajtshme, që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen, të cilat ndodhen në zona kadastrale për të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar të pasurive ose ky proces është duke u zhvilluar, nuk mund të regjistrohen në një kartelë dhe hartë kadastrale, në emër të pronarit, pa u zhvilluar më parë procedura e regjistrimit të tyre, e përcaktuar në këtë vendim.

3. Pasuritë e paluajtshme, për të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndodhen të pozicionuara, gjeografikisht, në zona kadastrale për të cilat ka përfunduar regjistrimi fillestar, gjatë të cilit, sipërfaqja dhe pozicioni gjeografik i tyre është përcaktuar nga matjet në terren dhe pasuritë janë regjistruar në një kartelë dhe hartë kadastrale në emër të pronarit, do të vlerësohen se e kanë të përcaktuar sipërfaqen, pa qenë e nevojshme të zhvillohet procedurë fillestare, sipas shkronjës “b”, të nenit 25, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me kusht që, gjatë periudhës së afishimit publik, të mos ketë asnjë pretendim të pazgjidhur për pozicionimin e pasurisë, kufijtë dhe sipërfaqen. Për pasuritë e paluajtshme, të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi ndeshen të pozicionuara, gjeografikisht, në zonat kadastrale për të cilat ka përfunduar regjistrimi fillestar, por që janë regjistruar në kartelën e pasurisë së paluajtshme me shënimin “shtet” apo “pronar i pavërtetuar”, nuk mund të procedohet me regjistrimin e tyre në favor të pronarit, pa u zhvilluar më parë procedura e regjistrimit të tyre, e përcaktuar në këtë vendim.

4. Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, të përcaktuara në këtë vendim, bëhet me kërkesë të personit të interesuar. Ai duhet ta provojë pronësinë me dokumentet e pronësisë në kuptim të nenit 193, të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, duke paraqitur tek regjistruesi këto dokumente:

a) aktin e fitimit të pronësisë, në rastet kur pasuria e paluajtshme regjistrohet për herë të parë, ose dokumentin e regjistrimit, në rastet kur pasuria e paluajtshme figuron e regjistruar në regjistrat hipotekorë;
b) një plan rilevimi të pasurisë së paluajtshme, të përgatitur nga një subjekt i licencuar për punime topografike apo nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas kërkesës së të interesuarit;
c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë, që pretendohet të regjistrohet;
ç) dokumentacionin nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografisht
gjendjen e pasurisë që pretendohet, në rast se disponohet nga ky arkiv;
d) mandatpagesën e shpenzimeve të regjistrimit (tarifa, taksa, shpenzime
të tjera, nëse ka të tilla).

5. Kur në kufi të pronës, për të cilën është paraqitur kërkesë regjistrimi, janë prona shtetërore, si rrugë, rrugica, sheshe publike, lulishte, ndërtesa publike etj., deklarata noteriale zëvendësohet nga konfirmimi zyrtar i dhënë nga institucioni, i cili është pronar apo administron pronën shtetërore.

6. Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, persona fizikë apo juridikë, privatë a shtetërorë, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit të pronës kufitare do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurisë kufitare, të pasqyruar në kartelë si “pronar i pavërtetuar”. Në këtë rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) procedon edhe me shpalljen e planit të rilevimit të pasurisë, sipas procedurës së parashikuar në pikën 7, të këtij vendimi.

7. Kur deklarata e pronarëve kufitarë të pasurisë, për të cilën kërkohet regjistrimi me përcaktimin e sipërfaqes, sipas shkronjës “b”, të nenit 25, të ligjit nr.33/2012, për arsye të ndryshme, objektive, me përjashtim të pretendimeve për kufirin e pasurisë, nuk është bërë e mundur të sigurohet, ZRPP-ja, afishon për publikun planin e rilevimit të pasurisë apo dokumente hartografike, për një periudhë prej 45 ditësh, në mjedise të dukshme të ZRPP-së dhe të njësisë bashkiake, në territorin e së cilës ndodhet pasuria.

Për zhvillimin e procedurës së afishimit është e nevojshme që kufiri i pasurisë, për të cilin mungon deklarata e pronarit/poseduesit kufitar, të përputhet me kufirin që tregojnë dokumentet hartografike, të marra nga arkivi teknik i ndërtimit. Në rast se ky kufi nuk përputhet, nuk zhvillohet procedura e afishimit dhe nga regjistruesi refuzohet regjistrimi.

8. Kërkuesi nënshkruan një deklaratë para noterit, me të cilën vërteton, në përgjegjësinë e vet, se nuk ka mundur, për arsye objektive, të sigurojë deklaratën noteriale të pronarit apo të pronarëve kufitarë me pasurinë, që kërkon të regjistrojë, si dhe natyrën e pamundësisë objektive. Në rast se pronari kufitar, brenda afatit prej 45 ditësh, paraqet në ZRPP ankesë apo pretendim të argumentuar e të mbështetur në dokumente ligjore për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi refuzon regjistrimin.

Në rast se nga pronari kufitar nuk paraqitet në ZRPP, brenda afatit prej 45 ditësh, ankesë apo pretendim për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi, brenda 5 ditëve pune nga data e përfundimit të afatit të mësipërm, harton, në dy kopje, një procesverbal, i cili përmban një përshkrim të procedurave të kryera. Një kopje e procesverbalit depozitohet në arkivin e ZRPP-së, ndërsa kopja tjetër administrohet në dosjen e kërkuesit të regjistrimit të pronës.

9. Kur pronën kufitare e kanë në pronësi dy a më shumë bashkëpronarë, kërkuesi paraqet deklaratat noteriale të bashkëpronarëve, për të cilët është e mundur marrja e kësaj deklarate. Për bashkëpronarët e tjerë, për të cilët nuk është e mundur objektivisht marrja e deklaratës noteriale, zbatohen procedurat e përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi.

10. Procedurat e parashikuara në pikat 7, 8 dhe 9, të këtij vendimi, zbatohen në çdo rast tjetër të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilin nevojiten deklaratat e pronarëve kufitarë.

11. Regjistruesi, nëse e gjykon të nevojshme, në zbatim të nenit 20, të ligjit nr.33/2012, verifikon vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi. Për këtë qëllim, ai ka të drejtë të kërkojë dokumente nga të tretët, persona, fizikë ose juridikë, zyrat e noterisë dhe organe të administratës. Përveç verifikimit të vërtetësisë së dokumentacionit, nëse e gjykon të nevojshme, regjistruesi mund të urdhërojë verifikimin në terren të pasurisë, me një grup të përbërë nga, të paktën, 2 punonjës hartografë të zyrës së regjistrimit, për të bërë matjet dhe për të hartuar dokumentet përkatëse (planvendosje/genplan/planrilevimi).

12. Regjistruesi, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës, me përjashtim të rasteve të afishimit, të parashikuara në pikën 7, të këtij vendimi, merr vendim për regjistrimin ose refuzimin e regjistrimit të pasurisë. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë.

13. Regjistruesi, në dhënien e vendimit për regjistrim ose refuzim regjistrimi, mbështetet në:

a) dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi;
b) verifikimet e kryera prej tij, në zbatim të nenit 20, të ligjit nr.33/2012, dhe të pikës 4, të këtij vendimi.

14. Vendimi i regjistruesit duhet të jetë në formë të shkruar, i arsyetuar, i nënshkruar dhe të përmbushë kërkesat për aktin administrativ, të parashikuara në Kodin e Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë.

15. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për qëllime kompetence, publikon në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e njoftimeve çdo vendim të marrë gjatë kësaj procedure.

16. Vendimi nr.1025, datë 9.7.2008, “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen dokumente të ligjshme pronësie, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen”, shfuqizohet.

17. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

24/10/2012