Thursday, January 23, 2014


The Himara Community


Mar shkas, qe të bëj publike, nje tentative me permasa sa historike aq edhe korruptive, qe ka ndodhur ne Bashkinë e Himarës, në një mbledhje të Këshillit, me motivacion: "Ndarja e re e tokave bujqesore në bazë të Ligjit 7501, per banorët e Himares". Por fale votave te opozitës në këtë këshill, projekti nuk u miratua, edhe pse autoret u shprehën se ky projet, do të kalojë në mbledhjet e ardhshme. Duhet theksuar se projekti për rindarjen e tokës bujqësore, është në vazhdimin e përpjekjeve të pushtetit qëndror në Tiranë në bashkëpunim me atë lokal, për të kompletuar ndarjen e tokës me ligjin 7501, edhe per nje vit kalendarik, e cila do të ishte një dhuratë elektorale, por në vecanti një thikë pas shpine të përmasave të rezikshme në Himarë.

Komuniteti Himariot, është thellësisht i shqetësuar për zhvillimin e kësaj përmase, e projektuar në zyrat qendrore në Tiranë dhe e  praktikuar në Himarë, një bashkëveprim sa elektoral aq edhe mafioz, për të vazhduar gjidhnjë dhe pa limit, grabitjen e pasurive dhe pronave tëe Himariotëve dhe Kishes Orthodokse. Ky projekt vendim i firmosur nga kretët e Bashkisë Himarë dhe nga kryesite e pleqesive te fshatrave, i bërë publik nga inteligjeeca e Himarës në rrjetet sociale, dëshmon për një përpjekje fatale të përcarjes më të madhe historike të 100 vjetëve, brënda species së familjes himariote, ndarjen materiale dhe gjenetike për shkak të interesave politike mafioze lart dhe poshtë.

Ky projekt vendim na tregon ne, himariotët e diasporës, të mbani larg me mëndje dhe vepra Himarën, të mos mereni me pasuritë tuaja se ato tashmë do të kishin zot me okelion "Toka i takon atij që e punon" të tjerët puthuni me Milon. Kemi patur debate mes komunitetit, për qëndrimin me ligjin 7501, për të cilën kemi vendosur se Mosbindja Civile, ka qënë forma më e mirë e mos njohjes së ligjit përcarës 7501, mes familjeve himariote. Ky projekt vendim, jep vulën vendimtare të një ndarje historike mes vëllezërish të një familje, të një krahine, por që kanë histori të përbashkët glorioze. Por kjo nismë, e ka zanafillën disa vite më parë, kur tetnativat për aktivizimin dhe ligjërimin e Ligjit 7501, filluan të bëheshin realitet në pranverën e vitit 2011.

Cuditërisht Vasil Bollano, kryetari atëhershëm i Bashkisë Himarë, futi në regjistrim te procesit të pronave në Krahinën e Himarës nga OSBE, Ligjin 7501. Kryetri i Omonia, që mandatonte per here të tretë, e humbi votën për shkak se rivali i tij Jorgo Goro, e rifuti ceshjten e pronave si prioritet në politikat e tij elektorale. Por ky premtim nuk u mbajt. Dy vellezer himariot nuk shikoheshin në sy me njëri tjtetrin, jo vetëm ndaj partive politike, shkaku, prona. Himarioti që kishte në dorë formularin 6, ishte më i privilegjueshëm, ndërsa ai, i diasporës, i persekutuar, nje qytetar kritik dhe plot pasion per Himarën historike. Si mund të bëhet ndryshe, kur duan të përjashtojnë nga vendimarja, nga prona, nga e drejta për zgjedhje dhe per tu zgjedhur, nga vendlindja e gjysherve dhe baballarëve, vetëm se nuk jemi anëtarë të koperativës, për të ndarë tortën me ligjet komuniste, dhe jo sipas venomeve historike te Himarës, vendime që merren fillimisht nga disa kryepleq me nivele më të uleta të shoqërisë himariote deri në kupolën e Bashkisë?

Si eshte e mundur të mos i japin të drejtën njerëzore të kenë pronat e tyre legjitime, personalitete të disaporës himariote? Cfar mund të thuash se sduhet të kenë prona, qytetarët si George dhe William Tenet, Piro Dhima e Dimitri kutoullas, Kosma Karavella, Leonora Malo, apo trashëgimtarët e familjes Spiro Spiromilo, të artistit të madh Robert Ndrenika apo të Andon Qesarit, të Qiriako Savës apo të Aanastas Kristoforidhit, të Andrea Marko, Vasil e Petro Rucit, apo të Sotir Ninit, Roland Iliadhit, Vasil Ziut, Foto Strakoshes, Petraq Sava apo te Dhimitër Anagnostit dhe të Odise Grillos, të personave publikë, profesorët Niko Pano, Priamo Bollano, Polo Cakallit, Jorgji Hanxharit,Spiro Elina Dunit, apo të një elite gazetarësh brënda dhe jashtë vëndit? A ka kuptim Himara pa këta, të cilëve një grup pushtetarësh lokalist, u thonë qëndroni larg Himarës( ?)... Ne na mbron Ligji i republikes së Shqiperise !..........

Komuniteti Himariot, i bën thirrje, Qeverisë Rama, të cbllokojë situatën e nderlikuar për grabitjen e pronave tëe Himariotëve, duke i kërkuar në rastin precedent të këtij projekt vendim të Bashkise Himarë,që sic ka premtuar, të ndryshojë kuadrin ligjor për kthimin e pronave qytetarëve autokton Himariotë dhe jo preferencave në bazë të ligjit 7501. Ndyshimet e bëra nga qeveria Rama për Agjencinë e Zhvillimit të Bregdetit, nuk po shoqerohet me premtimin elektoral të zgjidhjes përfundimtare të cështjes së pronave në Bregdet, por i jep mundësi grabitësve që me anë të këtyre vendimeve mbështetur në ligjin 7501, të përcajnë popullin e Himarës.

Stavri Marko

Drejtor Ekzekutiv 
Komuniteti Himariot

Monday, January 20, 2014

A1 Report - Vlore, tritol makines se kreut te komunes Qender, plagoset B...



Vlora: Bomb explodes in car, seriously injured the chairman of the municipality, Narta

Fredo Berberi, was sent to hospital in Tirana, the situation outside the risk to life


The explosion occurred in the center of Vlora, while the car was being driving by Berberi, in the main boulevard in Vlora.

Fredo Barberi is headed the Second mandates, of the Narta, as Chairman of the Municipality, an area known and inhabited by ancient Greek citizens.


Sunday, January 19, 2014

Bashkia Himare, skandal i ri. 

Kerkon te paise me certifikate pronesie rreth 120 persona, duke shperndare toke tjeter "Bujqesore" me Ligjin 7501

Keshilli Bashkise e hodhi poshte si antiligjor.


Tuesday, January 14, 2014

Omonia and Associations of Himariotes, warn for mass protests in Himara




Violation of human rights, looting of property, destruction of housing selectively against citizens of Greek origin from the Albanian police authorities, constitutes a violation of the Albanian and European Constitution

Analysts believe that the wave of destruction of buildings with planning permission on private property, in Himara Region may prompt state of emergency in the Ionian Coast, where it lives in majority, the Greek population


Albanian media, especially the Albanian Telegraphic Agency , have published the news that " the ruined buildings in Dhermi not have planning permission," and that INUK and state police have done without the intervention of resistance from residents, which is not true .

Case of Yale in 2007, can be repeated with extremely dangerous consequences between Albanian Greek relations.

Greek Ethnic community organizations in Albania , and Himariotas associations in the world, have warned of massive protests for demolition that are being made to the property and the residents Asset of Greek origin , in Himara Region .

The news made ​​known through the social network in Greece, where particularly, there is a high concentration of citizens with dual citizenship from Himara.

Currently, many citizens from Greece but also from USA, are back in Himara, to follow closely what is happening from the irresponsible actions of the Albanian police, against the destruction of their properties, camouflaged by the name of coastal development

Wednesday, December 11, 2013

Censusi i Omonias: Në Shqipëri, janë deklaruar 286.852 grekë

TIRANE- Një vit nga publikimi i rezultateve të censusit 2011, (Dhjetor 2012) ku INSTAT, institucioni i vetëm zyrtar për statistikat, zyrtarisht deklaronte se në Shqipëri jetojnë 24 243 minoritarë grekë, sot organizata Omonia, e drejtuar nga Vasil Bollano jep një shifër shumë herë më të madhe dhe të ekzagjeruar, 286 852 vetë.

Të paktën ky është numri i pyetësorëve individualë të plotësuar, sipas rezultateve të censusit të organizuar nga Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, OMONIA (Omonoia ne greqisht).

Censusi u krye me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate pasi pretenduan për mospërfshirjen e anëtareve të Minoritetit Etnik Grek në Censusin e muajt Tetor 2011 të organizuar nga Instituti i Statistikave.

Omonia thotë se janë plotësuar  286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike dhe shton se këtij procesi i janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek duke lënë të nënkuptohet se numri i minoritarëve në Shqipëri i kalon 300 mijë. E thënë ndryshe, Omonia pretendon se në Shqipëri minoriteti grek përbën mbi 10% të popullsisë, dhe jo afërsisht 0.9% siç janë statistikat zyrtare të censusit 2011.

” Rezultatet e përgjithshme që dolën nga ky proces janë shprehje e madhësisë numerike e njëkohësisht edhe shpërndarjes gjeografike të Minoritetit Etnik Grek.

Janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike. Shpërndarja, kujdesi në plotësim dhe grumbullimi i pyetësorëve u bë në bazë vullnetare nga degët e OMONOIA-s që funksionojnë në të gjitha qarqet e vendit, duke minimizuar koston e ndërmarrjes së këtij procesi. Vlerësimet e specialistëve të realizimit të këtij procesi tregojnë se janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në këtë proces. “- thuhet në njoftimin për shtyp të OMONIA-s

REGJISTRIMI NE VLORE, GJIROKASTER, KORCE, TIRANE
OMONIA kërkon të theksojë se në këtë proces është përfshirë "sigurisht edhe diaspora e vjetër.                  
Sipas njoftimit për shtyp pyetësorët janë plotësuar
Në degët e OMONOIA-s qarku Vlore 85.841 pyetësorë individualë
Dega e OMONOIA-s Gjirokastër 51.067
Dega e OMONOIA-s qarku Korçe  33.561
dhe në pjesën tjetër të territorit me pikë referimi Kryeqytetin Tiranë 32.298. "Ndërkaq pjesa tjetër e pyetësorëve u grumbulluan në Greqi, shtete të ndryshme të Evropës, SHBA etj."- vazhdon njoftimi për shtyp.

BESIMI FETAR: 90 % ORTODOKSE
Mbi 90%, ose  259.000 persona i janë përgjigjur se janë të besimit të Krishterë Ortodoksë.

GJUHA AMTARE, 65 % GREKE
Në procesin për deklarimin e gjuhës amtare 65% ose 186.454 deklaruan si gjuhe amtare greqishten, në pjesën tjetër mbizotëron Vllahishtja me njohuri paralele të Greqishtes dhe Shqipes.

VENDNDODHJA
”Njëkohësisht procesi solli në dritë gjithashtu një të dhënë demografike që lidhet me vendbanimin e popullsive helen, 60% banojnë në fshatra dhe 40% në qytete të ndryshme.”- thuhet në njoftimin për  shtyp.

Rezultatet e Regjistrimit të Pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri, që u bë nga BDMEG OMONOIA, do të përbejnë një udhërrëfyes për jetën e saj të brendshme dhe përpunimin e qëndrimeve të saj. - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/censusi-i-omonias-n--shqip-ri-jan--deklaruar-286-852-grek--190977.html#sthash.asnotR4x.dpuf
Censusi i Omonias: Në Shqipëri
janë deklaruar 286.852 grekë
TIRANE- Një vit nga publikimi i rezultateve të censusit 2011, (Dhjetor 2012) ku INSTAT, institucioni i vetëm zyrtar për statistikat, zyrtarisht deklaronte se në Shqipëri jetojnë 24 243 minoritarë grekë, sot organizata Omonia, e drejtuar nga Vasil Bollano jep një shifër shumë herë më të madhe dhe të ekzagjeruar, 286 852 vetë.

Të paktën ky është numri i pyetësorëve individualë të plotësuar, sipas rezultateve të censusit të organizuar nga Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, OMONIA (Omonoia ne greqisht).

Censusi u krye me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate pasi pretenduan për mospërfshirjen e anëtareve të Minoritetit Etnik Grek në Censusin e muajt Tetor 2011 të organizuar nga Instituti i Statistikave.

Omonia thotë se janë plotësuar  286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike dhe shton se këtij procesi i janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek duke lënë të nënkuptohet se numri i minoritarëve në Shqipëri i kalon 300 mijë. E thënë ndryshe, Omonia pretendon se në Shqipëri minoriteti grek përbën mbi 10% të popullsisë, dhe jo afërsisht 0.9% siç janë statistikat zyrtare të censusit 2011.

” Rezultatet e përgjithshme që dolën nga ky proces janë shprehje e madhësisë numerike e njëkohësisht edhe shpërndarjes gjeografike të Minoritetit Etnik Grek.

Janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyre elektronike. Shpërndarja, kujdesi në plotësim dhe grumbullimi i pyetësorëve u bë në bazë vullnetare nga degët e OMONOIA-s që funksionojnë në të gjitha qarqet e vendit, duke minimizuar koston e ndërmarrjes së këtij procesi. Vlerësimet e specialistëve të realizimit të këtij procesi tregojnë se janë përfshirë 85% e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në këtë proces. “- thuhet në njoftimin për shtyp të OMONIA-s

REGJISTRIMI NE VLORE, GJIROKASTER, KORCE, TIRANE
OMONIA kërkon të theksojë se në këtë proces është përfshirë "sigurisht edhe diaspora e vjetër.                   
Sipas njoftimit për shtyp pyetësorët janë plotësuar
Në degët e OMONOIA-s qarku Vlore 85.841 pyetësorë individualë
Dega e OMONOIA-s Gjirokastër 51.067
Dega e OMONOIA-s qarku Korçe  33.561
dhe në pjesën tjetër të territorit me pikë referimi Kryeqytetin Tiranë 32.298. "Ndërkaq pjesa tjetër e pyetësorëve u grumbulluan në Greqi, shtete të ndryshme të Evropës, SHBA etj."- vazhdon njoftimi për shtyp.

BESIMI FETAR: 90 % ORTODOKSE
Mbi 90%, ose  259.000 persona i janë përgjigjur se janë të besimit të Krishterë Ortodoksë.

GJUHA AMTARE, 65 % GREKE
Në procesin për deklarimin e gjuhës amtare 65% ose 186.454 deklaruan si gjuhe amtare greqishten, në pjesën tjetër mbizotëron Vllahishtja me njohuri paralele të Greqishtes dhe Shqipes.

VENDNDODHJA
”Njëkohësisht procesi solli në dritë gjithashtu një të dhënë demografike që lidhet me vendbanimin e popullsive helen, 60% banojnë në fshatra dhe 40% në qytete të ndryshme.”- thuhet në njoftimin për  shtyp.

Rezultatet e Regjistrimit të Pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri, që u bë nga BDMEG OMONOIA, do të përbejnë një udhërrëfyes për jetën e saj të brendshme dhe përpunimin e qëndrimeve të saj. - See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/censusi-i-omonias-n--shqip-ri-jan--deklaruar-286-852-grek--190977.html#sthash.asnotR4x.dpuf
Dosja Himara

Konflikti institucional Himara - Albania

Njihuni me fallsifikimet e Regjistrimit te pronave te deshtuar, te OSCE. Tokat komunitare te Himares, kullotat dhe livadhet, regjistrohen si prona shteterore.

Himara Property Issue

Institutional Conflict: Himara - Albania

Meet Registration forgeries properties failed process, from OSCE. Himara community lands, pastures and meadows, registered as state property.

Θεσμική Σύγκρουση: Χειμάρρα - Αλβανία

Γνωρίστε πλαστογραφίες Εγγραφή ιδιότητες αποτυχημένη διαδικασία, από τον ΟΑΣΕ. Κοινοτική γη της Χιμάρας, βοσκοτόπια και λιβάδια, που καταγράφονται από τον ΟΑΣΕ ως κρατική ιδιοκτησία.

DOSJA HIMARA 7501



DOKUMENTE QE BEHEN PUBLIKE PER HERE TE PARE. BASHKIA HIMARE, SHPREHET SE NE NE RAJONIN E HIMARES, NUK ESHTE ZBATUAR ASNJE LIGJ PER PRONEN, DUKE PERFSHIRE KETU EDHE LIGJIN 7501. KETE, DOKUMENT QE I BASHKENGJITET THIRRJES SE POPULLIT TE HIMARES EDHE ZYRTARISHT NGA ANA E BASHKISE, PER ANULLIMIN E LIGJIT 7501 DHE KTHIMIN NE IDENTITET TE PRONES, TRASHEGIMTARIT TE LIGJSHEM HIMARIOTDUHET, DUHET TA DEGJOJ PERFUNDIMISHT QEVERIA SHQIPTARE. POR NGA ANA TJETER, MBI LETRA BAKALLI DHE FORMULAR 6, JANE DHENE ME DHJETRA LEJE NDERTIMI NGA QYTETARE TE TJERE, JO HIMARIOTE.

Tuesday, December 3, 2013

In Memorian. The history of elections of the Albanian dictator ship to terrorize the people of Himara

A special Edition by SManalysis


October 2000, the Himara administrative elections under the violence of the security Albanian forces

December 2, 1945: The Himariotes, abstaining from communist referendum, as happens usually for Himara the Albanian historians, never wrote this tragic history.

Nikos Koutoulas, who boldly told the special communist court: "I'm Greek . I do not know Albanian, get me a interpret!"

Still now, Albania never hold free politic elections, including Himara Municipality

 

The historically autonomous Flag of Himara from 1914 to 1921

On 2 December 1945 advertised "free elections" imposed by the Hoxha`s Regime, in order to pave the way for decades of misery that followed the Albanian State.

The elections of December 2, 1945  were so " real", at each polling station had been set up two polls. A red, where they voted who wanted the Communist party, and a black, where you vote for those who were opposed. The red ballot box had invested in with a cloth not hear the noise of the ball that fell, while the black were put in the bottom of a piece of plywood so that if someone threw their vote there, sounded a resonant bang him betrayed.




Andrea Martino, is one of hundreds of political prisoners, from Himara, during a rally in Athens for the rights of Northern Epiriotes

The result of the balloting was unprecedented in the history of elections, showing the magnitude of violence, terrorism and fraud: the members of the Election Committee noted surprised that negative votes ( black ballot box ) around the area were less than those were counted themselves only in their divisions!
While the rest of Northern Epirus and the Albanian territory generally happening these outrages, the inhabitants of Himara organized those days in order to face the upcoming Albanian communist danger. They united the inhabitants of Himara with Greek origin unanimously decided not to vote in elections  but to sabotage, giving their own response to bloody tyrant of Tirana.




Nikos Katsalanos, is one of himariotes of the trial of 1945, who was sentenced to imprisonment of all life by dictator regime, but the family still has not found the bones. Efforts have been made after 1991, by the U.S. government and personally by former CIA Director George Tenet, who is also his nephew.

The retaliation of the Albanian communist dictatorship for her heroic act of resistance of Himariotes come back with violence and terror. Two months later, from 10 to 18 February 1946, begins the terror, around 30 arrests, which were the pioneers of the decision to abstain from pseudo free elections proces . Three Himariotes sentenced to death ( Andreas Dimas , Hercules Gjonis, Dimitris Androutsos), four to life and the other in multi imprisonment of the communist regime.

In history facts were as the leader of boykot Andreas Dimas, who even before he died from the bullets of murderers alive blanketed with stones from the communists, the Philip Goro, who saw in front of torturing his son Peter and Nikos Koutoulas, who boldly told the special court "I'm Greek . I do not know Albanian, get me a translator!"
5 Himariotes still politic prisoners, accused politically by Albanian Courts for broken Albanian national symbols, during administrative elections of 2007 in Himara.

Himara was the only region in Albania, where elections parody not made at all. This fact never forgot the Albanian communists to persecute the Himara people, wich never known as minority zone. Until 1990 the communist regime of Enver Hoxha and Ramiz Alia exiled, imprisoned and executed hundreds Himariotes . Even in post-communist Albania , the denial of Greekness of Himara remains given.

Names of 65 Himariotes martyred during the 45-year dictatorship:

George, Pilos, Angelos, Petros, Theodore and Rolandos Bolanos,
Giannis Skouras, John Milios, Costas Economou,
Socrates , Panagiotis and Thanasis Kokkavesis,
Achilles Rapos, Milios Spyromilios, Panagiotis Panos and Milios, Hercules Gionis,
Nikos Katselanos, Zachos and Nikos Likokas, Dimitris, Michael and Alex Dimogiannis
Anastasis Goumas, Spyros Kyritsis, Spiros and Peter Dimitris Rondos,
Christos and Nikos Kokas, Themistocles , Peter and Sotiris Zotos.
Nikos Koutoulas, Telis and Panos Konomi,
Alexander, Mikis, Fanis and Kosmas Kaloussis,
Kostas Dukas, Spyros Briggos, Kostas Dimalexis  Mitsios Goumas
Alekos and Spyros Goros, Lefteris, Kristos, Thomas and Kitsios Lazaris
Apostl Dunis, Nestor Nestouris, Thanassis Natsis, Spyros Nasios,
Janis Dimas, Kostas and Dimitris Androutsos, Luke Boniakos
Christidis, Theodore Moutsos, Spyros Tatos, Lefteris Pappas, Nikos Bourbos,
Pilos Neratzis Anastasios Giokas. Janis Markos,

Related:

http://www.greekhelsinki.gr/special-issues-himara.html
http://www.osce.org/odihr/elections/albania/13562
http://www.alb-net.com/pipermail/albsa-info/2000-October/000810.html
http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/features/setimes/newsbriefs/2007/01/22/nb-01
http://www.ce-review.org/00/36/albanianews36.html
http://ellogosar.blogspot.gr/2013/12/2-1945.html

Saturday, November 16, 2013

 100 Vjetori i lindjes se Petro Marko


 

Ne 25 Nentor, mbushen 100 vjet nga lindja e publicisttit te madh Himariot.

Petro Marko ka lindur në Dhërmi në 1913. Fëmijëria e tij ka kaluar në fshatin e tij të lindjes për të cilin ai thotë se "Dërmiu është fshati më i bukur në botë". I edukuar nga familje e njohur dhe patriotike himariotase, Petroja më pas do të ndiqte studimet në Shkollën Tregëtare të Vlorës. Pasi mbaroi shkollën në vitet 30-të atë e caktojnë mësues të gjuhës shqipe në zonën e Dropullit. Pikërisht në ato vite Petroja filloi të shfaqte talent në fushën e dorëshkrimeve dhe të gazetarisë. Në atë kohë Petroja kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh në fushën e botimeve. "Ora" do të ishte gazeta e parë ku Petro Marko 25 vjec do të fillonte të shkruante shkrimet e para të cilat sulmonin regjimin  e Zogut për prapambetje shoqërore kulturore dhe ekonomike në të cilën ndodhej vëndi. Më pas me gazetën tjetër "ABC" Petro Marko do të shtonte talentin e tij në firmimin intelektual sidomoson kundër frymës së re që sapo kishte sunduar në Europë, atë të fashizmit. Për disa shkrime të botuara ai u burgos disa herë nën censurën e fortë të regjimit të Zogut. Petro u shkëput herët nga Himara dhe kontaktet me familjen e tij i mbante për së largu. A

të kohë ishte vendosur në Tiranë dhe rreth viteve 1934 -35 ai përfitoi një bursë për të ndjekur studimet në Paris ku vecanërisht ministri i atëhershëm i Arsimit të Mbretërisë së Zogut Hill Mosi, e ka ndihmuar duke parë penën e fortë të Petros për të vazhduar studimet jashtë shtetit. Petro Marko do të detyrohej të ndërpriste studimet kur filloi lufta në Spanjë. Në atë kohë ai u bashkua me patriotë dhe revolucionarë sic thoshte ai në atë kohë që  "Të gjithë ishin komunistë të vendosur"  për të luftuar ndaj fashizmit. Pikërisht në vitin 1936 Petro Marko së bashku me shumë shqiptarë të tjerë regjistrohet në Brigadat e forcave vullnetare të Spanjës. Atje vec luftëtarëve të të gjitha vëndeve ai njohu dhe të famshmin Ernest Heminguej për të cilin ai thoshte se ishte një kolos i  përmasave të mëdha.

Ngjarjet e Spanjës Petro do ti hidhte në letër dhe do ti botonte në kohën e Diktaturës së Hoxhës por me një natyrë krejt të vecantë, atë të censurës, të ndalimit të veprave dhe vargjeve dhe të diktuara prej propagandës komuniste e asaj kohe. Pushtimi I Italisë fashiste e gjeti Petron në mërgim në Francë I cili ishte kthyer pas luftës së Spanjës. Në Shqipëri vjen menjëherë dhe takohet me patriotë dhe komunistë përfshi Nako Spiron, Sejfulla Malëshovën, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Koci Xoxen etj dhe mer  pjesë në rezistencën guerilje kunder fashizmit. Në vitin 1941 kur vepronte në Tiranë arestohet dhe cohet në Burgjet e Ustikas në Itali nga ku lirohet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas clirimit Petro Marko do të themelonte gazetën "Bashkimi" por në vitin 1947 ai do të arestohej së bashku me grupin e Koci Xoxes si agjent I anglo amerikanëve. Pasi ka qendruar rreth dy vjet në burgjet e komunisteve te Hoxhës, Petroja do të fillonte jetën ndryshe nga ckishte dashur dhe ckishte luftuar për vëndin e tij, nën sundimit e gjatë të dinastisë së Hoxhës, kohë për të cilën ai vetë fliste se "ta dinte se Shqipëria do të kishte përfunduar nën diktaturë, do të kishte qëndruar diku në perëndim dhe prej andej ndoshta do ti shërbente më mirë vëndit dhe kombit të tij, se sa nën kërcënimin e kulisave të diktaturës komuniste në Shqipëri. Martuar me Safon piktoren bukuroshe, Petro do të edukonte dhe dy fëmijët e tij Jamarbërin dhe Arianitën, nën frymën bashkohore të artit dhe të kulturës qytetare. Por pikërisht këtu fillojnë dhe aventurat e jetës së tij. Shkrimtari I cili më pas do të bëhej profesionist I vërtetë,  me publikimet dhe reportazhet e tij si në shtyp dhe në botime do të gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve dhe patriotëve jo vetëm në vënd por dhe jashtë saj. Botimet e Petro Markos filluan të përktheheshin në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra te tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti I fundit" "Ara ne Mal" "Një emër në katër rrugë" "Shpella e Piratëve" etj do të mbushnin libraritë shqiptare dhe europiane madje dhe deri në Japoni dhe Amerikë. Me daljen e botimeve të Petro Markos letërsia shqiptare hyri në frymën e letërsisë moderne, origjinaliteti I të cilës i kaloi dhe kufijtë imagjinarë. Pikërisht ishte Dhërmiu për të cilin ai thoshte se ishte fshati më I bukur në Botë, vëndi ku Petro do të fillonte të lidhte gjithë krijimtarinë e tij artistike dhe letrare. Dhërmiu dhe Himara do të mbeteshin të paharuara në kujtesën e Petros për të cilin ai thoshte se "Në atë vënd dhe gurët dhe retë flasin bashkë, ndërsa nuk mund ta përshkruante dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën e tyre me shkëmbinjtë mbrëmjeve buzë detit" Për gjatë gjithë karierës së tij letrare deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarëve, Dhërmiu dhe njerëzit e tij të thjeshtë do të përbënin thelbin e personazheve të shkrimeve dhe veprave të tij, ku shpesh emra dhe karaktere të legjendave të brigjeve të Himarës, do të tërhiqnin me interes botën e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare.

Personazhet e librave me heronjë, piratë dhe kapedanë, do të shndëroheshin në filma, ndërsa me botimet e romanëve modernë të letërsisë sonë ai do të fitonte dhe tituj të lartë si në vitin 1959 cmimin e Republikës. Pas persekutimit të tij moral dhe profesionist Petroja nuk hoqi dorë nga veprat dhe shkrimet. Ai shkruante thjesht në një shtëpi për të cilën nuk e ndëroi deri në vdekje përballë Hotel Arbërisë, në një dhomë ku vetëm dëgjohej goditja e makinës së shkrimit dhe ndihej era e thellë e duhanit që ai pinte deri natën vonë. Në shtëpinë e tij kanë hyrë me qindra patriotë dhe bashkëfshatarë si nga Himara dhe vëndë te tjera të Shqipërisë, probleme halle pse jo dhe talente për të mësuar më pas artin e Petros. Ndërkaq persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma më shumë kur Madu sic I flasin shkurtë djalit të Petros, do ta futnin në burg për propagandë antikmuniste. Në vitet e rëzimit të diktaturës Petroja do të kishte në duar dorëshkrimet më të bukura të jetës së tij, por ai dha shpirt në 24 Dhjetor të 1991. Pak kohë më parë ai kishte themeluar Partinë Republikane për të cilën ai thoshte se duhet të bëhet vërtetë republikane me koncepte moderne dhe jo komuniste. Amaneti që kishte lënë në familje ishte jo shumë I cuditshëmt për njerëzit që kanë lindur në Bregun e Detit Jon. Ai dëshironte të varrosej në Dhërmi. Autori i këtyre radhëve ka jetuar tri vitet e fundit të jetës së Petro Markos, bashkë me të momente trishtimi dhe gëzimi, që nga fillimi i botimeve të Petros dhe deri në vdekjen që s`ju nda për asnjë cast nga pas, pikërisht në atë dhomë të vogël ku Petroja i shtrirë në shtrat priste dhe përcillte me mijëra miq dhe dashamirës së tij, sikur dëshironte të cmallej dhe vetëm të cmallej me ta. Por ja një natë dimri, ndërsa televizioni shqiptar njoftoi për shuarjen e një prej kolosëve të letërsisë shqiptare Petro Markon, të nesërmen trupi i tij do të udhëtonte dhe do të varrosej pranë gurëve të Dhërmiut, tek vari i të parëve të tij, dhe pse Llogorai atë ditë mbuluar me borë dhe akull do ta lejonte arkivolin dhe miqtë që e shoqëronin, pa asnjë pengesë. Petro Marko prehet sot në "Fshatin më të bukur në Botë", Dhërmi, mes ullinjve dhe portokalleve por dhe aromës së jodit të Jonit. Sot pas kaq vjetësh Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartë "Mjeshtëri i Madh i Punës" Petro Markos, për meritat e tij të larta në shërbim të kombit, atdheut, artit dhe letërsisë. Me veprën e Petro Markos, Teatri i Qytetit të Vlorës mori emrin e tij.     ]

Petro Marko eshte, "Qytetar Nderi i Himares"                  

Stavri Marko

Tirane Tetor 1999

Monday, October 21, 2013



Mihallaq Qirjo i REC, betohet se nuk ka korrupsion per kontraten e REC me "Komunitetin Himariot"

Ne nje leter shoqeruese per Drejtorin e Komunitetit Himariot, Drejtori i REC per Shqiperine, Mihallaq Qirjo, "betohet" se organizata e tij europiane", nuk ka gisht korrupsioni per asnje arsyje, me rastin e denoncimit te nje perpjekje korruptive, me vula fallso, pa mandat dhe miratim nga organet drejtuese te Komunitetit Himariot.

Qirjo, megjithese i jane ofruar dokumenta te meparshme qe vertetojne se 'kryerja e procedurave per perfitime fonde nga REC Albania" eshte nje proces thellesisht trasparent, ne te cilat perfshihen se paku tri firma dhe vendime nga organizata ne fjale Komuniteti Himariot, cuditerisht perjashton veten dhe koleget e tij ne rastin e nje Projekti te ofruar se fundi, nga persona te akuzuar dhe shkarkuar per veprime korruptive, projekt ky qe kishte si qellim, ndertimin e nje grope septike ne nje lagje te Himares.

Komuniteti Himariot edhe nje here e thekson me te madhe se, ka vendosur ta bllokoje projektin dhe nuk eshte pjese perberese e tij, ndersa evidenton se prioritet ne veprimtarine e saj shumevjecare ka qene dhe mbetet kthimi i prones trashegimtareve te ligjshem te saj.

I kujtojme z. Qirjo se ne jemi organizate vullnetare, qe luftojme per te drejtat tona te mohuara si nga regjimi monist edhe tani, anetaret e saj, nuk kane nevoje per fonde, as nuk jane te punesuar prane kafeneve te zyrave te REC, por jane qytetare apolitik, qe paguajne taksat dhe jetojne me djersen e ballit.

Nderkaq Komuniteti Himariot, do te nise verifikimin e te gjitha projekteve te meparshme, per te pare ne se veprimtaria e autoreve te ketyre projekteve, ka qene trasparente me donatoret si dhe me vete anetaret e Komunitetit Himariot.