Wednesday, April 4, 2012

 
I nderuar Nenkryetar i Bashkise Himare

z. Irakli Gjicali

Po u njoftoj se perpjekjet qe behen ne emer te "Komunitetit Himariot", per te parashtruar nje kerkese zyrtare per propozim te Bashkise Himare lidhur me "Enciklopedine e Himares", nuk ekziston.

Asnje dokument nuk mund ta provoje kete propozim. Ne nuk njohim asnje propozim, qofte ky lektronik.

Komuniteti Himariot, ka nje perfaqesues ligjor dhe i ka bllokuar te gjitha evenimentet, derisa te sqarohen rrethana te cilat bien ndesh me statutin e saj.

Ky dokument do tju vije edhe ne rruge zyrtare, i vulosur sa me shpejt te jete e mundur.

Sinqerisht

Stavri Marko

Drejtor Elzekutiv i Komunitetit Himariot
 .........................................................
.......................................... 
Te nderuar antare te Club Himara.
Duke qene se diskutimi i emblemes te Bashkise Himare, kohet e fundit ka marre
permasa me te gjera, pamvaresisht se ajo eshte shtruar perpara te gjithe
faktoreve para 3-4 muajve dhe per te jane dhene 72 propozime ne forme variantesh
te ndryshme, gjithashtu duke qene se nga Keshilli bashkiak, nuk ka vendim
konkret dhe mendimet, propozimet, variantet jane ende te shumta, sefundi duke
marre edhe mendimin e disa shoqatave ku perfshihet edhe Club Himara, Une me
cilesin e Kryetarit te Komisionit ne Bashki, motivuar edhe nga sygjerimet e bera
per kete ceshtje, kam kerkuar nga Kryetari i Bashkise dhe Kryetari i Keshillit
bashkiak dhe eshte pranuar prej tyre qe :
1- Te shtyhet ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te muajit Maj 2012, ceshtja per
shqyrtimin e emblemes te Bashkise Himare.
2- Te publikohen 72 variantet e emblemes te bashkise te propozuara deri tani si
dhe ato qe do te propozohen deri me daten 20 Prill 2012 ne faqen zyrtare te
Bashkise Himare ose ne site te tjera interneti me qellim qe ti nenshtrohen
vleresimit dhe reagimit te publikut,te vete shoqatave, te grupeve te ndryshme
etj te cilet do te japin mendimet e tyre deri me daten 30 Prill 2012, afati me i
fundit i ketij procesi.
3- Komisioni i ngritur prane Bashkise Himare prej 5 vete do te beje te gjithe
procedurat e mesiperme dhe do te paraqese nje materjal per kete
4- Keshilli bashkiak do te ngreje nje komision prej 5 vete ne te cilen do te
bejne pjese 1 keshilltar nga partit e kualicionit te djathte, 1 keshilltar nga
partit e te majtes, 1 nga PBDNJ, 1 person nga shoqeria civile dhe 1 nga
Komisioni i Bashkise Himare.Ky komision do te marre ne shqyrtim te gjitha
variantet e propozuara dhe do te paraqiten ne Keshillin bashkiak tri variantet
me te mira per tu miratuar vetem nje.
Une besoj se kjo platforme eshte eficente dhe do te jet e pranueshme nga te
gjithe, pa menduar se mund te kete keqkuptime.Nga ana tjeter besoj se kjo
procedure eshte me transparente.
Lutem qe variantet qe do te sillen te hidhen ne gjendjen teknike te mundeshme
per tu mbartur ne faqen perkatese dhe te kuptueshme.
Ne perfundim JU Pershendes dhe mirepres propozimet tuaja.
Me respekte, IRAKLI GJICALI.