Tuesday, May 8, 2012

Interviste me Arxigone Spyro Milo

Nga Kostandini (mare nga Libri qe pritet per botim i Profesor Priamo Bollano)


Jasas Arxigo, kemi 100 vjet qe s’jemi pare, si ke qene.
* Per vete gjithenje kam qene mire, por kush pyet, kur Himara ka shume probleme. Sa me shume afrohen kohet moderne aqe me keq do te jete.

E di se zhvillimi sjell pak cthurje ne familje, shoqeri e me tej, po ku e ke fjalen ?
* Gjyshi im, dmth Spiro Miloua i pare, nuk i duhej te luftonte per Himaren, sepse si ajo, nuk ishte asnje me mire nen Perandorine Osmane. Me Autonomi te plote, qe jo vetem gjuha e flamuri ishin te lira, por as ushtar e as nenepunes turk nuk kishte. Ai luftoi si cdo njeri i te gjithe brezave himariote, sepse lufta ishte pune tek ne, system i trasheguar. Pastaj te luftoje armikun e Himares, kudo qe te ishe, ishte nder. Ndjekja e turqve nga Greqia, zona e Janines dhe krejt Ballkani, do te ishte nje clirim i plote edhe per nje Himare te Pavarur.

Po Himara nuk mund te kalonte ne nje status me te larte ?
* Ne asnje menyre. Pas Greqise, me ndihmen e Rusise moren Autonomi njera pas tjetres shume krahina ne Bullgari, Serbi, Bosnje e Mal te zi, shkuan atje ku Himara ishte qysh me 1492, autonomi, me te drejta te vecanta. Gjyshi la amanet, qe turqit si armiq t’i luftojme kudo e ne cdo kohe, ne se duan te na marin Venomet.

Kane dashe ti anollojne Venomet ?
* Xhonturqit per te heqe venomet sollen ne Bregdet mbi 4000 ushtare per te bere presion. Une isha i detyruar, ti lerja punet e mia dhe te tjereve per te cilet punoja si rrogetar, dhe te kthehesha ne Himare. Mobilizova te gjithe himariotet qe dollen vullnetare mbi 2 mije vete. Me erdhen ne ndihme shoket nga Kreta.Me qindra shkuam ne me 1716 dhe nxorem Korfusin nga rrethimi I Turqise. Ashtu shkuan qeparotesit per ndihme ne Egjypt ( Spiro Gjika me 80 vete me 1790 shkoi per te ndihmuar Mehmet Aline, Pasha ne Misir ) si shkonin vazhdimish kapedanet tane deri ne Rusi ( 100 vete shkuan ne Rusi 100 bregas se bashku me suliote etj per ndihme), apo ku te donte Venetiku, me 100 e me shume luftetare himariote, per te luftuar, pune per te mbajte familjen.

Kush ishin synimet e tua ?
* Ne kryengritjen qe organizova, bashke me te tjere (Rexhone dhe  . . . . ) me 1910, xhonturqit u terhoqen pa mundur te na heqin Venomet, por lane nje garnizon te vogel ne Himare. Tani me dobesimin e Perandorise, shtetet kristiane te Ballkanit dolen ne vete. Kishte ngele vetem pjesa qe dominohej nga shqiptare; Selanik, Janine, Shkoder, Prishtine e Mitrovice. Ishte pra koha qe edhe nga Himara t’i ndiqnim pergjithnje, te benim nje clirim perfundimtar. Clirimi, krijimi i administrates, autonomi te plote.

Pse i permend te tjeret ?
* Sepse sot qe po bisedojme, te gjithe nuk i dine kushtet perreth kur fillova kryengritjen me 1912 ne Himare. Shqiptaret filluan ne cdo krahine kryengritje, cliruan, fituan, por ishte interesante se ne asnje vend nuk vendosen administraten e tyre. Ata donin vetem autonomi nen Turqine. Per kete ata u bashkuan dhe u radhiten ne krahe te Turqise, kur shtete e Ballkanit ne aleance mdis tyre fillan luften Ballkanike, per ndjekjen e Turqise pergjithmon nga Ballkani. Pas clirimit te Himares ( 3 Nentor 1912 ), me 5 nentor duke marre shembell edhe neve, ju ndrua mendja I. Qemalit, L. Gurakuqit etj, per pavaresi e jo Autonomi.

Po Ju Arxigo, c’mendim ju udhehoqi gjate kryengritjes “
* Isha i sigurte se Himaren do ta clironim. Do te krijoja administraten e krahines ne rolin e nje qeverie, do vendosja ushtare e police. Por siguri nuk kishte per jetegjatesi te madhe, prandaj ne kushtet kur mungonte gjithcka, mire ishte qe autonomia e plote te ishte me Greqine. Shtet serioz dhe pa rrezik per ne kurse Shqipria nuk egzistonte, bile kryengritesit shqiptare donin te fitonin pak te drejta, por te rrinin nen Turqine. Pra edhe shqiptari me i mire e patriot, ishte perfaqesues i Pores se Larte, armik i Himares. Kur Athina nuk pranoi, organizova Autonomine e Epirit dhe i sigurte se Evropianet do ta pranonin, do te kishim branda saj nje autonomi te plote. Kjo u aprovua nga Protokolli i Korfusit, nga Fuqite e Medha, u ratifkua nga cdo shtet edhe Tirana, por takimi ne Delvine, na tradhetoi. Nuk na dhane Autonomi nene Epirin, ashtu sic e donim Himaren, Vecas, dmth ne Vete.

Duhej pa tjeter Himara te ishte autonome me dike dhe a kishte rendesi kush do te ishte ?
* Po, duhej qe Himara te ishte me dike, sepse si San Marino ose Andora ne nuk i kishim mundesite si : Princi, pasuria, prona, institucione, drejtimi me monark etj. Kur pam se Fuqite e Medha e suprimuan Epirin, atehere ne u bashkuam me Tiranen. Edhe me Shqiperine nuk kishim problem, mjaftonte qe ajo te ruante autonomine tone. Princ Vidi e kundershtoi, por deri me 1921 e mbajtem autonomine. Ndersa te Drejtat, Noli dhe Zogu  deshen ti heqin, por nuk munden. Kete e beri Enveri, dhe e thelluan demokratet, bijte e komunisteve, islamisteve, te gjithe tradhetare te Himares.

Ndonje gje per te paret tane, qe ta dine edhe pasardhesit ?
* Ja si mendote stregjyshi jone ( I te gjitheve ). Kam ullirin, pusin per uje, diellin lart, detin para. Punoj, jetoj. Bashkohem me gjitonin per ta mbrojte nga piratet ose maten maleve. Organizohemi, ushtri, polici, nen nje komande. Jetojme, dhe keshtu kaluan 2500-4000 vjet. Kur armiku eshte i huaj, krijojme shtet me krahina te tjera, shteti na mbron jeten e token.

Po kur nuk mund te krijojme shtetin ?
* Do bashkohemi me dike, s’ka rendesi kush dhe ku eshte, mjafton te respektoje kushtet tona, te na njohe autonomin, te drejtat, vetadministrimin dhe ligjet tona lokale. Ne Veri dhe Jug, jane njelloj me ne ne gjuhe. Kur gjithe bota fliste shqip, ne flisnim shqip. Kur bota u kthey ne gjuhen greke, edhe ne filluam te lisnim greqisht. Tani i kemi qe te dya, jemi dy gjuhesh. Varet kush merr persiper ta na siguroje jeten dhe ullirin (token ). Do behemi autonomi me Veriun apo Jugun qe te dergojme perfaqesuesin (deputetin ) tone .

S’ka rrendesi ku do shkoje ai, ne jug apo veri. I japim ushtare, djemte tane, taksa, per te na ruajte jeten dh token. Kombi, nacionalizmi eshte ulliri, toka, pusi, shtepia, dielli e deti Jon. Veriu me njerez te eger, besim arab, emra te huaj, kulture e tradita te huaja. Kane lene besen, trashegimnine dhe kane adoptuar gjithcka te huaj orientale, jane larguar nga ne. Jugu me civilizim, zhvillim, kulture. Emra e besim te njejte me ne. Te paret dhe besen ata nuk i lane. A thua kemi garanci me shume tek keta ? Racen dhe gjuhen e kemi te njejte me V dhe J.

Idealin e realizove ?
* Ideali ishte : Nje Himare ne Vete. Te krijoj Pavaresi te plote, administrate, institucione, vetadministrim ne vete. Per kete duhej :
Te ndiqnim Turqine
Te deklarojme clirimin,
Te ngrejme flamurin e Himares,
Te ngrejme institucionet.
Per tu mbrojte me von, nuk ishim ne gjendje. Nje Autonomi me Tiranen, ishim dakort. Por Tirana qe ne fillim u pozicionua ne anene armikut dhe keshtu vazhdon. Tani pas 100 vjeteve, jeta u be jo e siguret, tokat dhe ullijte u vodhen, prere, u dogjen.

Ke pase ndonjehere me vete flamur grek ?
* Gjate kryengritjes, me pare e me pas, nuk kam pate asnjehre flamur grek ne Himare, as Shqiptar. Ne kishim flamurin tone, me kryq dhe shkaben e vecante himariote, si ajo e gdhendur ne gur tek Kisha e kalase, mbi 500 vjet para Skenderbeut.

Thone sot, se ke dashur sic beri Zogu me von, ti jipje Greqise Himaren, ose sic beri Enveri qe i dha Titos Kosoven. Si eshte puna. 
* Himarioti dihet se eshte me grek se greku dhe njekohesisht me shqiptar se shqiptari, por ai eshte Himariot, zot i vetem ne shtepi te tij, as ne Athine e as ne Tirane. Asnjehere himarioti nuk ka dashur te kete te beje me organizimin, ligjet e tij, drejtimin, komanden, nga te tjeret, jo himariote. As Athina nuk ka patur ndonjhere pretendime para mua, per te cliruar vete ajo Himaren dhe ta merte me pas. Bile gjate kryengritjes, kam pas shme pengesa qe vinin nga Athina, Nuk donin t’ja dini per fatin tone, ose me mire ja kishin zili, autonomies mije vjecare te Himares.

Po qe se Fuqite e Medha do ta kishin lene Himaren brenda Greqise, si do ta mendoje Himaren ?
* Si te ishte me Greqine, si me Epirin, si me Tiranen, ne na duhej Autonomi brenda dikujt. Autonomi e plote. Me ligje te vecanta, per vete faktin e perberjes se Himares, me dy elemente te ndryshem, dy gjuhesh, ne harmoni mijevjecare. Inkuadrimi me njeren pale pa autonomi, do te ndodhte sic ndodhi me Tirane pas mos njohjes se autonomies, qe prishi harmonine, nxori dallimet, sollen tradhetira, zhdukje te lirise, marje te pasurise etj. 

Thuhet se ke qene grek i pastert, dmth me shume grek se shqiptar.
* Gjuhen e nenes e kam greqisht, edukimin, kulturen, besimin, i kam greqisht, emrin zakonet, ritet ceremoniale i kam greke, si gjithe himariotet, Dhermiu e Palasa. Por une nuk luftoja per nje Himare te cpotuar. Prandaj me pare se te isha grek, isha himariot, qe perfaqesoja nje Himare Unite, te bashkuar, me Pilurin, Kudhesin e shume fshatra te tjera ne te. Ketu gabuan ata qe luftuan me mua me 1912 e me pas, ose me tradhetuan. Ishin shqiptare, por haruan se me pare ishin himariote, qe perfaqesonin edhe pjesen dermuese, helene. U larguan nga identiteti himariot, ndersa une gjate 1912 e me pas , asnjehere.


Perse Principata e San Marinos e Andores e disa te tjera munden te qendrojne ne vete e Himara jo ?
* Para se te delte fantazma nacionale ose kombetare, asnje prijes atje, nuk terhiqte nga shteti gjuhen e te cilit fliste ose kishte orgjinen. Ata, ne cdo kohe ishin nga Principata e vogel, per te luftuan. Dolen ne Vete pak a shume kur shtetet komb nuk ishin krijuar. Me 1912 ishte von per Himaren per te dale ne vete, e pavarur, sepse ose njeri krah, ose tjetri qe ishin te dy palet ultra nacionalist, luftonin secila per hesap te saj dhe asnjera per Himaren. Keshtu ndodhi e keshtu vazhdon edhe sot. Ai qe thote jam grek, ai qe thote jam shqiptar, mire ben, por per Himaren ne nje fare menyre eshte tradhetar.

A mund te jetoj ne shtepine time, nen hien e ullirit tim, buze pusit, anes detit ?
* Per hir te kombit, fantazmes nacionale jo. Fati na lidhi me njerez qe koha i la prmitive, pa fe, pa prone e pa komb (para 1912 ).

Me te gjithe variantet e tua Arxigo, Autonomi me Epirin, ose me Tiranen, sot do te kishim ullirin tone, token per jete e shtepi. Nuk do shkonim rrugeve te botes. Mos realizimi i perpjekjeve, idealit tuaj, Himare me Autonomi, qofte edhe me Shqiperine, solli pasoja jo te mira. Kushtet kane ndruar aqe shume, sa qe shqiptaret nuk Ju kuptuan as me 1912, qe udhehoqet me sukses kryengritjen per clirimin perfundimtar, e as tani nuk duan t’ju kuptojne.
 Porosine e fundit

*   Toka duhej te ishte tek i Zoti, para rregullimit te Rruges, sepse ajo rruge u be sebep per heqjen e Autonomise. Kush se merr dot edhe me force, ta lere amanet qe ta marin pasardhesit.
  • Qendroni ne besimin Kristian, sepse edhe ai qe thote jam ateist, ka besimin e shajtanit.
  • Kerkoni sistemin federalist te drejtimit, decentralizimin e pushtetit, krijimn e nenprefektures, per te kuptuar se c’eshte autonomia, drejtimi me ligje lokale, ajo per te cilen luftova une.
  • Ne se me vleresoni mua, keni vleresuar veten, te paret tuaj qe per 2500 vjet qendruan te lire pa hiet Helen e Albane

Te jap fjalen se Bustin tend do ta vendosim. Cdo privat, pa kerkuar leje nga shteti, do te na jape nje cope vend ne pronen e tij, kudo qofte. Edhe bustin e martirit nuk deshen, por u vendos.


Realizoi bir i Himares per te cilen S. Milo luftoi aqe shume, si askush.