Botuar në Gazetën “Shqip” dat
2 korrik 2012,faqe 2
Letra e
Shoqatës “Bregdeti” drejtuar
Kryeministrit Z.Sali Berisha
“ Berisha
,na ktheni pronat
dhe zbatoni ligjin “
Shoqata
“Bregdeti “ në një
mbledhje të zhvilluar më
28 qershor të këtij viti ,ven
dosi t’i drejtohet me një letër të hapur Kryeministrit
Sali berisha, ku i apelohet për
zbatimin e ligjit
për çështjen e pronës në zonën
e quajtur si perla e Jugut të Shqipërisë.
Z.Kryeministër,kohët
e fundit Qeveria
që Ju drejtoni miratoi “Strategjinë e re të pronave “,një strategji për
mendimin tonë se nuk do të gjejë zbatim praktikë
sepse krahas të
tjerave ,strategjia e re,është
një dokument pa
shifra ,pra është
në document pa
faturë financiare.Shumë domethënës
është
fakti se gjatë
këtyre 20 viteve
në territorin e Bashkisë Himarë dhe të Komunës Lukovë, nuk është kompensuar
asnjë pronar bregdetas
!!!!!
Nga ana tjetër ,megjithë kërkesat e shumta drejtuar institucioneve të larta të shtetit e
personaliteteve të
tyre,letrave e kërkesave publike ,ambasadorëve të
akredituar ne Shqipëri si dhe personaliteve
të BE,KE,SHBA etj.,
shoqata jonë nuk është thirrur
fare në diskutimet që janë bërë
në lidhje me hartimin
e strategjisë dhe planit
të veprimit .Madje
edhe Shoqatën “Pronësi
me Drejtësi “që u thirë për konsultim,ajo
u bë sa për
sy e faqe ,mbasi
nuk morën parasysh
asnjë mendim ose kërkesë
të saj. E njëjta dukuri
u vërejt edhe në
përfaqësimet që shoqata
jonë ka pasur
në Kuvënd kohët e
fundit,asnjë mendim ose sugjerim
i saj nuk është reflektuar në
draftet e çuara
për votim.
Mendimi i jonë është se Qeveria nuk
zbaton as Kushtetutën që është
në fuqi për çështjen e
pronave dhe për këtë
arsye është ulur besimi i pronarëve të ligjshëm
bregdetas
“ Në të gjithë bregdetin
turistik,nga Vlora në Sarandë,anarkia e pronës sa vjen dhe
thellohet .Kërkesat tona të përsëritura për kthimin fizik
të pronave,pronarëve dhe trashëgimtarëve
të ligjshëm bregdetas,siç përcaktojnë
parimet morale,parimet e shkruara në librat e shënjtë ‘Bibla’dhe ‘Kurani ‘;parimet e së drejtës zakonore në Shqipëri,morali,
detyrimet kushtetuese pa permëndur Konventën Evropiane dhe të Drejtat e Njeriut
,vazhdojnë të bien në
vesh të shurdhër.
Premtimet për
kompensim dhe orvajtjet
për legalizim të uzurpatorëve të trojeve në
bregdetin turistik,janë mashtrime dhe
antikushtetuese.Veshi i shurdhër
për këtë
strategji që na shtynë për vetë gjyqësi është
gjenocid dhe spastrim sistematik i pronarëve autoktonë”,thuhet në
këtë letër të shoqatës “Bregdeti”.
Kjo
situate po provokohet nga ligjet antikushtetuese të
miratuara dhe qëndrimi constant
antipronar i shtetit “demokratik” prej
vitit 1991 e deri sot.”Me
parimin veproni tani,Ju drejtohemi ju z.Kryeministër ,njëkohësisht e dhe kryetar i KRRTRSH-së që të kërkoni prej INUK –ut ,të zbatojë
ligjin ,duke prishur ndërtimet pa leje që persona të tretë kanë
ndërtuar dhe vazhdojnë të
ndërtojnë pa leje në
zonën turistike,duke prerë e shkatërrua
me mijëra rrënjë
ullinjë (vetëm
në fshatrat Dhërmi e Vuno,gjatë këtij
viti janë prerë mbi 3000 rrënjë
ullinjë
të vjetra , të kohës bizantine ).
Zoti
Kryeministër,kur mungon shteti
ligjor,paraja rregullon gjithçka dhe ia mmbyll gojën
edhe pushtetit vendor edhe
policies ndërtimore.Prerja e
ullinjve, e agrumeve dhe e
drurëve frutorë për të hapur
sheshe ndërtimi dhe për të bërë
ndërtime në token
e tjetrit në bregdetin
e jugut janë mbështetur
nga pushtetarët vendorë të papërgjegjshëm dhe policia
ndërtimore që deri sot
nuk ka vepruar
për zbatimin e
ligjit,me personat e tretë
që kanë
ndërtuar dhe ata që vazhdojnë
të ndërtojnë pa leje .Nuk
ka si shpjegohet
ndryshe që gjatë periudhës së ndërrimit
të vëndeve më 8
Maj 2011,të pushtetarëve
vendor ,u dhanë me
qindra leje ndërtimi
nga i mëparshmi dhe aktuali bënë sehir ,duke miratuar
kështu edhe ai lejet e dhëna
të kundraligjshme “.
Z.Kryeministër angazhimi i Juaj për pastrimin
e zones turistike nga
pushtuesit dhe ndërtimet
pa leje që perona
të tretë kanë bërë në tokat
e pronarëve të ligjshëm,të cilët
veprojnë sikur të
ishin në token
e babait të tyre,do
të jetë
hapi i pare për çrrënjosjen e mafies së pronave
turistike dhe hapi i parë për
ta ndërprerë këtë rreth vicioz që
në bregdetin Vlorë -Sarandë
ka kohë që ka zëvëndësuar ligjin”.
AKTIVI I ZGJERUAR I SHOQATËS
“BREGDETI “
Tiranë
më 28 qershor 2012