| |||||||||||||
Natyra e njeriut; Bojkot
zgjedhjeve - Dr. Konstantini
Praktika boterore e shoqerise njerezore, pothuajse ne te
gjitha epokat ke verejtur, se njeriu eshte ne te njeten gjendje natyrore, pa
ndryshime esenciale. Kjo vihet re sot kudo ne cdo shtet e kontinent, ndonse
shume jane te kamufluara e te fshehura me kujdes. Shkas morra nga sa shohime
c’bejne politikanet qe jane ose duan te marrin pushtetin. Dalin haptazi pa
parime e moral, pa asgje njerezore ndaj zgjedhesve, vecse gjithca per
pushtetin, duke sakrifikuar asgje te tyre dhe cdo gje te te tjereve, pasurite e
jetet.
Kush eshte ne politike, eshte dicka. Te tjeret asgje,
mbushin sfondin, krijojne dekorim, sherbejne. Kush futet dhe ecen ne politike
shkeputet nga populli. Kush eshte ne krye eshte Zoti. Per tu bere Zot, me pare
duhet te kthehesh ne perbindesh. Ai qe vjen gjysmak, perfundon po lugat.
Perjashtimet jane te rralla. Meta dhe te tjeret, ku ishte dhe ku erdhi, jane tipike perbindesha, pavaresisht se
ne c’fare krah flene dhe thurin endera macabre.
Njeriun e qeteson, e ben paqesor, besimi, kanuni, ligji,
paaftesia, sepse nga natyra eshte agresiv. Nuk e ndal gje nqs nuk rrezikon
jeten. Te merr shpirtin per te te mare ate qe ke, emrin, mendimin, pronen.
Kur je popull, mos mendo shume per emrin dhe karakterin e
atij qe do zgjedhesh per ta vene mbi krye. Kushdo qofte, une, ti, ju, te tjere,
te gjithe, njesoj do te sillemi po te vijme ne pushtet. Instiktet dhe deshirat
nuk do te kete kush te na i frenoje. Prandaj, jo per fatalizem, por per te t’ju
rikujtuar, se duhet ti lesh pak hapsire edhe fatit.
Fatin e ben vete njeriu thone dijetaret. Fatin e ke sipas
mendjes qe ve ne funksionim. Por per vite e shekuj, mendja e ballkanasit eshte
lemuar nga te huajt, osmanet, komunizmi, perbindeshat qe kene pasur njeri pas
tjetrit, parardhesi tane e ne. Kultura jone popullore, eshte e shkeputur
plotesisht nga lashtesia, magjia, besimet, menyrat qe te hapin mendjen per tu
lidhur me natyren. Ne pergjithesi mbizoterojne mendje te trasha, te fjetura,
ndonse ne retorikat e kafeneve apo TV, duken filozofi. Vete filozofite, natyra
pas nje fare kohe e shekujsh, i ka hedhe poshte si fallco, jo te verteta.
Ndikimi i votuesit, vete votat, me shume jane formale ne cdo
sistem. Nqs diskutimet kthehen ne forme bastesh sportive, jane mjet i mire per
te vrare kohen ne nje gjendje emocionale te te jetuarit.
Perfundimi i zgjedhjeve eshte i kontrolluar. Votat vidhen.
Kushdo qe te fitoje do te jete njelloj. Jane tre koka te te njejtit gjarper.
Pushteti do te ngelet tek keta mafjoze qe shpejtuan te bejne mareveshje,
pikerisht per te mos humbe zgjedhesit. Por zgjedhesi, votuesi, per te zhduke
kete klase kriminelesh, keto parti hajdutesh, duhet te bojkotoje zgjedhjet.
Bojkotoim : Mos voto. Voto me flete te bardhe. Voto duke e
nxjere fleten te pavefsheme duke e zhgaravitur.
Ne Himare akoma me shume votimet jane te kota. Kushdo qe do
te vije ne pushtet, secila koke e Chimeres ( Sale-Rame-Mete), do te mbroje
vetem interesin e saj. Nuk do t’ja ktheje tokat, nuk do ta njohe historine dhe
herojte e saj. Simbolet mije vjecare, shkaben dy kranare himariote, kryqin
kristian ne sfondin e saj, do vazhdojne te jene turp. Ligjet e centralizuara ne
Tirane do te jene pengese per Bregdetin.
Bojkotim
Paria e Tiranës me Paktin 1 Prillit e ka shpallur strategjinë.
Ata do t’ia ruajnë shpatullat njëri-tjetrit, do të na bëjnë që të vuajmë edhe
më shumë. Sistemi është i ndërtuar që të na i vjedhin votat. Vota shkon kot,
sepse keta do ta vjedhin. Po iu dhe votën, iu ke dhenë të drejtën që të bëjnë
c’të duan, me pasurinë e me të ardhmen tënde.
Vota e jote nuk ka rëndësi sepse keta e dine se sa duhet te
vjedhin e si, do te bejne piekrisht ate gje. Nuk ka rëndësi a del në krye
Berisha, Meta, Rama, E kanë mendjen te vjedhin, te mbrojtë interesat e klaneve.
Tu japesh votën është te dënosh veten me dorën tënde, me mendjen tënde. Vota
është arma per te luftue të keqen.
Demokracia në Shqiperi është e dështuar. Ekonomia në krizë,
e varur nga sekrtorët jo prodhues. Shoqëria është e varur nga kriminaliteti,
administrata e korruptuar, këta janë hajna, partitë janë banda. Vota duhet
hedhur kunder. Voto kundër, bojkoto, hidh një votë proteste, një “votë të
bardhë.”Vota është e shenjtë, është dinjiteti e nderi jot. Këta e kanë mendjen
te vjedhin. Prandaj nuk duhet dhenë vota, asnjërit sepse nuk e meritojnë. Po
munde organizoju. Ky është fashizëm demokratik, sundim i klaneve të krimit.
Beni vizë të gjithëve. Prandaj duhet “vota e bardhë”, që të
protestosh për padrejtësinë, që të ngresh zërin për pafuqinë, që të kërkosh atë
që është e jotja, ardhmërinë e sigurtë, me nder e me dinjitet si në një shtet
normal. Bojkoto zgjedhjet, protesto. lere te bardhe, duke ju vënë një vizë
këtyre plehrave. Mbushe fleten me zhgaravina, nxire te pa vlefsheme.
Legjitimiteti i cdo sistemi politik qëndron në marrjen e
mbështetjes popullore. Për këte duhet të votohet, por “a duhet të votohet
? Nuk duhet të votojnë për partitë
në këto zgjedhje. Zgjedhjet duhen bojkotuar. Mosdhënia e legjitimitetit është
një arritje e jashtëzakonshme në këtë gjendje kur kemi një diktaturë fashiste
që maskohet si demokraci liberale.
Pse duhet bojkotuar
1. sistemet politike, ekonomike, morale, shoqërore e kulturore nuk janë në
shërbim tone.
2. Vota nuk ka vlerë. Kanë ndërtuar një sistem që garanton
partitë te fitojnë votat sido që të shkojnë punët. I kontrollojnë të gjitha
komisionet si te duan vetë.
3. Paria e ka organizuar punën që të mos ketë alternativa të
tjera. Çdo politikan që del kundër tyre është i poshtër, bandit i shitur tek të
huajt, injorant, spiun i Sigurimit, etj.
4, Kushdo që të fitojë, ne do të humbin sepse ata janë të
gjithë bashkë..
5, Të gjithë në lista janë kokat e krimit lokal, kombëtar.
6, Të mos rënë në kurthin e parisë që e bëri paktin me 1
prill..
Te mbështetet iniciativa Vota e Bardhë. Te behet thirrje për
bojkot, vota shkon kot.
Pakti 1 Prillit, Askush nuk duhet të na gënjejë se politika ne Tirane ka moral, respekton moralin, sepse është e pamoralshme, Askush s’flet për mungesë morali në këtë marrëveshje. Asnjë nuk përmendi eurot që te merrte kariken Rama. Askush nuk e tregoi se si e fitoi kreun e PS-së ky njeri, që dikur Nano i pati përmendur që e kishte marrë me thonj të palarë nga Parisi për ta bërë intelektual-ministër. Berisha-Meta-Rama nuk lejojnë dikë tjetër tu futet në mes dhe të prishë skemën e biznesit. Po, ra e gjithë skema që e mban në këmbë pushtetin dhe do shohim që si shqiptarët do votojnë në shumicë partitë komuniste, ekstremiste.Përse Vota e Bardhe? Me 23 qeshor bojkoto, absteno, dorëzo votën e bardhe.
Alternativa e vetme për ndryshim është : Vota e bardhe. Por ëshë e çuditshme, se nuk
kemi një lidership të ri “Pa tokë, pa shtëpi s’ka vote” ishte motoja e
fushatës elektorale në Afrikën e Jugut në 2004 e grupit që përfaqsonte
popullsinë e varfër. Në 1999 Bjellorusia bojkotoi zgjedhjet dhe komisioni
i derguar nga OKB gjeti shkelje të së drejtës së fjalës. Meksike 2009,
levizja “Nulo” mos voto për njeri..vota e popullit i cili është manipulauar aq
shumë sa ka harruar konceptin e vertetë të demokracisë dhe parimet e saj.
Taktikat e partive në favor të kujt? Duket
se kryetari i PS-ë gjykoi nuk mund të rezistonte në krye të partisë së tij nëse
nuk përvijonte një rrugë të qartë drejt pushtetit qendror për anëtarët e tij.
Në këtë pikëvështrim, marrëveshja Berisha-Rama-Meta, nuk është lëvizje e forcës
por demonstrim i frikës të parisë nga lëkundja e pozicionit të sistemit.. Pra,
teoria e zgjedhjes e bazon analizën thjesht në interesat e palëve dhe nuk le
vend për gjykime morale apo parime.
Delegjitimimi i politikës nuk krijon kushte për zhvillimin
demokratik. Për t'a përfunduar, marrëveshja nuk përfaqëson një zgjidhje për
problemet e popullit, Ajo përfaqëson luftë grupesh. Qytetarët duhet të
ndërgjegjësohen për papërgjegjshmërinë e palëve të parisë dhe të reagojnë
kundër tyre në bllok, me BOJKOT.
Teknikat e kontrollit të votës kanë evoluar. Ndër to më
populloret janë: vjedhja ashiqare, përcaktimi i kodit për t’u mbyllur shtigjet
të tretëve dhe eliminuar të vegjlit, vendosja e komisionerëve të të dyja
palëve, mbushja e kutive me vota emigrantësh, ndarja e votave të partive të
vogla me marrëveshje nga komisionerët, e deri tek vota foto me celular, e cila
të garanton mbajtjen e vendit të punës. bojkoti i zgjedhjeve (vota e bardhë)
është mjet demokratik i dobishëm. Marrëveshja e ngjalave i kënaqi të gjitha
palët e parisë, Pra, pas 23 vjet sundimi, parisë i duhet të përballet me
gjykimin popullor. Vota e bardhë ja heq parisë vellon e legjitimitetit, duke
hedhur hapin e parë drejt një fillimi të ri..
Inisiativa “Vota e Bardhe” ne FB https://www.facebook.com/votobardhe.
një shembull frymëzues. “për kë duhet të votohet” por “a duhet të votohet në
zgjedhjet e vitit 2013?” Zgjedhjet duhen bojkotuar. Edhe sikur votat e bardha,
vota en blanco, të përcaktojnë se cila palë e parisë do të fitojë, prapë
zgjedhjet duhet të bojkotohen sepse nuk ka dallim në mes të palëve këta janë tre koka të të njëjtit gjarpër.
Cfarë Tregoi Pakti?
Pakti i 1 Prillit tregoi hapur se trinomi Sali, Meta, Rama
nuk kanë skrupuj por vetëm interesa. Ata duan të punojnë bashkë, do të punojnë
bashkë dhe do të bien po bashkë. Bashkë e bënë Gërdecin, Kodin elektoral,
bashkë i vodhën zgjedhjet, mashtrojnë popullin, kanë mbuluar të gjithë
poshtërsitë. Grindja e tyre është vetëm sa për sy e faqe. Këta nuk
punojnë për shqiptarët, per kerkend, as për vete. Sepse dikur hajduti e mafiozi
i madh lodhet duke vjedhë e behet zotni.
Pakti tregoi që këta janë bashkë por
janë kundër të gjithë të tjerë. Bashkimi i tyre i hapur dhe i
paskrupullt moralisht i cimentuar me Paktin e 1 prillit tregon se i druhen
popullit, Gjëja më kryesore ishte që të mos lejonin sherr ndërmjet tyre. Pakti
tregoi se kane nje mendje e vlera. partitë janë njëlloj, banda hajnash, të
drejtuar nga cuba, me objektiv vjedhjen e të ardhmes së shqiptarëve. Militantët
e PS mund të votojnë lirshëm Saliun, militantët e PD-së Ramën dhe ata të Metës
mund të gjejnë punë me të dy palët.
Pakti si Problem; Pakti tregoi lidhjen e fortë të parisë. Në një anë janë rreshtuar bllokmenët. Në anën tjetër jemi ne. Ka një ndarje e frikshme shoqërore, një hendek. Paria e Tiranës, bandat e saj, krimi politik, ekonomik, zhurmuesit, mjetet e dizinformimit, njerëzit e vegjël të frikësuar dhe populli që do një kafshatë bukë. Mbas fushatës do të vijë dita që t’i rrjepin të gjallë. Prandaj zërat që janë përhapur se dyqanxhinjtë po vendosin t’i mbyllin dyqanet e të shkojnë në grevë të heshtur, se bizenset janë të paralizuara, se emigrantët e hidhëruar nuk do të bëjnë asgjë për të lehtësuar mundimin e familjeve të tyre janë duke e shqetësuar shuëm parinë.
Ajo e ka frikë këtë protest të heshtur që bëhet me mbylljen
e dyqaneve, me protestat e rinisë, me refuzimin e legalizmit të pronës, me
kuptimine drejtë të asaj që po vjen.
Përplasja po vjen, midis parisë së Tiranës të bashkuar 1
prillit dhe e gjithë te tjereve. Përplasja është bërë shumë e pashmangshme me
humbjen e legjitimitetit të parisë së Tiranës dhe me rritjen e padurimit
qytetar. A do të ketë përplasje si gjithkund tjetër në të tilla raste? Këtë do
ta shohim mbas 23 Qershorit. Si sundimtarët e bajraktarët ashtu edhe zejtarët,
katundarët, ndryshe flasin, ndryshe veprojnë e ndryshe mendojnë.
Pakti ka moral? Paria provoi se nuk ka vlera morale.Thuhet se pakti është realist, i domosdoshëm, moral. Saliu hiqet nga bashkimi i forcave të “majta.” Ky koncept i “të majtës” është një deformim i plotë, sepse partitë politike të ashtuquajtura “të majta” e “te djathta” në Shqipteri janë thjesht banda elektorale. Këto janë grumbullime fisesh e katundesh që nuk kanë asnjë bindje kolektiviste, dhe liderët e tyre mbrojnë vetëm interesat e klaneve respektive. Parti = banda e farefisit. Të bashkohen që të heqim qafe Saliun. Argumenti të përdorim të keqen më të vogël për të hequr të madhen.Zgjidhja eshte morale? Politika nuk ka moral. Si mund të ketë politika moral? Unë dua një shtet tjetër dhe nuk e pranoj shtetin e bandave e te hajduteve. Politika është vetëm pragmatike, kur mbështetet në konjuktura e në interesa të momentit. Sipas këtij argumenti, politika nuk eshte, morale sepse është gjithnjë rreth zgjedhjes të së keqes më të vogël.
Përjashta politikës, është që të gjithë duhet të
sillemi moralisht. Jemi familjarë, njerëz dhe është e pamundur që të pranosh të
keqen në jetën tënde. Jashte politikës duhet të synojme të mirën më të
mundshme. Po deshe të sillesh me moral, mos u merr me politikë. Morali e
përjashton politikën dhe anasjelltas. Nuk ka “të majtë,” ka vetëm banda
politike e kriminale që vënë kollare e rruajnë kokat, hanë ngjala, dhe shesin
dokrra ideologjike.
Pakti ishte një veprim llogarie. Per popullin eshte amoral.
Për të mirën e kujt bëhet një veprim i caktuar? Sepse marrja e jetës së dikujt
nuk është një veprim moral, por vrasja dhe dënimi i një krimineli, marrja e
jetës së tij, është një veprim shumë moral. Udhëheqësit kanë një qellim, të fitojnë
zgjedhjet, të mbesin në pushtet. Ata llogarisin përfitimin ose humbjen.
Treshia peshoi interesat e tyre individuale dhe llogaritën
se cfarë iu duhej mbështetësve për të mos u rebeluar. Kalkulimi politik ishte,
i ftohtë dhe bindës. Në këtë rast, populli e ka thikën e tyre në fyt e dorën e
tyre në xhep. Prandaj pakti nuk është moral,
nuk është as për popullin e as për mbështetësit e tyre.
Llogarite: Saliu qëndron në një opozitë të fortë, siguron
vendet e punës për mbështetësit dhe kontrollon PD-në. Mban kontrollin e posteve
kyce si Prokuror i Përgjithshëm, President, Polici. Edi behet kryeministër. Me
pushtetin vjen edhe mundësia që të ndajë të mira publike, të shtoje kontrollin
mbi partinë. Meta del i fituar, s’bëhet qeveri pa Metën.
Të tre duan të fitojnë brenda partive. Kanë ndërtuar një
system që iu shërben atyre, që është kriminal, kleptokratik, klanor. Ky është
pakti i banditëve që e kanë kapur një popull për fyti, që e mbajnë peng, i kanë
marrë nderin e kuletën e tani duan t’i marrin jetën.
Në politikë sjellja që i shërben grupit të cilit i përket e
ben sjelljen e moralshme. Po besove në interesin personal, cdo veprim që bën do
ta bësh i nisur nga interesat e ngushta. Ti je i moralshëm për veten, por aspak
i moralshëm për shoqërinë. Morali është për ata që e duan popullin e vet me
shumë se jetën. Politika duhet e
moralshme dhe në shërbim të nenshtetasve.
Kjo ishte ana teorike dhe gabimet nqs do te kishim nje grupim te trete
me udheheqes si P.Koci, apo shume te tjere jashte. Ne kushtet kur grupim te trete
nuk ka, kur gjedhesit karakterizohen nga mendje trashesia dhe mbeshtesin qorazi
vetem dy partite e medha, inisiativa per te heqe pa tjeter Saliun mund te dale
me sukses. Urime! - dhe te gatshem per te prere koken tjeter pas 4 vjeteve, te
Chimeres qe vjen ne pushtet. |
Sunday, April 14, 2013
Subscribe to:
Posts (Atom)