Sunday, April 14, 2013

Pakti 1 Prill, Bojkotim 




Natyra e njeriut; Bojkot zgjedhjeve - Dr. Konstantini

Praktika boterore e shoqerise njerezore, pothuajse ne te gjitha epokat ke verejtur, se njeriu eshte ne te njeten gjendje natyrore, pa ndryshime esenciale. Kjo vihet re sot kudo ne cdo shtet e kontinent, ndonse shume jane te kamufluara e te fshehura me kujdes. Shkas morra nga sa shohime c’bejne politikanet qe jane ose duan te marrin pushtetin. Dalin haptazi pa parime e moral, pa asgje njerezore ndaj zgjedhesve, vecse gjithca per pushtetin, duke sakrifikuar asgje te tyre dhe cdo gje te te tjereve, pasurite e jetet.

Kush eshte ne politike, eshte dicka. Te tjeret asgje, mbushin sfondin, krijojne dekorim, sherbejne. Kush futet dhe ecen ne politike shkeputet nga populli. Kush eshte ne krye eshte Zoti. Per tu bere Zot, me pare duhet te kthehesh ne perbindesh. Ai qe vjen gjysmak, perfundon po lugat. Perjashtimet jane te rralla. Meta dhe te tjeret, ku ishte dhe ku erdhi,  jane tipike perbindesha, pavaresisht se ne c’fare krah flene dhe thurin endera macabre.

Njeriun e qeteson, e ben paqesor, besimi, kanuni, ligji, paaftesia, sepse nga natyra eshte agresiv. Nuk e ndal gje nqs nuk rrezikon jeten. Te merr shpirtin per te te mare ate qe ke, emrin, mendimin, pronen.

Kur je popull, mos mendo shume per emrin dhe karakterin e atij qe do zgjedhesh per ta vene mbi krye. Kushdo qofte, une, ti, ju, te tjere, te gjithe, njesoj do te sillemi po te vijme ne pushtet. Instiktet dhe deshirat nuk do te kete kush te na i frenoje. Prandaj, jo per fatalizem, por per te t’ju rikujtuar, se duhet ti lesh pak hapsire edhe fatit.

Fatin e ben vete njeriu thone dijetaret. Fatin e ke sipas mendjes qe ve ne funksionim. Por per vite e shekuj, mendja e ballkanasit eshte lemuar nga te huajt, osmanet, komunizmi, perbindeshat qe kene pasur njeri pas tjetrit, parardhesi tane e ne. Kultura jone popullore, eshte e shkeputur plotesisht nga lashtesia, magjia, besimet, menyrat qe te hapin mendjen per tu lidhur me natyren. Ne pergjithesi mbizoterojne mendje te trasha, te fjetura, ndonse ne retorikat e kafeneve apo TV, duken filozofi. Vete filozofite, natyra pas nje fare kohe e shekujsh, i ka hedhe poshte si fallco, jo te verteta.

Ndikimi i votuesit, vete votat, me shume jane formale ne cdo sistem. Nqs diskutimet kthehen ne forme bastesh sportive, jane mjet i mire per te vrare kohen ne nje gjendje emocionale te te jetuarit.

Perfundimi i zgjedhjeve eshte i kontrolluar. Votat vidhen. Kushdo qe te fitoje do te jete njelloj. Jane tre koka te te njejtit gjarper. Pushteti do te ngelet tek keta mafjoze qe shpejtuan te bejne mareveshje, pikerisht per te mos humbe zgjedhesit. Por zgjedhesi, votuesi, per te zhduke kete klase kriminelesh, keto parti hajdutesh, duhet te bojkotoje zgjedhjet.
Bojkotoim : Mos voto. Voto me flete te bardhe. Voto duke e nxjere fleten te pavefsheme duke e zhgaravitur.

Ne Himare akoma me shume votimet jane te kota. Kushdo qe do te vije ne pushtet, secila koke e Chimeres ( Sale-Rame-Mete), do te mbroje vetem interesin e saj. Nuk do t’ja ktheje tokat, nuk do ta njohe historine dhe herojte e saj. Simbolet mije vjecare, shkaben dy kranare himariote, kryqin kristian ne sfondin e saj, do vazhdojne te jene turp. Ligjet e centralizuara ne Tirane do te jene pengese per Bregdetin.

Bojkotim

Paria e Tiranës me Paktin 1 Prillit e ka shpallur strategjinë. Ata do t’ia ruajnë shpatullat njëri-tjetrit, do të na bëjnë që të vuajmë edhe më shumë. Sistemi është i ndërtuar që të na i vjedhin votat. Vota shkon kot, sepse keta do ta vjedhin. Po iu dhe votën, iu ke dhenë të drejtën që të bëjnë c’të duan, me pasurinë e me të ardhmen tënde.

Vota e jote nuk ka rëndësi sepse keta e dine se sa duhet te vjedhin e si, do te bejne piekrisht ate gje. Nuk ka rëndësi a del në krye Berisha, Meta, Rama, E kanë mendjen te vjedhin, te mbrojtë interesat e klaneve. Tu japesh votën është te dënosh veten me dorën tënde, me mendjen tënde. Vota është arma per te luftue të keqen.

Demokracia në Shqiperi është e dështuar. Ekonomia në krizë, e varur nga sekrtorët jo prodhues. Shoqëria është e varur nga kriminaliteti, administrata e korruptuar, këta janë hajna, partitë janë banda. Vota duhet hedhur kunder. Voto kundër, bojkoto, hidh një votë proteste, një “votë të bardhë.”Vota është e shenjtë, është dinjiteti e nderi jot. Këta e kanë mendjen te vjedhin. Prandaj nuk duhet dhenë vota, asnjërit sepse nuk e meritojnë. Po munde organizoju. Ky është fashizëm demokratik, sundim i klaneve të krimit.

Beni vizë të gjithëve. Prandaj duhet “vota e bardhë”, që të protestosh për padrejtësinë, që të ngresh zërin për pafuqinë, që të kërkosh atë që është e jotja, ardhmërinë e sigurtë, me nder e me dinjitet si në një shtet normal. Bojkoto zgjedhjet, protesto. lere te bardhe, duke ju vënë një vizë këtyre plehrave. Mbushe fleten me zhgaravina, nxire te pa vlefsheme.

Legjitimiteti i cdo sistemi politik qëndron në marrjen e mbështetjes popullore. Për këte duhet të votohet, por “a duhet të votohet ?  Nuk duhet të votojnë për partitë në këto zgjedhje. Zgjedhjet duhen bojkotuar. Mosdhënia e legjitimitetit është një arritje e jashtëzakonshme në këtë gjendje kur kemi një diktaturë fashiste që maskohet si demokraci liberale.
           
Pse duhet bojkotuar 1. sistemet politike, ekonomike, morale, shoqërore e kulturore nuk janë në shërbim tone.
2. Vota nuk ka vlerë. Kanë ndërtuar një sistem që garanton partitë te fitojnë votat sido që të shkojnë punët. I kontrollojnë të gjitha komisionet si te duan vetë.
3. Paria e ka organizuar punën që të mos ketë alternativa të tjera. Çdo politikan që del kundër tyre është i poshtër, bandit i shitur tek të huajt, injorant, spiun i Sigurimit, etj.
4, Kushdo që të fitojë, ne do të humbin sepse ata janë të gjithë bashkë..
5, Të gjithë në lista janë kokat e krimit lokal, kombëtar.
6, Të mos rënë në kurthin e parisë që e bëri paktin me 1 prill..
Te mbështetet iniciativa Vota e Bardhë. Te behet thirrje për bojkot, vota shkon kot.

 

Pakti 1 Prillit, Askush nuk duhet të na gënjejë se politika ne Tirane ka moral, respekton moralin, sepse është e pamoralshme, Askush s’flet për mungesë morali në këtë marrëveshje. Asnjë nuk përmendi eurot që te merrte kariken Rama. Askush nuk e tregoi se si e fitoi kreun e PS-së ky njeri, që dikur Nano i pati përmendur që e kishte marrë me thonj të palarë nga Parisi për ta bërë intelektual-ministër. Berisha-Meta-Rama nuk lejojnë dikë tjetër tu futet në mes dhe të prishë skemën e biznesit. Po, ra e gjithë skema që e mban në këmbë pushtetin dhe do shohim që si shqiptarët do votojnë në shumicë partitë komuniste, ekstremiste.


Përse Vota e Bardhe? Me 23 qeshor bojkoto, absteno, dorëzo votën e bardhe.

Alternativa e vetme për ndryshim  është : Vota e bardhe. Por ëshë e çuditshme, se nuk kemi një lidership të ri “Pa tokë, pa shtëpi s’ka vote”  ishte motoja e fushatës elektorale në Afrikën e Jugut në 2004 e grupit që  përfaqsonte popullsinë e varfër. Në 1999 Bjellorusia bojkotoi zgjedhjet dhe  komisioni i derguar nga OKB gjeti shkelje të së drejtës së fjalës. Meksike 2009,  levizja “Nulo” mos voto për njeri..vota e popullit i cili është manipulauar aq shumë  sa ka harruar konceptin e vertetë të demokracisë dhe parimet e saj.

Taktikat e partive në favor të kujt?  Duket se kryetari i PS-ë gjykoi nuk mund të rezistonte në krye të partisë së tij nëse nuk përvijonte një rrugë të qartë drejt pushtetit qendror për anëtarët e tij. Në këtë pikëvështrim, marrëveshja Berisha-Rama-Meta, nuk është lëvizje e forcës por demonstrim i frikës të parisë nga lëkundja e pozicionit të sistemit.. Pra, teoria e zgjedhjes e bazon analizën thjesht në interesat e palëve dhe nuk le vend për gjykime morale apo parime.

Delegjitimimi i politikës nuk krijon kushte për zhvillimin demokratik. Për t'a përfunduar, marrëveshja nuk përfaqëson një zgjidhje për problemet e popullit, Ajo përfaqëson luftë grupesh. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për papërgjegjshmërinë e palëve të parisë dhe të reagojnë kundër tyre në bllok, me BOJKOT.

Teknikat e kontrollit të votës kanë evoluar. Ndër to më populloret janë: vjedhja ashiqare, përcaktimi i kodit për t’u mbyllur shtigjet të tretëve dhe eliminuar të vegjlit, vendosja e komisionerëve të të dyja palëve, mbushja e kutive me vota emigrantësh, ndarja e votave të partive të vogla me marrëveshje nga komisionerët, e deri tek vota foto me celular, e cila të garanton mbajtjen e vendit të punës. bojkoti i zgjedhjeve (vota e bardhë) është mjet demokratik i dobishëm. Marrëveshja e ngjalave i kënaqi të gjitha palët e parisë, Pra, pas 23 vjet sundimi, parisë i duhet të përballet me gjykimin popullor. Vota e bardhë ja heq parisë vellon e legjitimitetit, duke hedhur hapin e parë drejt një fillimi të ri..

Inisiativa “Vota e Bardhe” ne FB https://www.facebook.com/votobardhe. një shembull frymëzues. “për kë duhet të votohet” por “a duhet të votohet në zgjedhjet e vitit 2013?” Zgjedhjet duhen bojkotuar. Edhe sikur votat e bardha, vota en blanco, të përcaktojnë se cila palë  e parisë do të fitojë, prapë zgjedhjet duhet të bojkotohen sepse nuk ka dallim në mes të palëve këta janë tre koka të të njëjtit gjarpër.

Cfarë Tregoi Pakti?

Pakti i 1 Prillit tregoi hapur se trinomi Sali, Meta, Rama nuk kanë skrupuj por vetëm interesa. Ata duan të punojnë bashkë, do të punojnë bashkë dhe do të bien po bashkë. Bashkë e bënë Gërdecin, Kodin elektoral, bashkë i vodhën zgjedhjet, mashtrojnë popullin, kanë mbuluar të gjithë poshtërsitë. Grindja e tyre është vetëm sa për sy e faqe.  Këta nuk punojnë për shqiptarët, per kerkend, as për vete. Sepse dikur hajduti e mafiozi i madh lodhet duke vjedhë e behet zotni.

Pakti tregoi që këta janë bashkë por janë kundër të gjithë të tjerë. Bashkimi i tyre i hapur dhe i paskrupullt moralisht i cimentuar me Paktin e 1 prillit tregon se i druhen popullit, Gjëja më kryesore ishte që të mos lejonin sherr ndërmjet tyre. Pakti tregoi se kane nje mendje e vlera. partitë janë njëlloj, banda hajnash, të drejtuar nga cuba, me objektiv vjedhjen e të ardhmes së shqiptarëve. Militantët e PS mund të votojnë lirshëm Saliun, militantët e PD-së Ramën dhe ata të Metës mund të gjejnë punë me të dy palët.

Pakti si Problem; Pakti tregoi lidhjen e fortë të parisë. Në një anë janë rreshtuar bllokmenët. Në anën tjetër jemi ne. Ka një ndarje e frikshme shoqërore, një hendek. Paria e Tiranës, bandat e saj, krimi politik, ekonomik, zhurmuesit, mjetet e dizinformimit, njerëzit e vegjël të frikësuar dhe populli që do një kafshatë bukë. Mbas fushatës do të vijë dita që t’i rrjepin të gjallë. Prandaj zërat që janë përhapur se dyqanxhinjtë po vendosin t’i mbyllin dyqanet e të shkojnë në grevë të heshtur, se bizenset janë të paralizuara, se emigrantët e hidhëruar nuk do të bëjnë asgjë për të lehtësuar mundimin e familjeve të tyre janë duke e shqetësuar shuëm parinë.


Ajo e ka frikë këtë protest të heshtur që bëhet me mbylljen e dyqaneve, me protestat e rinisë, me refuzimin e legalizmit të pronës, me kuptimine drejtë të asaj që po vjen.
Përplasja po vjen, midis parisë së Tiranës të bashkuar 1 prillit dhe e gjithë te tjereve. Përplasja është bërë shumë e pashmangshme me humbjen e legjitimitetit të parisë së Tiranës dhe me rritjen e padurimit qytetar. A do të ketë përplasje si gjithkund tjetër në të tilla raste? Këtë do ta shohim mbas 23 Qershorit. Si sundimtarët e bajraktarët ashtu edhe zejtarët, katundarët, ndryshe flasin, ndryshe veprojnë e ndryshe mendojnë.

Pakti ka moral? Paria provoi se nuk ka vlera morale.Thuhet se pakti është realist, i domosdoshëm, moral. Saliu hiqet nga bashkimi i forcave të “majta.” Ky koncept i “të majtës” është një deformim i plotë, sepse partitë politike të ashtuquajtura “të majta” e “te djathta” në Shqipteri janë thjesht banda elektorale. Këto janë grumbullime fisesh e katundesh që nuk kanë asnjë bindje kolektiviste, dhe liderët e tyre mbrojnë vetëm interesat e klaneve respektive. Parti = banda e farefisit. Të bashkohen që të heqim qafe Saliun. Argumenti të përdorim të keqen më të vogël për të hequr të madhen.


Zgjidhja eshte morale? Politika nuk ka moral. Si mund të ketë politika moral? Unë dua një shtet tjetër dhe nuk e pranoj shtetin e bandave e te hajduteve. Politika është vetëm pragmatike, kur mbështetet në konjuktura e në interesa të momentit. Sipas këtij argumenti, politika nuk eshte, morale sepse është gjithnjë rreth zgjedhjes të së keqes më të vogël.


Përjashta politikës, është që të gjithë  duhet të sillemi moralisht. Jemi familjarë, njerëz dhe është e pamundur që të pranosh të keqen në jetën tënde. Jashte politikës duhet të synojme të mirën më të mundshme. Po deshe të sillesh me moral, mos u merr me politikë. Morali e përjashton politikën dhe anasjelltas. Nuk ka “të majtë,” ka vetëm banda politike e kriminale që vënë kollare e rruajnë kokat, hanë ngjala, dhe shesin dokrra ideologjike.

Pakti ishte një veprim llogarie. Per popullin eshte amoral. Për të mirën e kujt bëhet një veprim i caktuar? Sepse marrja e jetës së dikujt nuk është një veprim moral, por vrasja dhe dënimi i një krimineli, marrja e jetës së tij, është një veprim shumë moral. Udhëheqësit kanë një qellim, të fitojnë zgjedhjet, të mbesin në pushtet. Ata llogarisin përfitimin ose humbjen.

Treshia peshoi interesat e tyre individuale dhe llogaritën se cfarë iu duhej mbështetësve për të mos u rebeluar. Kalkulimi politik ishte, i ftohtë dhe bindës. Në këtë rast, populli e ka thikën e tyre në fyt e dorën e tyre në xhep. Prandaj pakti nuk është moral, nuk është as për popullin e as për mbështetësit e tyre.

Llogarite: Saliu qëndron në një opozitë të fortë, siguron vendet e punës për mbështetësit dhe kontrollon PD-në. Mban kontrollin e posteve kyce si Prokuror i Përgjithshëm, President, Polici. Edi behet kryeministër. Me pushtetin vjen edhe mundësia që të ndajë të mira publike, të shtoje kontrollin mbi partinë. Meta del i fituar, s’bëhet qeveri pa Metën.

Të tre duan të fitojnë brenda partive. Kanë ndërtuar një system që iu shërben atyre, që është kriminal, kleptokratik, klanor. Ky është pakti i banditëve që e kanë kapur një popull për fyti, që e mbajnë peng, i kanë marrë nderin e kuletën e tani duan t’i marrin jetën.

Në politikë sjellja që i shërben grupit të cilit i përket e ben sjelljen e moralshme. Po besove në interesin personal, cdo veprim që bën do ta bësh i nisur nga interesat e ngushta. Ti je i moralshëm për veten, por aspak i moralshëm për shoqërinë. Morali është për ata që e duan popullin e vet me shumë se jetën. Politika  duhet e moralshme dhe në shërbim të nenshtetasve.
Kjo ishte ana teorike dhe gabimet nqs do te kishim nje grupim te trete me udheheqes si P.Koci, apo shume te tjere jashte. Ne kushtet kur grupim te trete nuk ka, kur gjedhesit karakterizohen nga mendje trashesia dhe mbeshtesin qorazi vetem dy partite e medha, inisiativa per te heqe pa tjeter Saliun mund te dale me sukses. Urime! - dhe te gatshem per te prere koken tjeter pas 4 vjeteve, te Chimeres qe vjen ne pushtet.