100 Vjetori i lindjes se Petro Marko
Ne 25 Nentor, mbushen 100 vjet nga lindja e publicisttit te madh Himariot.
Petro Marko ka lindur në Dhërmi në 1913. Fëmijëria e tij ka kaluar në
fshatin e tij të lindjes për të cilin ai thotë se "Dërmiu është fshati
më i bukur në botë". I edukuar nga familje e njohur dhe patriotike
himariotase, Petroja më pas do të ndiqte studimet në Shkollën Tregëtare
të Vlorës. Pasi mbaroi shkollën në vitet 30-të atë e caktojnë mësues të
gjuhës shqipe në zonën e Dropullit. Pikërisht në ato vite Petroja filloi
të shfaqte talent në fushën e dorëshkrimeve dhe të gazetarisë. Në atë
kohë Petroja kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh në
fushën e botimeve. "Ora" do të ishte gazeta e parë ku Petro Marko 25
vjec do të fillonte të shkruante shkrimet e para të cilat sulmonin
regjimin e Zogut për prapambetje shoqërore kulturore dhe ekonomike në
të cilën ndodhej vëndi. Më pas me gazetën tjetër "ABC" Petro Marko do të
shtonte talentin e tij në firmimin intelektual sidomoson kundër frymës
së re që sapo kishte sunduar në Europë, atë të fashizmit. Për disa
shkrime të botuara ai u burgos disa herë nën censurën e fortë të
regjimit të Zogut. Petro u shkëput herët nga Himara dhe kontaktet me
familjen e tij i mbante për së largu. A
të kohë ishte vendosur në Tiranë
dhe rreth viteve 1934 -35 ai përfitoi një bursë për të ndjekur studimet
në Paris ku vecanërisht ministri i atëhershëm i Arsimit të Mbretërisë së
Zogut Hill Mosi, e ka ndihmuar duke parë penën e fortë të Petros për të
vazhduar studimet jashtë shtetit. Petro Marko do të detyrohej të
ndërpriste studimet kur filloi lufta në Spanjë. Në atë kohë ai u bashkua
me patriotë dhe revolucionarë sic thoshte ai në atë kohë që "Të gjithë
ishin komunistë të vendosur" për të luftuar ndaj fashizmit. Pikërisht
në vitin 1936 Petro Marko së bashku me shumë shqiptarë të tjerë
regjistrohet në Brigadat e forcave vullnetare të Spanjës. Atje vec
luftëtarëve të të gjitha vëndeve ai njohu dhe të famshmin Ernest
Heminguej për të cilin ai thoshte se ishte një kolos i përmasave të
mëdha.
Ngjarjet e Spanjës Petro do ti hidhte në letër dhe do ti botonte
në kohën e Diktaturës së Hoxhës por me një natyrë krejt të vecantë, atë
të censurës, të ndalimit të veprave dhe vargjeve dhe të diktuara prej
propagandës komuniste e asaj kohe. Pushtimi I Italisë fashiste e gjeti
Petron në mërgim në Francë I cili ishte kthyer pas luftës së Spanjës. Në
Shqipëri vjen menjëherë dhe takohet me patriotë dhe komunistë përfshi
Nako Spiron, Sejfulla Malëshovën, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Koci
Xoxen etj dhe mer pjesë në rezistencën guerilje kunder fashizmit. Në
vitin 1941 kur vepronte në Tiranë arestohet dhe cohet në Burgjet e
Ustikas në Itali nga ku lirohet pas përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore. Pas clirimit Petro Marko do të themelonte gazetën "Bashkimi"
por në vitin 1947 ai do të arestohej së bashku me grupin e Koci Xoxes si
agjent I anglo amerikanëve. Pasi ka qendruar rreth dy vjet në burgjet e
komunisteve te Hoxhës, Petroja do të fillonte jetën ndryshe nga ckishte
dashur dhe ckishte luftuar për vëndin e tij, nën sundimit e gjatë të
dinastisë së Hoxhës, kohë për të cilën ai vetë fliste se "ta dinte se
Shqipëria do të kishte përfunduar nën diktaturë, do të kishte qëndruar
diku në perëndim dhe prej andej ndoshta do ti shërbente më mirë vëndit
dhe kombit të tij, se sa nën kërcënimin e kulisave të diktaturës
komuniste në Shqipëri. Martuar me Safon piktoren bukuroshe, Petro do të
edukonte dhe dy fëmijët e tij Jamarbërin dhe Arianitën, nën frymën
bashkohore të artit dhe të kulturës qytetare. Por pikërisht këtu
fillojnë dhe aventurat e jetës së tij. Shkrimtari I cili më pas do të
bëhej profesionist I vërtetë, me publikimet dhe reportazhet e tij si në
shtyp dhe në botime do të gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve
dhe patriotëve jo vetëm në vënd por dhe jashtë saj. Botimet e Petro
Markos filluan të përktheheshin në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra te
tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti I fundit" "Ara ne Mal" "Një emër në
katër rrugë" "Shpella e Piratëve" etj do të mbushnin libraritë shqiptare
dhe europiane madje dhe deri në Japoni dhe Amerikë. Me daljen e
botimeve të Petro Markos letërsia shqiptare hyri në frymën e letërsisë
moderne, origjinaliteti I të cilës i kaloi dhe kufijtë imagjinarë.
Pikërisht ishte Dhërmiu për të cilin ai thoshte se ishte fshati më I
bukur në Botë, vëndi ku Petro do të fillonte të lidhte gjithë
krijimtarinë e tij artistike dhe letrare. Dhërmiu dhe Himara do të
mbeteshin të paharuara në kujtesën e Petros për të cilin ai thoshte se
"Në atë vënd dhe gurët dhe retë flasin bashkë, ndërsa nuk mund ta
përshkruante dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën e tyre me
shkëmbinjtë mbrëmjeve buzë detit" Për gjatë gjithë karierës së tij
letrare deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarëve,
Dhërmiu dhe njerëzit e tij të thjeshtë do të përbënin thelbin e
personazheve të shkrimeve dhe veprave të tij, ku shpesh emra dhe
karaktere të legjendave të brigjeve të Himarës, do të tërhiqnin me
interes botën e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare.
Personazhet e librave
me heronjë, piratë dhe kapedanë, do të shndëroheshin në filma, ndërsa me
botimet e romanëve modernë të letërsisë sonë ai do të fitonte dhe tituj
të lartë si në vitin 1959 cmimin e Republikës. Pas persekutimit të tij
moral dhe profesionist Petroja nuk hoqi dorë nga veprat dhe shkrimet. Ai
shkruante thjesht në një shtëpi për të cilën nuk e ndëroi deri në
vdekje përballë Hotel Arbërisë, në një dhomë ku vetëm dëgjohej goditja e
makinës së shkrimit dhe ndihej era e thellë e duhanit që ai pinte deri
natën vonë. Në shtëpinë e tij kanë hyrë me qindra patriotë dhe
bashkëfshatarë si nga Himara dhe vëndë te tjera të Shqipërisë, probleme
halle pse jo dhe talente për të mësuar më pas artin e Petros. Ndërkaq
persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma më shumë kur Madu sic I flasin
shkurtë djalit të Petros, do ta futnin në burg për propagandë
antikmuniste. Në vitet e rëzimit të diktaturës Petroja do të kishte në
duar dorëshkrimet më të bukura të jetës së tij, por ai dha shpirt në 24
Dhjetor të 1991. Pak kohë më parë ai kishte themeluar Partinë
Republikane për të cilën ai thoshte se duhet të bëhet vërtetë
republikane me koncepte moderne dhe jo komuniste. Amaneti që kishte lënë
në familje ishte jo shumë I cuditshëmt për njerëzit që kanë lindur në
Bregun e Detit Jon. Ai dëshironte të varrosej në Dhërmi. Autori i këtyre
radhëve ka jetuar tri vitet e fundit të jetës së Petro Markos, bashkë
me të momente trishtimi dhe gëzimi, që nga fillimi i botimeve të Petros
dhe deri në vdekjen që s`ju nda për asnjë cast nga pas, pikërisht në atë
dhomë të vogël ku Petroja i shtrirë në shtrat priste dhe përcillte me
mijëra miq dhe dashamirës së tij, sikur dëshironte të cmallej dhe vetëm
të cmallej me ta. Por ja një natë dimri, ndërsa televizioni shqiptar
njoftoi për shuarjen e një prej kolosëve të letërsisë shqiptare Petro
Markon, të nesërmen trupi i tij do të udhëtonte dhe do të varrosej pranë
gurëve të Dhërmiut, tek vari i të parëve të tij, dhe pse Llogorai atë
ditë mbuluar me borë dhe akull do ta lejonte arkivolin dhe miqtë që e
shoqëronin, pa asnjë pengesë. Petro Marko prehet sot në "Fshatin më të
bukur në Botë", Dhërmi, mes ullinjve dhe portokalleve por dhe aromës së
jodit të Jonit. Sot pas kaq vjetësh Presidenti i Republikës së
Shqipërisë Rexhep Meidani i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartë
"Mjeshtëri i Madh i Punës" Petro Markos, për meritat e tij të larta në
shërbim të kombit, atdheut, artit dhe letërsisë. Me veprën e Petro
Markos, Teatri i Qytetit të Vlorës mori emrin e tij. ]
Petro Marko eshte, "Qytetar Nderi i Himares"
Stavri Marko
Tirane Tetor 1999