Saturday, November 16, 2013

 100 Vjetori i lindjes se Petro Marko


 

Ne 25 Nentor, mbushen 100 vjet nga lindja e publicisttit te madh Himariot.

Petro Marko ka lindur në Dhërmi në 1913. Fëmijëria e tij ka kaluar në fshatin e tij të lindjes për të cilin ai thotë se "Dërmiu është fshati më i bukur në botë". I edukuar nga familje e njohur dhe patriotike himariotase, Petroja më pas do të ndiqte studimet në Shkollën Tregëtare të Vlorës. Pasi mbaroi shkollën në vitet 30-të atë e caktojnë mësues të gjuhës shqipe në zonën e Dropullit. Pikërisht në ato vite Petroja filloi të shfaqte talent në fushën e dorëshkrimeve dhe të gazetarisë. Në atë kohë Petroja kujtonte me respekt Branko Merxhanin nga i cili u lidh në fushën e botimeve. "Ora" do të ishte gazeta e parë ku Petro Marko 25 vjec do të fillonte të shkruante shkrimet e para të cilat sulmonin regjimin  e Zogut për prapambetje shoqërore kulturore dhe ekonomike në të cilën ndodhej vëndi. Më pas me gazetën tjetër "ABC" Petro Marko do të shtonte talentin e tij në firmimin intelektual sidomoson kundër frymës së re që sapo kishte sunduar në Europë, atë të fashizmit. Për disa shkrime të botuara ai u burgos disa herë nën censurën e fortë të regjimit të Zogut. Petro u shkëput herët nga Himara dhe kontaktet me familjen e tij i mbante për së largu. A

të kohë ishte vendosur në Tiranë dhe rreth viteve 1934 -35 ai përfitoi një bursë për të ndjekur studimet në Paris ku vecanërisht ministri i atëhershëm i Arsimit të Mbretërisë së Zogut Hill Mosi, e ka ndihmuar duke parë penën e fortë të Petros për të vazhduar studimet jashtë shtetit. Petro Marko do të detyrohej të ndërpriste studimet kur filloi lufta në Spanjë. Në atë kohë ai u bashkua me patriotë dhe revolucionarë sic thoshte ai në atë kohë që  "Të gjithë ishin komunistë të vendosur"  për të luftuar ndaj fashizmit. Pikërisht në vitin 1936 Petro Marko së bashku me shumë shqiptarë të tjerë regjistrohet në Brigadat e forcave vullnetare të Spanjës. Atje vec luftëtarëve të të gjitha vëndeve ai njohu dhe të famshmin Ernest Heminguej për të cilin ai thoshte se ishte një kolos i  përmasave të mëdha.

Ngjarjet e Spanjës Petro do ti hidhte në letër dhe do ti botonte në kohën e Diktaturës së Hoxhës por me një natyrë krejt të vecantë, atë të censurës, të ndalimit të veprave dhe vargjeve dhe të diktuara prej propagandës komuniste e asaj kohe. Pushtimi I Italisë fashiste e gjeti Petron në mërgim në Francë I cili ishte kthyer pas luftës së Spanjës. Në Shqipëri vjen menjëherë dhe takohet me patriotë dhe komunistë përfshi Nako Spiron, Sejfulla Malëshovën, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Koci Xoxen etj dhe mer  pjesë në rezistencën guerilje kunder fashizmit. Në vitin 1941 kur vepronte në Tiranë arestohet dhe cohet në Burgjet e Ustikas në Itali nga ku lirohet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Pas clirimit Petro Marko do të themelonte gazetën "Bashkimi" por në vitin 1947 ai do të arestohej së bashku me grupin e Koci Xoxes si agjent I anglo amerikanëve. Pasi ka qendruar rreth dy vjet në burgjet e komunisteve te Hoxhës, Petroja do të fillonte jetën ndryshe nga ckishte dashur dhe ckishte luftuar për vëndin e tij, nën sundimit e gjatë të dinastisë së Hoxhës, kohë për të cilën ai vetë fliste se "ta dinte se Shqipëria do të kishte përfunduar nën diktaturë, do të kishte qëndruar diku në perëndim dhe prej andej ndoshta do ti shërbente më mirë vëndit dhe kombit të tij, se sa nën kërcënimin e kulisave të diktaturës komuniste në Shqipëri. Martuar me Safon piktoren bukuroshe, Petro do të edukonte dhe dy fëmijët e tij Jamarbërin dhe Arianitën, nën frymën bashkohore të artit dhe të kulturës qytetare. Por pikërisht këtu fillojnë dhe aventurat e jetës së tij. Shkrimtari I cili më pas do të bëhej profesionist I vërtetë,  me publikimet dhe reportazhet e tij si në shtyp dhe në botime do të gëzonte shpejt respektin e shumë shqiptarëve dhe patriotëve jo vetëm në vënd por dhe jashtë saj. Botimet e Petro Markos filluan të përktheheshin në gjuhë të ndryshme të botës. Vepra te tilla si "Hasta La Vista", "Qyteti I fundit" "Ara ne Mal" "Një emër në katër rrugë" "Shpella e Piratëve" etj do të mbushnin libraritë shqiptare dhe europiane madje dhe deri në Japoni dhe Amerikë. Me daljen e botimeve të Petro Markos letërsia shqiptare hyri në frymën e letërsisë moderne, origjinaliteti I të cilës i kaloi dhe kufijtë imagjinarë. Pikërisht ishte Dhërmiu për të cilin ai thoshte se ishte fshati më I bukur në Botë, vëndi ku Petro do të fillonte të lidhte gjithë krijimtarinë e tij artistike dhe letrare. Dhërmiu dhe Himara do të mbeteshin të paharuara në kujtesën e Petros për të cilin ai thoshte se "Në atë vënd dhe gurët dhe retë flasin bashkë, ndërsa nuk mund ta përshkruante dot me fjalë përplasjen e dallgëve dhe zhurmën e tyre me shkëmbinjtë mbrëmjeve buzë detit" Për gjatë gjithë karierës së tij letrare deri sa Petro Markon e larguan nga Lidhja e Shkrimtarëve, Dhërmiu dhe njerëzit e tij të thjeshtë do të përbënin thelbin e personazheve të shkrimeve dhe veprave të tij, ku shpesh emra dhe karaktere të legjendave të brigjeve të Himarës, do të tërhiqnin me interes botën e fëmijëve dhe të rinisë shqiptare.

Personazhet e librave me heronjë, piratë dhe kapedanë, do të shndëroheshin në filma, ndërsa me botimet e romanëve modernë të letërsisë sonë ai do të fitonte dhe tituj të lartë si në vitin 1959 cmimin e Republikës. Pas persekutimit të tij moral dhe profesionist Petroja nuk hoqi dorë nga veprat dhe shkrimet. Ai shkruante thjesht në një shtëpi për të cilën nuk e ndëroi deri në vdekje përballë Hotel Arbërisë, në një dhomë ku vetëm dëgjohej goditja e makinës së shkrimit dhe ndihej era e thellë e duhanit që ai pinte deri natën vonë. Në shtëpinë e tij kanë hyrë me qindra patriotë dhe bashkëfshatarë si nga Himara dhe vëndë te tjera të Shqipërisë, probleme halle pse jo dhe talente për të mësuar më pas artin e Petros. Ndërkaq persekutimin e tij ai do ta ndjente akoma më shumë kur Madu sic I flasin shkurtë djalit të Petros, do ta futnin në burg për propagandë antikmuniste. Në vitet e rëzimit të diktaturës Petroja do të kishte në duar dorëshkrimet më të bukura të jetës së tij, por ai dha shpirt në 24 Dhjetor të 1991. Pak kohë më parë ai kishte themeluar Partinë Republikane për të cilën ai thoshte se duhet të bëhet vërtetë republikane me koncepte moderne dhe jo komuniste. Amaneti që kishte lënë në familje ishte jo shumë I cuditshëmt për njerëzit që kanë lindur në Bregun e Detit Jon. Ai dëshironte të varrosej në Dhërmi. Autori i këtyre radhëve ka jetuar tri vitet e fundit të jetës së Petro Markos, bashkë me të momente trishtimi dhe gëzimi, që nga fillimi i botimeve të Petros dhe deri në vdekjen që s`ju nda për asnjë cast nga pas, pikërisht në atë dhomë të vogël ku Petroja i shtrirë në shtrat priste dhe përcillte me mijëra miq dhe dashamirës së tij, sikur dëshironte të cmallej dhe vetëm të cmallej me ta. Por ja një natë dimri, ndërsa televizioni shqiptar njoftoi për shuarjen e një prej kolosëve të letërsisë shqiptare Petro Markon, të nesërmen trupi i tij do të udhëtonte dhe do të varrosej pranë gurëve të Dhërmiut, tek vari i të parëve të tij, dhe pse Llogorai atë ditë mbuluar me borë dhe akull do ta lejonte arkivolin dhe miqtë që e shoqëronin, pa asnjë pengesë. Petro Marko prehet sot në "Fshatin më të bukur në Botë", Dhërmi, mes ullinjve dhe portokalleve por dhe aromës së jodit të Jonit. Sot pas kaq vjetësh Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Meidani i ka akorduar pas vdekjes titullin e lartë "Mjeshtëri i Madh i Punës" Petro Markos, për meritat e tij të larta në shërbim të kombit, atdheut, artit dhe letërsisë. Me veprën e Petro Markos, Teatri i Qytetit të Vlorës mori emrin e tij.     ]

Petro Marko eshte, "Qytetar Nderi i Himares"                  

Stavri Marko

Tirane Tetor 1999