Thursday, January 23, 2014


The Himara Community


Mar shkas, qe të bëj publike, nje tentative me permasa sa historike aq edhe korruptive, qe ka ndodhur ne Bashkinë e Himarës, në një mbledhje të Këshillit, me motivacion: "Ndarja e re e tokave bujqesore në bazë të Ligjit 7501, per banorët e Himares". Por fale votave te opozitës në këtë këshill, projekti nuk u miratua, edhe pse autoret u shprehën se ky projet, do të kalojë në mbledhjet e ardhshme. Duhet theksuar se projekti për rindarjen e tokës bujqësore, është në vazhdimin e përpjekjeve të pushtetit qëndror në Tiranë në bashkëpunim me atë lokal, për të kompletuar ndarjen e tokës me ligjin 7501, edhe per nje vit kalendarik, e cila do të ishte një dhuratë elektorale, por në vecanti një thikë pas shpine të përmasave të rezikshme në Himarë.

Komuniteti Himariot, është thellësisht i shqetësuar për zhvillimin e kësaj përmase, e projektuar në zyrat qendrore në Tiranë dhe e  praktikuar në Himarë, një bashkëveprim sa elektoral aq edhe mafioz, për të vazhduar gjidhnjë dhe pa limit, grabitjen e pasurive dhe pronave tëe Himariotëve dhe Kishes Orthodokse. Ky projekt vendim i firmosur nga kretët e Bashkisë Himarë dhe nga kryesite e pleqesive te fshatrave, i bërë publik nga inteligjeeca e Himarës në rrjetet sociale, dëshmon për një përpjekje fatale të përcarjes më të madhe historike të 100 vjetëve, brënda species së familjes himariote, ndarjen materiale dhe gjenetike për shkak të interesave politike mafioze lart dhe poshtë.

Ky projekt vendim na tregon ne, himariotët e diasporës, të mbani larg me mëndje dhe vepra Himarën, të mos mereni me pasuritë tuaja se ato tashmë do të kishin zot me okelion "Toka i takon atij që e punon" të tjerët puthuni me Milon. Kemi patur debate mes komunitetit, për qëndrimin me ligjin 7501, për të cilën kemi vendosur se Mosbindja Civile, ka qënë forma më e mirë e mos njohjes së ligjit përcarës 7501, mes familjeve himariote. Ky projekt vendim, jep vulën vendimtare të një ndarje historike mes vëllezërish të një familje, të një krahine, por që kanë histori të përbashkët glorioze. Por kjo nismë, e ka zanafillën disa vite më parë, kur tetnativat për aktivizimin dhe ligjërimin e Ligjit 7501, filluan të bëheshin realitet në pranverën e vitit 2011.

Cuditërisht Vasil Bollano, kryetari atëhershëm i Bashkisë Himarë, futi në regjistrim te procesit të pronave në Krahinën e Himarës nga OSBE, Ligjin 7501. Kryetri i Omonia, që mandatonte per here të tretë, e humbi votën për shkak se rivali i tij Jorgo Goro, e rifuti ceshjten e pronave si prioritet në politikat e tij elektorale. Por ky premtim nuk u mbajt. Dy vellezer himariot nuk shikoheshin në sy me njëri tjtetrin, jo vetëm ndaj partive politike, shkaku, prona. Himarioti që kishte në dorë formularin 6, ishte më i privilegjueshëm, ndërsa ai, i diasporës, i persekutuar, nje qytetar kritik dhe plot pasion per Himarën historike. Si mund të bëhet ndryshe, kur duan të përjashtojnë nga vendimarja, nga prona, nga e drejta për zgjedhje dhe per tu zgjedhur, nga vendlindja e gjysherve dhe baballarëve, vetëm se nuk jemi anëtarë të koperativës, për të ndarë tortën me ligjet komuniste, dhe jo sipas venomeve historike te Himarës, vendime që merren fillimisht nga disa kryepleq me nivele më të uleta të shoqërisë himariote deri në kupolën e Bashkisë?

Si eshte e mundur të mos i japin të drejtën njerëzore të kenë pronat e tyre legjitime, personalitete të disaporës himariote? Cfar mund të thuash se sduhet të kenë prona, qytetarët si George dhe William Tenet, Piro Dhima e Dimitri kutoullas, Kosma Karavella, Leonora Malo, apo trashëgimtarët e familjes Spiro Spiromilo, të artistit të madh Robert Ndrenika apo të Andon Qesarit, të Qiriako Savës apo të Aanastas Kristoforidhit, të Andrea Marko, Vasil e Petro Rucit, apo të Sotir Ninit, Roland Iliadhit, Vasil Ziut, Foto Strakoshes, Petraq Sava apo te Dhimitër Anagnostit dhe të Odise Grillos, të personave publikë, profesorët Niko Pano, Priamo Bollano, Polo Cakallit, Jorgji Hanxharit,Spiro Elina Dunit, apo të një elite gazetarësh brënda dhe jashtë vëndit? A ka kuptim Himara pa këta, të cilëve një grup pushtetarësh lokalist, u thonë qëndroni larg Himarës( ?)... Ne na mbron Ligji i republikes së Shqiperise !..........

Komuniteti Himariot, i bën thirrje, Qeverisë Rama, të cbllokojë situatën e nderlikuar për grabitjen e pronave tëe Himariotëve, duke i kërkuar në rastin precedent të këtij projekt vendim të Bashkise Himarë,që sic ka premtuar, të ndryshojë kuadrin ligjor për kthimin e pronave qytetarëve autokton Himariotë dhe jo preferencave në bazë të ligjit 7501. Ndyshimet e bëra nga qeveria Rama për Agjencinë e Zhvillimit të Bregdetit, nuk po shoqerohet me premtimin elektoral të zgjidhjes përfundimtare të cështjes së pronave në Bregdet, por i jep mundësi grabitësve që me anë të këtyre vendimeve mbështetur në ligjin 7501, të përcajnë popullin e Himarës.

Stavri Marko

Drejtor Ekzekutiv 
Komuniteti Himariot