Komuniteti Himariot
Shoqata Bregdeti
Tirane, Albania
Deklarate per shtyp
Shoqatat kerkojne
“Per aq kohe sa dhunohen te Drejtat dhe Lirite Universale e Njeriut ne
Rajonin e Himares perfshi pronen private, Greqia te bllokoje statusin e
vendit kandidat per Shqiperine”.
Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti, pershendesin viziten neser ne
Tirane te Z/V Kryeministrit Grek E. Venizelos njekohesisht edhe
kryesues I radhes I Presidences europiane , , Komuniteti Himariot dhe
Shoqata Bregdeti, gjen rastin te denoncoje, veprime konkrete te qeverive
shqiptare, ne te gjithe keto 23 vite te puralizmit politik, per mos
kthimin e qellimshem te pronave, te popullit himariot dhe te Kishes
orthodokse qe ai perfaqeson, e cila buron nga e drejta historike
mijera vjecare, e pavaresise, autonomis dhe e Venomeve te Himares, si
shprehje e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, sot ne europen e
bashkuar.
Per gjithe keto vite, Shteti Shqiptar, jo vetem ka
aprovuar ligje te cilat nuk kane ne themel nje process te drejte
trashegimtaro legjitim, por ka mobilizuar nje opinion dashakeqas ndaj
Himares, here I shprehur me ndjenja retorike, per te favorizuar mafian
dhe oligarkine shqiptare, per grabitjen e pronave, me forma te ndryshme
ligjore te tipit Komunist, “Prona I takon atij qe e punon”.
Greqia, si kryesuese e radhes e Bashkimit Europian, por edhe si partneri
me I afert gjeostrategjik, ka pergjegjesine te ndihmoje popullin
Shqiptar, per rrugen drejt europes, por njekohesisht, nuk duhet te
nenvleftesoje, procesin e demokratizimit ndaj detyrave qe duhet te beje
shteti shqiptar, ne raport me lirite dhe te drejtat e njeriut, ku mbi te
gjitha, ceshtja e prones ne Rajonin e Himares, I ka kaluar te gjitha
kufijte e tolerances.
Nisur nga ky fakt, ne verejme me
shqetesim te thelle, standarte te dyfishta te qeverive shqiptare, te
cilat edhe ndaj perdorimit te prones si product ekonomik dhe jetesor,
per Himaren te aplikohen forma te dhunshme te konfrontimit te popullsise
me shtetin dhe institucionet e tij. Aktualisht, policia e shtetit, e
cila eshte e interesuar te kryej arestime spektakolare per fletevolante
te shperndara ne Himare, po kryen njekohesisht operacione shkaterrimi
ndaj prones private te banoreve autoktone 3000 vjet ne tokat e tyre,
nderrsa paralelisht, po aprovon ligje per shqiperine, qe me qindra
mijera godina, te nderetuara mbi prone te grabitur, ti legalizoje falas.
Mos regjistrimi I titujve te pronesise nga OSBE, ka bere qe
qeveria shqiptare, te nxjere akte qeveritare te jashte ligjshme, per te
dubluar institucionin e regjistrimit legal, duke krijuar situate
tensioni dhe duke prishur pasurite e banoreve autoktone, ne emrin e
zhvillimeve bashkohore.
Qeveria e meparshme ne bashkepunim me
Autoritetin Vendor, miratoi Planin e Zhvillimit te Bashkise te Himares,
por ky plan, duhej te vihej ne zbatim, pasi te regjistroheshin titujt e
pronesise, per te cilen eshte konstatuar se 95% te banoreve autoktone,,
nuk e kane, pasi nuk eshnte bere ky proces.
Zgjedhjet
parlamentare, sollen qeverine e re, e cila ishte zotuar se do te kthente
pronat e Himares, me nje ligj te vecante per bregdetin, por ne vend te
saj, Ligji Komunist 7501, u shty per tre vite te tjera, si dhe u krijuan
Agjensi Shteterore duke fuqizuar institucione policore, ne kundershtim
te autoritetit vendor..
Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti, I kerkon presidences europiane greke:
1. Qe, Brenda gjashte mujorit e kesaj presidence, qeveria
shqiptare, te ndermare inisiativen ligjore dhe te permbushe detyrimet e
saj kushtetuese, per ktjhimin e te gjitha aseteve tokave dhe pasurive
popullit te Himares dhe bregut te detit.
2. Ti kerkoje OSBE
dhe BE, te kryeje trasparence te plote, per bllokimin e procesit te
regjistrimit te pronave ne bregdetin Jonian, per te cilen vete
himariotet edhe njekohesisht si qytetare europiane, jane taksapagues, I
ketij procesi.
3. Te bllokoje cdo tentative qe buron nga e
drejta kushtetuese e komunitetit te vendose per ndarjen e re
administrative, pa deshiren e tij.
4. Qeveria shqiptare, te ndale
format e asimilimit dhe te pushtimit, ne emer te Ceshtjes shqiptare
kombetare ndaj Himares, duke krijuar agjensi dhe institucione, qe bien
ndesh me te drejten e autonomise vendore bazuar ne Konventat e Keshillit
te Europes, si dhe duke favorizuar here me koncesione dhe here me
projekte zhvillimi te dyshimta, grabitjen e prones nga oligarket e
Tiranes.
Komunitetoi Himariot Shoqata Bregdeti
Amb. Piro Andoni Niko Nesturi
Kryetar i Keshillit Drejtues
Stavri Marko
Drejtor Ekzekutiv Tirane 18.2.2014