Thursday, May 22, 2014

Tuesday, May 6, 2014

Sunday, May 04, 2014

Edi Rama pakt me klientin e Sali Berishës, Samir Manen, i jep fshat turistik në Dhërmi

Kryeministri Edi Rama shpërdoron dhe hedh në erë besimin e 1 milion shqiptarëve, për llogari dhe interesa të klaneve të Sali Berishës. Kthesë e befasishme në marrëdhëniet midis qeverisë së rilindjes dhe klientit të parë të Sali Berishës, Samir Mane. Pas takimeve dhe flirtimeve intensive me disa ministra të kabinetit qeveritar, njeriu i monopoleve, Samir Mane, ka ndryshuar “pllakën” me kryeministrin Edi Rama, duke marrë garanci jo vetëm për paprekshmërinë e koncesioneve korruptive që i dha Sali Berisha, por po merr benefite të tjera nga pushteti i ri. Ndërsa 1 milion shqiptarë, pikësëpari, votuan për të shembur monopolet mafioze të Sali Berishës, kreministri i ri i vendit blindon më tej pozitat dominuese të simbolit të monopoleve në Shqipëri, Samir Manes. Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Edi Rama i ka dhënë Samir Manes një leje për ndërtimin e një fshati turistik në Dhërmi. Gjithçka në funksion dhe shërbim të Samir Manes. Ndërsa Sali Berisha, pak para rrëzimit nga pushteti, i dha Samir Manes plazhin e Dhërmiut, kryeministri Edi Rama, 8 muaj pas konstituimit të qeverisë së re, i jep Manes leje për ndërtimin e një fshati turistik në Dhërmi. Si mos të mjaftonin disa shërbime monopol që i dhuroi Sali Berisha, Mane po zgjeron aktivitetin e tij me firmën e kryeministrit të ri. Kujtojmë se Sali Berisha i dha Samir Manes kasat fiskale, minierat me ACR, Lotarinë Kombëtare, e futi në tregun e telefonisë etj. Nuk dihet se si e ka gëlltitur grupi parlamentar socialist lejen e firmosur për Samir Manen, në kushtet kur Erjon Braçe, Tom Doshi dhe shumë deputetë me forcë, i kanë kërkuar Ramës rishikimin e koncesioneve të Samir Manes që në ditët e para të qeverisjes. Ndërsa deputetët flasin lart e poshtë për shembjen e monopoleve të Sali Berishës dhe anulimin e koncesioneve korruptive që shkretuan xhepat e shqiptarëve, në qeveri po ndodh e kundërta.    Flirtimi me ministrat    Samir Mane, që pas konstituimit të qeverisë së re, nisi të joshë dhe flirtojë me katër ministra të qeverisë “Rama”. Mane intensifikoi kontaktet me katër ministrat në fjalë, duke u ofruar edhe dreka dhe darka, me qëllim që të vijojë të lulëzojë edhe me qeverinë “Rama”. Afrimi i tij me ministrat në fjalë ka turbulluar dhe trazuar ujërat në selinë rozë. Ndërsa pritej një hetim kapilar ndaj pasurisë së tij, ortaku i Sali Berishës nisi të komprometojë një pjesë të kabinetit qeveritar, për të vazhduar të shkretojë shqiptarët. Përpos ministrave, Mane është parë shpesh edhe në shoqërinë e deputetëve, për t’i përdorur si mburojë për të mbrojtur koncesionet e paligjshme që i ka dhënë Sali Berisha.  


Gazeta "SOT".

Thursday, May 01, 2014

Jamarber Malltezi qe prishi ne Jal shtepine e ngritur ne 1923 akuzon K. Kokedhimen