Dr. Konstantin
Gjoka
A
egziston problemi Vorio-Epiri dhe e vete Epiri ?
Qe te permendesh
gjysmen duhet pa tjeter te egzistoje edhe gjysma tjeter. Notio Epiri nuk ka, as
si term as si problem, pandaj edhe Vorio Epiri nuk duhet te kete. Nqse ka,
duket se eshte dicka formale ose jo serioze. Udheheqesit e te gjitha qeverive
te Athines ceshtjen e Epirit nuk e kane pase ne axhenten e tyre asnjehere.
Revolucioni i
1821 megjithese u krye nga epiriotet, nuk e cliroi Epirin nga Turqia. Epiri i
viteve 1800 dominohej nga elementi shqip-foles, me Ali Pashen ne Janine, djemte
e tij ne Rumeli e More ( Peloponez ) dhe vete fshataresine nga Selaniku,
Trikala, Sul e Parge.
Me 1878 ku te
gjitha rajonet kristiane te Ballkanit me vendimin e Konferences se Shen
Stefanit dhe me von te Berlinit, ju njoh e drejta per autonomi ose pavaresi, (
duke perfshire edhe Himaren megithese kjo e kishte autonomine qe me 1492 ),
Epiri me popullsi dermuese myslimane shqip-foles, nuk perfitoi asgje.
Deri me 1912,
bijte me te shquar te Vilajetit te Janines, si Mitat Frasheri etj ( sipas
Enciklopedise Greke, shiko herojte bij te Janines ) e kishin me dyshim ne se ky
Vilajet dmth Notio Epiri, do te behej greke apo jo. Kjo u vendos ne favor te
Greqise ne fillim te 1913, sepse te gjithe shqip-folesit nuk donin as Himaren e
pavarur, as Epirin e Pavarur, per kerkonin nje autonomi te cunguar nen Turqine.
Pra donin forcimin e pushtetit turk, dhe jo deshiren e popullsise kristiane per
pavaresi te plote.
Me 1911-1912 dhe
vazhdimisht deri me 1919-1920, qeveria Greke nga e lekundur per te kerkuar dhe
ndihmuar ceshtjen e Epirit, nen presionin e Fuqive te Medha e injoroi fare
Epirin, per te mos thene e tradhetoi. Themi e tradhetoi duke presupozuar se kjo
ishte ceshtje greke. Por nuk duhet thene e tradhetoi, sepse asnjehere nga
Mbreti ose Kryeministiri ne Athine, nuk ka qene problem bashkimi i Epirit me
Greqine, si per mijera vjet me rradhe edhe gjate kesaj kohe. ( qe nga kohe e
Aleksandrit te Madh, shek III para Krishtit ).
Sipas
dokumentave kemi gjendjen e me poshtme:
- Epiri u nda
nga pashkathtesia e burrave politike dhe dipomateve Greke qe u mungon politika
largpamese ( Vasilios Kyranis, Vorio Epiri nder shekuj, Harvard University, Bosto, Janar 1989,
faqe 6 )
- Ne pergjithesi
popullsia shqip-folese u be aleat dhe vegel e Turqise, per te kryer mizori, si
islamizmi me force, plackitje, djegje, tortua. Shume katunde e qytete te vogla
u shkretuan nga banda bashibozuke ndose vendase, shqiptare myslimane (f. 9, po
aty )
Kur Spiro Milua
ne Tetor 1912 i kerkoi qeverise greke anije per te zbarkuar nga Korfusi ne
Himare, qeveria greke nuk e ndihmoi, vecse shoket. Ne Delvine me 1914
Spiromilua per njohjen e Himares si krahune autonome brenda Epirit, u injorua
nga qeveria Greke.
Me 1919 ne
Konferencen e Parisit, Venizellos nuk ishte per Epirin, por e shkembeu ate me
problemin e Mikrazise ( shiko Himara 100 vjet me pare, nga Eleonora e
Konstantini ).
Me 31 Janar 1914
Greqia e ambadonoi Epirin per te marre nga Fuqite e Medha ishujt e Egjeut
Lindor.
17 Shkurt 1914
shpallet Autonomia e Epirit me qender ne Gjirokaster. Me 17 Maj Protokolli i
Korfusit e legalizon kete Autonomi. Por vete shteti Grek cfare beri per ta
ndihmuar qe kjo autonomi te kishte jete te gjate ? asgje. Preferuan te marin
greket nga Azia e Vogel ne shkembim te hareses se Epirit ( Braktisjes ).
Mbas 27 Janarit
1925 qe Epiri u be de fakto Shqiperi, Greqia ndihmoi duke zhvilluar gjyqin e
Hages per te drejten e gjuhes greke, te cilen e fituan, te vetmen gje. Gjate
luftes Italo-Greke, asnje komunikate nuk permendi emrin Epir, Vorio Epir, malet
e Epirit, por vetem Shqiperi, malet e Shqiperise. Kryeministri Joanis Metaksas
ne nje komunikate drejtuar drejtoreve dhe kryeredakoreve te shtypit te Athines,
me 30 Tetor 1940, nuk permendi asnjehere Vorio Epiri.
Me 22 nentor
1940 me ngritjen e flamurit te fitores ndaj Italise ne Korce, Metaksa tha ne
radio : “Po luftojme jo vetem per egzistencen tone por edhe per ate te popujve
te tjere te Ballkanit, si edhe per clirimin e Shqiperise,” kjo eshte degadenca
e udheheqeve greke ( f. 19, libri i Vasilios ), apo ata e dini mire se
historikisht Epiri s’ka qene asnjehere me Greqine.
Me 14 Dhjetor
1942 Byroja Politike e Parties Komuniste Greke mori vendimin : “N.q.s. do te
sulmohet Shqiperia ( per clirimin e Vorio-Epirit) ne nuk do te jemi dakort, por
as do te kundershtojme.” Me ndrhyrjen e Enverit tek Stalini, Sekretari i Pergjithshem i Partise
Komuniste Greke, Nikos Zaharriadhis, beri revizionim te vendimit. “Shohim se ne
momente kritike i mungonte ( i mungon dhe sot Kombit Grek ) udheheqja politike
sepse eshte organ i verber i ndonje fuqie te madhe.” ( f. 22, tek leksioni i
Harvard University)
Me 30 Gusht 1946
delegacioni Grek, me ne krye Kryeminstrin Konstandinos Caldharis, ngriti ne
Konferencen e Parist ceshtjen e Vorio-Epirit. Molotovi reagoi, dhe qeveria
greke qe ishte krejtesisht e pa pregatitur dhe e pa afte per nje mision te
tille, hoqi kerkesen nga rendi i dites, per hir te Dhodhekanezit. Pra kemi
diplomate te pa shkathet ( apo kerkonin dicka qe e dinin se nuk ju takon? ), i
humben te gjitha betejat ne tavolinat e negociatave. Qe nga kjo date, nuk eshte
kujtuar me Vorio-Epiri.
Me 27 Shkurt
epirioti Evangjelos u be minister i Jashtem i Greqise dhe nuk e permendi
asnjehere ceshtjen e Vorio-Epirit, megithese votat i kishte fituar per kete
premtim. Me 1960 Hrushovi mesoi per Vorio-Epirin gjete vizites ne Shqoperi dhe
i premtoi Sofokli Venizellos se do pranoje autonomine e Vorio-Epirit por le ta
beje propozimin ne Konferencen e Bukureshtit, propozim qe nuk u be nga Greqia,
( gjojha e papregatitur ).
Me
1967 Jorgo Papadhopulli duke injoruar Vorio-Epirin lidhi maredhenie
diplomatike me Shqiperine, neneshkruar nga Dhimitrios Bicios.
Me 23 Shtator
1975 u urdhrua me vendim nr 533, gjendja civile ne Shqiperi, qe te mos pranoje
te regjistroje femijet me emra greke (fetare ). Athina as qe nuk u ndie per
gjithe kohen.
Me 1979
delegacioni Amerikan ne Gjeneve preku ceshtjen e Vorio-Epirit. Gazeta e Athines
“Akropolis,” ne vend qe te ishte dakort, e quajti “ Nderhyrje te hapur ne
maredheniet Greko-Shqiptare.” Kyeminister ishte Konstantin Karamanlisi qe
asnjehere nuk e ka zene ne goje emrin e Vorio-Epirit.
Me 12 Gusht
revista e Athines “Anti,” nxori nje deklarate te Ministrit te Jashtem
Evangjelos Averof ku shkruante ne dokument sekret : “Nje bashkepunim te
sinqerte me Shqiperine do te na ndihmonte ne permiresimin e pozites sone dhe
eshte e domosdoshme te heqim dore ne menyre te sinqerte dhe te perpiket, qysh
tani nga cdo rivendikim mbi Vorio-Epirin. Me kushtin e mesiperm duke hequr dore
nga ky pretendim do te duhet te jemi krejtesisht te vendosur mbi te dhe te mos
pranojme Vorio-Epirin edhe sikur ajo do te cenohej nga aleatet tane te
medhenj.”
Vasilios Kyranis
ne leksionin e mbajtur ne Harvard University 11 janar 1981, thekson : “Ja pra degjenerimi
kombetar i Greqise. U braktis Vori-Epiri me 1914. Greqia ne Vorio-Epirioteve na
ka mohuar, na ka perbuze, na ka mashtruar, na ka poshteruar.”
Zera si te
Mitropolitit te Konices, te organizatave MAVI etj, te Xrisi Avgise sot, nuk
ngrene peshe ne politiken, ne vijen e Qeverise Greke te percaktuar qe me 1912,
1914, e deri me sot. Per Qeverine Greke ky term ose ky problem nuk egziston.
Kush eshte ne pushtet eshte vegel e te medhejve, qe nuk duan probleme. Kush
ngre probleme, po per kete arsye nuk ka per te ardhe ne pushtet asnjehere.
Ne Shqiperi
historia dhe librat thone se Pirrua ka qene Mbreti i pare i Epirit dhe
Skenderbeu Mbreti i fundit i Epirit. Por Epiri nuk permendet asnjehere, as ne
tekste shkollore, as ne literature e as nga media, mbahet heshtje, dmth Epiri
apo Epiri i Jugut nuk egziston as si term, as si problem.
Problemi i
Epirit mund te zgjidhet vetem nen nje shtet Federal, atehere mund te krijohet
krahine me ligje te vecanta, pavaresisht se me ke do te jete.