
Mihallaq Qirjo i REC, betohet se nuk ka korrupsion per kontraten e REC me "Komunitetin Himariot"
Ne nje leter shoqeruese per Drejtorin e Komunitetit Himariot, Drejtori i REC per Shqiperine, Mihallaq Qirjo, "betohet" se organizata e tij europiane", nuk ka gisht korrupsioni per asnje arsyje, me rastin e denoncimit te nje perpjekje korruptive, me vula fallso, pa mandat dhe miratim nga organet drejtuese te Komunitetit Himariot.
Komuniteti Himariot edhe nje here e thekson me te madhe se, ka vendosur ta bllokoje projektin dhe nuk eshte pjese perberese e tij, ndersa evidenton se prioritet ne veprimtarine e saj shumevjecare ka qene dhe mbetet kthimi i prones trashegimtareve te ligjshem te saj.
I kujtojme z. Qirjo se ne jemi organizate vullnetare, qe luftojme per te drejtat tona te mohuara si nga regjimi monist edhe tani, anetaret e saj, nuk kane nevoje per fonde, as nuk jane te punesuar prane kafeneve te zyrave te REC, por jane qytetare apolitik, qe paguajne taksat dhe jetojne me djersen e ballit.
Nderkaq Komuniteti Himariot, do te nise verifikimin e te gjitha projekteve te meparshme, per te pare ne se veprimtaria e autoreve te ketyre projekteve, ka qene trasparente me donatoret si dhe me vete anetaret e Komunitetit Himariot.