Tuesday, October 8, 2013



Vendime te rendesishme nga Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti



Komuniteti Himariot

Shoqata Bregdeti

Tirana Albania

Disa vendime te rendesishme qe u shqyrtuan ne mbledhjen e radhes.

Informacione paraprake rreth gjendjes se pronave dhe situates se sigurise ne Krahinen e Himares.

  1. Ceshtja e pronave me gjithese dy shopqatat kane bere thirrje per mosbindje civile per te kundershtuar Ligjin 7501, po shkon drejt nje degradimi total. OSBE, nuk jep asnje informacion rreth procesit te regjistrimit te titujve te pronesise si ne Himare, ne Lukove dhe Xare. Projekti duhet te kishte perfunduar,nje financim prej 1.5 milion euro nga BE.

  1. Parlamenti shqiptare ka miratuar Ligjin 7501, duke nxjere gjithashtu aktet nenligjore, per te cilat, Krahina e Himares dhe gjithe Bredeti Ionian, nuk e pranon. Por njekohesoisht, behen perpjekje qe me afera korruptive, qeveria shqiptare, po perpiqet te regjistroje me vete kete process.

  1. Qeveria Berisha, ne nentor te vitit 2012, ka autorizuar Hipoteken e Pergjithshme, te regjistroje objekte te cilat nuk i perkasin banoreve autoktone, por subjekteve ose personave pa lidhje me Himaren, ne nje kohe qe Plani i Zhvillimit te Himares dhe procesi i regjistrimit, ka pezulluar cdo regjistrim prone, perpara se te mbyllet procesi I regjistrimit nga OSBE. Kjo perben nje pershkallezim te prishjes se balancave etnike dhe gjeopolitike ne Krahinen e Himares.

  1. Bashkia Himare, ka nisur nje process regjistrimi te tokave bujqesore me pagese, per te cilen mendohet se eshte ne vazhten e perpjekjeve qe qeveria shqiptare, po ndermer ne vazhdim, duke sfiduar regjistrimin ligjor nga OSBE.

  1. Sipas informacioneve investigative, rreth 3000 rrenje ullinj te shumtit bizantin, jane prere dhe djegur ne territore qe i perkasin tokes “bujqesore 7501” ne rajonin e Himares, kryesisht ne Dhermi Palase, si pasoje e ndertimeve me ose pa leje. Kjo perben nje akt vandal dhe penal, me pasoja te pariparueshme per industrine agrokulturore te sones.

  1. Bashkia Himare, vazhdon te mbaje qendrim jo dashamires dhe indiferente me Shoqerine Civile, dhe grupet e interesit te bisnesit turistik himariot, duke mos afruar asnje mundesi bashkebisedimi dhe ballafaqimi te ndersjellte.

  1. Padyshim qe Bashkia Himare, bazuar per te ardhurat me te larta te GDP per banore, eshte zona historikisht me e pasur e Shqiperise. Ajo perben rreth 8% per turizmnin ne shkalle vendi. Te ardhurat e saj llogariten ne rreth 50 milion euro ne vit, per te cilat mendohet se vetem 10% shkon ne komunitetin autokton.


  1. Bashkia Himare, nuk ka ofruar asnje informacion deri tani, per vendimet e Keshillit Bashkiak, as edhe projektet qe duhet te debatoheshin me grupet e interesit. Keshilli Bashkiak, ka heshtur per tu pergjigjur akuzave, per disa vendime me rendesi sic jane koncesionet e plazheve dhe miratimet urbanistike si rruge dytesore etj. Faqet e internetit kane informacione formale.

  1. Konstatohet me keqardhme se Policia e shtetit, eshte terresisht jo funksionale ne territorin e Himares dhe gjithe Bregut ne pergjithesi, perderisa kamiona te tonazheve te medha dhe buldozera thajse pa targa dhe pa sinjale identifikimi, levizin dhe hapin rruge ne zona te tilla si Perivolo, Drymades, Jaliskari, Jale, Qeparo, Kakome, pa asnje vendim te miratuar nga perfaqesuesit e popullit te Himares, Bregdetit dhe pronareve ne te cilen kalon rruga.

  1. Sic treguan sivjet ne sezonin e veres, jane verifikuar shume bisnese te cilat I perkasin komunitetit jo autokton himariote, kryesisht ne plazhet publike, kishin ndertuar industri perfitimi duke shfrytezuar ne maksimum plazhet e Himares, per te cilet mendohet se nuk paguajne taksa. Keto bisnese rruheshin nga roje te armatosur pjesetare te polivive private, te cilet nuk lejonin qe ne plazhet e pushtuara nga ata, te hynin banoret autoktone himarioite dhe shpesh jane perdorur edhe armet. Mendohet se rreth 200 roje te armatosur, jane ne sherbim te ketyre bisneseve edhe sot, kur po ndertohen me shumice, ne nje kohe qe Policia e shtetit perkatesisht Posta e Policise se Himares dhe e Lukoves nuk kalojne 30 vete personel.

  1. Qytetare me shtetesi amerikane nga Himara, jane ankuar prane zyres se Kryeministrit Edi Rama, se po u merret toka dhe po u zevendesohet nga ndertimet pa leje, per te cilen sic shprehen vete ata, ka disa vjet qe Bashkia nuk nderhyn.

  1. Nje tjeter problem Kardinal, ai  mungeses se energjise, por edhe i gjobe venjes nga ana e KESH, vazhdon pa limit te perbeje mungese te sigurise ne zonen e Himares. Kesh nuk garanton asnje siguri per pasje dritash ne se bie shi ose fryn ere ne bregdet. Shkaku eshte linja e dobet qe vazhdon te ekzistoje ne linjen energjitike te Himares, megjithese komuniteti paguan 100%.  

  1. Ka nje rritje te shkalles se informalitetit por edhe investimeve ne zonen e Himares, nuk dihen se kush jane ndertime me leje te meparshme dhe kush jane aktuale. Territori lihet qellimisht jashte kontrolli, qe mafia te ndertoje lirshem pa asnje shqetesim.

  1. Ne te gjitha fshatrat e Himares, ceshtja e sigurise eshte konsideruar paresore. Momentalisht ka nje prurje te madhe te fuqise punetore ngaveriu i shqiperise, e cila uk justifikohet pasi, nuk ka fronte pune ne mase te tille. Si rezultat, vjedhjet dhe dhunimet e banesave jane shtuar ne menyre te tmershme.

  1. Privatizimet e objekteve ushtarake ne zonen e Himares, nuk u jane kthyer pronareve autoktone. Jane rreth 50 objekte te cilat zoterrohen aktualisht nga persona anonym me ose pa pushtet politik.

  1. . Rapori i Shoqerise Civile Himariote dhe qeverise shqiptare ne te gjitha koherat, ka qene mosperfilles, si pasoje e Ligjit 7501. Dhe megjithate, si Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti, ka shpallur mosbindje civile, me moton, prona tek pronari legjitim.


“Komuniteti Himariot” dhe “Shoqata Bregdeti” Propozon:

  1. Tu bej thirrje Parlamentit Shqiptar, Qeverise Shqiptare, Partive Politike, Institucioneve nderkokmbetare etj, qe te kthejne banoreve autoktone legjitim himariot dhe bregdetas, gjitha pronat private, kolektive dhe te Kishes Orthodokse, duke u bazuar tek akti legjitim i trashegimise.

  1. U ben thirrje banoreve autoktone himariote dhe gjithe bregasve, brenda dhe jashte vendit, te mbrojne ne menyre legjitime, cdo meter katrore te territorit nga vandalet dhe hajdutet, ne kontekstin e shpalljes se mosbindje civile te ligjit komunist 7501.

  1. Qeveria shqiptare, te carmatose grupet paramilitare qe veprojne ne zonen e Bregut, nen masken e policies private, dhe te aktivizoje Policine e Shtetit si mase sigurie mes binomit Polici Komunitet.


  1. Qeveria Rama, te ktheje ne gjendjen e meparshme Plazhet publike te Himares dhe te bregdetit, te cilat jane shfrytezuar nga mafia, nga fitime me miliona euro, por njekohesisht, jane burim korrupsioni per administratat fiskale. Keto taksa nuk kane shendoshur financa as te shtetit dhe as te Bashkise por xhepat e mafiozeve ne kurriz te bisnesit te ndershem himariot. 

  1. Qeveria e z. Rama dhe Bashkia e Himares, te kthejne pas cdo vendim Koncesionar qe, demton pasurite historike te Himares dhe popullit te saj.

  1. Qeveria Rama, te anulloje te gjitha vendimet e hipotekimeve te kryera per banoret jo autoktone, te cilet kane perfituar padrejtesisht prej nje udhezim verbal i qeverise Berishes, ne nentor te vitit 2012. Hipoptekimi te kryhet per te gjitha banoret, menjeher pas perfundimit te procesit te regjistrimit nga OSBE.

  1. Nje perfaqesi nga Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti, ka programuar nje takim me kryeministrin Edi Rama, per te gjitha problemet qe ndeshet Himara dhe bregdeti shqiptar i Jonit, vecanerisht zgjidhja e problemit te pronave.


Tirane me 8/10/2013