Monday, October 21, 2013
Mihallaq Qirjo i REC, betohet se nuk ka korrupsion per kontraten e REC me "Komunitetin Himariot"
Ne nje leter shoqeruese per Drejtorin e Komunitetit Himariot, Drejtori i REC per Shqiperine, Mihallaq Qirjo, "betohet" se organizata e tij europiane", nuk ka gisht korrupsioni per asnje arsyje, me rastin e denoncimit te nje perpjekje korruptive, me vula fallso, pa mandat dhe miratim nga organet drejtuese te Komunitetit Himariot.
Qirjo, megjithese i jane ofruar dokumenta te meparshme qe vertetojne se 'kryerja e procedurave per perfitime fonde nga REC Albania" eshte nje proces thellesisht trasparent, ne te cilat perfshihen se paku tri firma dhe vendime nga organizata ne fjale Komuniteti Himariot, cuditerisht perjashton veten dhe koleget e tij ne rastin e nje Projekti te ofruar se fundi, nga persona te akuzuar dhe shkarkuar per veprime korruptive, projekt ky qe kishte si qellim, ndertimin e nje grope septike ne nje lagje te Himares.
Komuniteti Himariot edhe nje here e thekson me te madhe se, ka vendosur ta bllokoje projektin dhe nuk eshte pjese perberese e tij, ndersa evidenton se prioritet ne veprimtarine e saj shumevjecare ka qene dhe mbetet kthimi i prones trashegimtareve te ligjshem te saj.
I kujtojme z. Qirjo se ne jemi organizate vullnetare, qe luftojme per te drejtat tona te mohuara si nga regjimi monist edhe tani, anetaret e saj, nuk kane nevoje per fonde, as nuk jane te punesuar prane kafeneve te zyrave te REC, por jane qytetare apolitik, qe paguajne taksat dhe jetojne me djersen e ballit.
Nderkaq Komuniteti Himariot, do te nise verifikimin e te gjitha projekteve te meparshme, per te pare ne se veprimtaria e autoreve te ketyre projekteve, ka qene trasparente me donatoret si dhe me vete anetaret e Komunitetit Himariot.