Thursday, January 28, 2016

LIGJI 7501, I PASHMANGSHEM NGA FALIMENTIMI



Qeveria shqiptare, pretendon se e zgjidh Ceshtjen e Pronave me kompesimin e 2.5 miliard euro (gjysma e vjetore e Buxhetit te Shqiperise) , per 10 vite, ndersa nuk jep asnje garanci per kete kompesim.

Por ekonomia nuk mund te ece bazuar ne kete ligj 7501, si pasoje Shteti po shkon drejt nje vete deshtimi te ri. Me keq, paraqitet gjendja katarstrofike, jo vetem Konsitucionale pasi prona (dhe jo titulli toke) mbrohet me Kushtetute dhe aktet Nderkombetare, por ndertimet ne disa qindra mijera ne gjithe territorin, e bejne te konfliktual me pasoja shoqerore.

Deri me sot, jane vrare per ceshtjen e prones ne shqiperi rreth 4000 vete, por vete Ligji 7501, per taa qe nuk e dine, tregon dhe per pasojat e veta, vecanerisht ne zonat ne te cilen nuk eshte kryer regjistrimi i titujve te pronesise dhe me konkretisht ne Bregdetin Jonian.

Cili eshte rreziku i nje konfrontimi te ri, mes pronareve, ndertuesve dhe bleresve ne zonen Himara Sarande Ksamil, e cila eshte e pamenazhuar nga projekti i BE-OSBE dhe qe investimet e dyshimta me popullsi te deportuar, mund te shkaktojne kriza destabiliteti?

Edi Rama dhe Sali Berisha, kane pranuar faktin se jane deportuar me mijera familje si nga veriu dhe nga vise te tjera matane malit, per te grabitur tokat e banoreve autoktone, himariote dhe sarandiote.. Mes dy lidereve, ka ngelur vetem fakti te denoncojne marveshjen me interes nacional, te firmosur nga disa forca politike, me termin: "Asimilimi i Himares me metoda te buta ligjore."

Sot, pushteti i Bashkise Himare, i varur plotesisht nga qendra Tirana dhe pa asnje autoritet autonom, po ndermer inisiativa per te veteshperndare hipoteka, pa bere regjistrimin nga OSBE si institucioni me i besueshem ne vend. Ky eshte nje gabim i madh me pasoja te pariparueshme per komunitetin, pasi kryet menaxhimi pa deklarate kufitaresh dhe dokumenta fallso.

Paradoksalisht ish Kryetari i Bashkise Vasil Bollano, akuzohet nga prokuroria se ka dhene 57 leje ndertimi ne token bujqesore 7501, e cila e pamenaxhuar ende, nuk lejon te ndertohet, as te dhurohet dhe as te shitet. Nderkohe po keto godina kryesisht te oligarkeve jo himariote, sot po hipotekohen nga Bashkia e Re e Himares, me qindra siperfaqe dhe godina, kryesisht ne Dhermi. A ja vlen te komentosh se ne nje ane shkelesi i ligjit duhet te denohet dhe nga ana tjeter te tjere ne vendin e tij, po legalizojne te paligjshmen, pikerisht ndaj nje akuze te ngritur ndaj tij?

Ne 2014, Keshilli Bashkise Himare, shperndan toka komunitare per 140 familje, ne baze te VKM per shtyrjen e afatit te perfundimit te Ligjit 7501, deri ne 2016. Pa patur as harta, as tapi por ne toka komunitare, ky vendim u aprovua nga paria e Tiranes, per te ligjeruar investimet mafioze ne rajonin e Himares, kryesisht ne Dhermi, ku jane shperndare 120 tapi, dhe hipotekuar me tej 400..

Tashme Me qindra banore, qe jetojne kryesisht ne emigracion, poseidojne tapi me Ligjin 7501, per te cilen, vetem 1/3 e mbrojne ligjin 7501. Pjesa dermuese, hipotekojne me menyra korruptive, me ndihmen e institucioneve jo te besueshme shqiptare si noteria dhe hipoteka, toka me Ligjin 7501 por edhe musha, kullota dhe cfaredo gjeje tjeter,,, pa u kryer regjistrimi perundimtar i titujve te pronesise nga OSBE dhe BE.

Ne kete pike, kemi arritur ne kete perfundim, se:

Ne rast se Ligji 7501 i cili eshte ndermare nisme politike nga Presidenti i Republikes edhe nga forca te opozites por edhe te pamundesise se shtetit qe te gjeneroje me miliarda te ardhura per kompesim, do te rrezohet, atehere dalim ne konkluzionin se:

Ne Himare, Sarande dhe Ksamil, (kryesisht) tokat me 7501, te shitura, tjetersuara, ose ndertuara, pa u kryer regjistrimi dhe menazhimi fillestar i titujve te pronesise, dalin NUL dhe neperpjet trasanksioneve te dyshimta, ato do te cojne nje lirim masiv te hapsirave dhe perplasje mes personave qe kane shitur dhe atyre qe kane blere. Ky eshte nje konfrontim me pasoja te rrezikshme, midis humbsve te prones se blere, pa tiull te mirefillte pronesie dhe atyre qe e kane shitur, per te cilen shume Himariote nga Dhermiu, jane pergjegjes.

Pse do te ndodhe konfrontimi?

Banoret, Politika, Gjeopolitika, Organizatat, Diaspora, Emigrantet, Kisha, grupet e interesit autoktone te kesaj zone qe u eshte mare toka, do te risin kerkesen ndaj te drejtave dhe lirive te njeriut dhe prones, pasi do te binden qe prona trashegohet, as nuk dhurohet dhe as nuk shperndahet sipas tekave te Partive politike qe sa vijne ne pushtet, inskenojne taksa te paparashikuara per te demshperblyer shemtiren konstitucionale qe kane realizuar per grabitje pronash.

Greqia. Shteti hellen, si pergjegjes ndaj popullsise autoktone greke, ne bregdetit Jonian, eshte i interesuar drejteperdrejt, qe nepermjet projektit BE-OSBE, si donator, te mos krijoje asnje iluzion ndaj Tiranes, se mos kryerja e Regjistrimit te Titujve te Pronesise, ose planeve te Shtetit Shqiptar per grabitje, tokash ose favorizimie te oligarkeve me 1 euro, nuk do te thote se procesi ka deshtuar, dhe se pronat e himarioteve, do te shnderohen me popullsi shqiptare..

Nga ana tjeter Tirana nxiton te krijoje premisa te shnderoje ne nje kohe rekord Rajonin e Himares, ne nje Sarande te dyte, duke i krijuar nje seri ligjesh kushtetonjese, per te favorisuar oligarket dhe investimet e tyre ne kete zone.

Kjo perplasje gjeopolitike, ka nje fund te deshperuar per ata qe e gatuan kete katrahure, qe nga ligji 7501 i vitit 1991 dhe deri ne ditet e sotme.