Friday, October 26, 2012


Members of the Greek-Albanian Himara Region In Favor of Autonomy

In a recent public opinion poll, conducted by the SManalysis blog, members of the Himara Community in Albania (Voreioipirotes) as well as Diaspora in the US and Europe are a

pparently in favor of an Independent Himara Region, or separating their region from Albania.

In total 38% of those polled said that they were in favor of an independent Himara region, 36% said they believed that Himara should be remain in Albania, 24% said that the region should once again return to Greece, and only 2% said that it should once again become one with the region of Epirus in northern Greece.

http://hellasfrappe.blogspot.com/2012/10/members-of-greek-albanian-himara-region.html

Wednesday, October 24, 2012

Ky vendim perben kapitullimin e Rajonit te Himares dhe asimilimin e saj, per sa kohe qeveria shqioptare, zevendeson ne kete rast procesin e regjistrimit te pronave nga OSBE dhe Bashkimi Europian

V E N D I M PËR PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PËR TË CILAT ZOTËROHEN DOKUMENTE TË LIGJSHME PRONËSIE, POR QË NUK KANË TË PËRCAKTUAR SIPËRFAQEN
V E N D I M

PËR

PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PËR TË CILAT ZOTËROHEN DOKUMENTE TË LIGJSHME PRONËSIE, POR QË NUK KANË TË PËRCAKTUAR SIPËRFAQEN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të nenit 25, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen dokumente të ligjshme ponësie, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen.

2. Pasuritë e paluajtshme, që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen, të cilat ndodhen në zona kadastrale për të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar të pasurive ose ky proces është duke u zhvilluar, nuk mund të regjistrohen në një kartelë dhe hartë kadastrale, në emër të pronarit, pa u zhvilluar më parë procedura e regjistrimit të tyre, e përcaktuar në këtë vendim.

3. Pasuritë e paluajtshme, për të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndodhen të pozicionuara, gjeografikisht, në zona kadastrale për të cilat ka përfunduar regjistrimi fillestar, gjatë të cilit, sipërfaqja dhe pozicioni gjeografik i tyre është përcaktuar nga matjet në terren dhe pasuritë janë regjistruar në një kartelë dhe hartë kadastrale në emër të pronarit, do të vlerësohen se e kanë të përcaktuar sipërfaqen, pa qenë e nevojshme të zhvillohet procedurë fillestare, sipas shkronjës “b”, të nenit 25, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me kusht që, gjatë periudhës së afishimit publik, të mos ketë asnjë pretendim të pazgjidhur për pozicionimin e pasurisë, kufijtë dhe sipërfaqen. Për pasuritë e paluajtshme, të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi ndeshen të pozicionuara, gjeografikisht, në zonat kadastrale për të cilat ka përfunduar regjistrimi fillestar, por që janë regjistruar në kartelën e pasurisë së paluajtshme me shënimin “shtet” apo “pronar i pavërtetuar”, nuk mund të procedohet me regjistrimin e tyre në favor të pronarit, pa u zhvilluar më parë procedura e regjistrimit të tyre, e përcaktuar në këtë vendim.

4. Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, të përcaktuara në këtë vendim, bëhet me kërkesë të personit të interesuar. Ai duhet ta provojë pronësinë me dokumentet e pronësisë në kuptim të nenit 193, të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, duke paraqitur tek regjistruesi këto dokumente:

a) aktin e fitimit të pronësisë, në rastet kur pasuria e paluajtshme regjistrohet për herë të parë, ose dokumentin e regjistrimit, në rastet kur pasuria e paluajtshme figuron e regjistruar në regjistrat hipotekorë;
b) një plan rilevimi të pasurisë së paluajtshme, të përgatitur nga një subjekt i licencuar për punime topografike apo nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas kërkesës së të interesuarit;
c) deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë, që pretendohet të regjistrohet;
ç) dokumentacionin nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografisht
gjendjen e pasurisë që pretendohet, në rast se disponohet nga ky arkiv;
d) mandatpagesën e shpenzimeve të regjistrimit (tarifa, taksa, shpenzime
të tjera, nëse ka të tilla).

5. Kur në kufi të pronës, për të cilën është paraqitur kërkesë regjistrimi, janë prona shtetërore, si rrugë, rrugica, sheshe publike, lulishte, ndërtesa publike etj., deklarata noteriale zëvendësohet nga konfirmimi zyrtar i dhënë nga institucioni, i cili është pronar apo administron pronën shtetërore.

6. Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, persona fizikë apo juridikë, privatë a shtetërorë, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit të pronës kufitare do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurisë kufitare, të pasqyruar në kartelë si “pronar i pavërtetuar”. Në këtë rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) procedon edhe me shpalljen e planit të rilevimit të pasurisë, sipas procedurës së parashikuar në pikën 7, të këtij vendimi.

7. Kur deklarata e pronarëve kufitarë të pasurisë, për të cilën kërkohet regjistrimi me përcaktimin e sipërfaqes, sipas shkronjës “b”, të nenit 25, të ligjit nr.33/2012, për arsye të ndryshme, objektive, me përjashtim të pretendimeve për kufirin e pasurisë, nuk është bërë e mundur të sigurohet, ZRPP-ja, afishon për publikun planin e rilevimit të pasurisë apo dokumente hartografike, për një periudhë prej 45 ditësh, në mjedise të dukshme të ZRPP-së dhe të njësisë bashkiake, në territorin e së cilës ndodhet pasuria.

Për zhvillimin e procedurës së afishimit është e nevojshme që kufiri i pasurisë, për të cilin mungon deklarata e pronarit/poseduesit kufitar, të përputhet me kufirin që tregojnë dokumentet hartografike, të marra nga arkivi teknik i ndërtimit. Në rast se ky kufi nuk përputhet, nuk zhvillohet procedura e afishimit dhe nga regjistruesi refuzohet regjistrimi.

8. Kërkuesi nënshkruan një deklaratë para noterit, me të cilën vërteton, në përgjegjësinë e vet, se nuk ka mundur, për arsye objektive, të sigurojë deklaratën noteriale të pronarit apo të pronarëve kufitarë me pasurinë, që kërkon të regjistrojë, si dhe natyrën e pamundësisë objektive. Në rast se pronari kufitar, brenda afatit prej 45 ditësh, paraqet në ZRPP ankesë apo pretendim të argumentuar e të mbështetur në dokumente ligjore për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi refuzon regjistrimin.

Në rast se nga pronari kufitar nuk paraqitet në ZRPP, brenda afatit prej 45 ditësh, ankesë apo pretendim për kufijtë e pasurisë, për të cilën kërkohet të bëhet regjistrimi, regjistruesi, brenda 5 ditëve pune nga data e përfundimit të afatit të mësipërm, harton, në dy kopje, një procesverbal, i cili përmban një përshkrim të procedurave të kryera. Një kopje e procesverbalit depozitohet në arkivin e ZRPP-së, ndërsa kopja tjetër administrohet në dosjen e kërkuesit të regjistrimit të pronës.

9. Kur pronën kufitare e kanë në pronësi dy a më shumë bashkëpronarë, kërkuesi paraqet deklaratat noteriale të bashkëpronarëve, për të cilët është e mundur marrja e kësaj deklarate. Për bashkëpronarët e tjerë, për të cilët nuk është e mundur objektivisht marrja e deklaratës noteriale, zbatohen procedurat e përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi.

10. Procedurat e parashikuara në pikat 7, 8 dhe 9, të këtij vendimi, zbatohen në çdo rast tjetër të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilin nevojiten deklaratat e pronarëve kufitarë.

11. Regjistruesi, nëse e gjykon të nevojshme, në zbatim të nenit 20, të ligjit nr.33/2012, verifikon vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi. Për këtë qëllim, ai ka të drejtë të kërkojë dokumente nga të tretët, persona, fizikë ose juridikë, zyrat e noterisë dhe organe të administratës. Përveç verifikimit të vërtetësisë së dokumentacionit, nëse e gjykon të nevojshme, regjistruesi mund të urdhërojë verifikimin në terren të pasurisë, me një grup të përbërë nga, të paktën, 2 punonjës hartografë të zyrës së regjistrimit, për të bërë matjet dhe për të hartuar dokumentet përkatëse (planvendosje/genplan/planrilevimi).

12. Regjistruesi, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës, me përjashtim të rasteve të afishimit, të parashikuara në pikën 7, të këtij vendimi, merr vendim për regjistrimin ose refuzimin e regjistrimit të pasurisë. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë.

13. Regjistruesi, në dhënien e vendimit për regjistrim ose refuzim regjistrimi, mbështetet në:

a) dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi;
b) verifikimet e kryera prej tij, në zbatim të nenit 20, të ligjit nr.33/2012, dhe të pikës 4, të këtij vendimi.

14. Vendimi i regjistruesit duhet të jetë në formë të shkruar, i arsyetuar, i nënshkruar dhe të përmbushë kërkesat për aktin administrativ, të parashikuara në Kodin e Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë.

15. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për qëllime kompetence, publikon në faqen zyrtare të internetit dhe në ambientet e njoftimeve çdo vendim të marrë gjatë kësaj procedure.

16. Vendimi nr.1025, datë 9.7.2008, “Për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen dokumente të ligjshme pronësie, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen”, shfuqizohet.

17. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

24/10/2012

Wednesday, October 10, 2012

Njoftim:
Nje grup ekspertesh te Ministrise se Drejtesise,po merren kohet e fundit me efektin e zbatimit te ligjit 7501,ne bregdet.Sipas te gjithe informacionit qe disponojme,ekspertet do te nxjerrin difektet ne zbatimin e ketij ligji,prej nga do te dalin siperfaqet e teperta qe kane marre familjet ndaj te cilave eshte zbatuar ky ligj.Kjo do te thote,gjithmone sipas informacionit ,se do te dalin siperfaqe te lira nga ligji,qe do te sekuestrohen nga Shteti,ose do t'u shiten ketyre familjeve me cmimin e tregut.
Duke besuar ne verifikimin e bere nga Bashkia Himare,zbatimi i ketij ligji nga grupi i eksperteve ,do te nxjerre shume siperfaqe toke te lire.
Duke konsideruar momentin e duhur,ne mendojme, se ne kete verifikim duhen gjetur arsyet se perse nuk vazhdon regjistrimi i pronave te nisur nje vit me pare nga USAID,{kontraktuesit e "LORENCO"&CO}
Qytetaret kane mjaft arsye te mos njohin hollesi te kontrolleve te tilla.

Monday, October 8, 2012



5 Himariotet: "Nuk kerkojme falje nga Presidenti shqiptar"

"Ne nuk kemi kerkuar falje nga cilado Gjykate Shqiptare, qofte edhe per rastin drejtuar Presidentit te Shqiperise Nishani, per aq kohe sa ato dhunojne lirite dhe te drejtat e njeriut me vendimet skandaloze qe ndermarin, qofshin ato edhe ne mungese te pales tone gjate proceseve gjyqesore politike. Ne presim gjykimin ne Strazburg per te na dhene te drejten qe na takon". theksoi Beleri

Ka qene kjo nje deklarate e perbashket, ne te cilen Fredi Beleri, nje prej tyre, ka deklaruar per Drejtorin Ekzekutiv te Komunitetit Himariot, Stavri Marko

Nderkaq, Komuniteti Himariot, ka kerkuar vazhdimisht gjykimin e 5 himarioteve te jete nje proces trasparent, duke e pare ne kendveshtrimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. Komuniteti e ka cilesuar si skandaloz vendimin e te tria shkalleve te Gjykatave Shqiptare, duke sinkronizuar deklaratat  e saj ne Strazburg Parlamentin Europian dhe ne Departamentin Amerikan ne Washington. Edhe gjate mandateve te presidenteve Mosiu dhe Topi, Komuniteti Himariot i ka bere apel presidenteve te rishikojne vendimin ndaj tyre.


KOMUNITETI HIMARIOT

Tirane, Albania

Pergenjeshtrim

Lidhur me nje deklarate te shperndare per median shqiptare, per "Falje" zyrtare nga ana e Presidentit Bujar Nishani, me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, pergenjeshtrojme komentet dashakeqese te disa mediave si ne rastin e "Gazeta Shqip" e cila konsideron Gjykimin e bere ndaj 5 qytetareve nga Himara, per thyerje te simboleve kombetare, si nje precedent dizinformimi ne sherbim te nacionalizmit shqiptar dhe jo si nje xhest qe kerkon rivleresim te gjykimeve ne baze te nje realiteti tjeter te nje Shqiperie qe aspiron per ne Bashkimin Europian.

Ne jemi te shqetesuar qe kjo media, ne vend qe te rise pergjegjesine e koncepteve te lirive dhe te drejtave humane, po rrit ndjeshem nacionalizmin dhe kur behet pikerisht fjale per keq interpretime.

Nga ky kendveshtrim, ne kemi kerkuar nga pikepamja humane, qe te 5 himariotet ti bashkohen familjeve te tyre dhe jo ti gjykojme, ne se gjykatat shqiptare, kane apo jo te drejte ne kete rast, pasi ceshtja po pritet per shqyrtim ne Strazburg.

Ne e konsiderojme njekohesht si e drejte universale qe rigjykimi i ceshtjeve te gjykatave shqiptare nga Strazburgu, te jete vendimi me i mire, perderisa te gjitha prioceset qe shteti shqiptar i ka gjykuar ne Strazburg, i ka humbur totalisht.

Stavri Marko
Drejtor Elzekutiv i Komunitetit Himariot

Sunday, October 7, 2012

Sunday, October 7, 2012

 The Himara Community, calls the Albanian President Bujar Nishani, in which, on the occasion of the 100th anniversary of the proclamation of independence of Albania, to "to release", 5 citizens from Himara with Greek Ethnicity, who have been convicted by the Albanian courts, for "insulting of Albanian symbols ", during the administrative elections of 2003 in Himara Municipality.

Wednesday, October 3, 2012


Statuti i Komunitetit Himariot


Komuniteti  Himariot
Shoqata “Bregdeti”

Sqarim per opinionin himariot

Te nderuar bashkepatriote.

Komuniteti  Himariot dhe  Shoqata “Bregdeti”  te cilet ne perberje, kane anetare dhe simpantizante nga krahinat e Himares dhe Lukoves, veprojne ne perputhje te statuteve  reciprokisht, por ne baze, ata I bashkon lirite dhe te drejtat humane, sic eshte prona.  

Me kete rast, duam tju veme ne dijeni, se nje grup nismetaresh , te pa autorizuar prej asnje forumi,  po bejne perpjekje per te thirrur nje mbledhje, ne emer te dy shoqatave.

As Komuniteti  Himariot dhe as Shoqata Bregdeti, nuk jane ne kundershtim te inisiativave per gjetjen e rrugeve te bashkimit te faktoreve dhe rishikimin e qendrimeve ne te ardhmen, por  theksojme se cdo inisiative dhe project, duhet te behet I ditur ne forumet perkatese, ne baze te statutit.

Ne mendojme se Grupimi I Shoqerise Civile Himariote, duhet njekohesisht te bashkohet me Shoqaten “Omonia” si dhe Komunitetet Himariote ne Greqi dhe USA nje nje forum te vetem, te cila kuresesi nuk mund te perjashtohen  nga ky process, pasi pergjate 10 vjetet e fundit, “Omonia dhe organizatat himariote jashte Shqiperise, kane demostruar vullnet te perbashket, duke protestuar se bashku me ne (Komuniteti Himariot dhe Shoqata Bregdeti) per te drejtast dhe lirite Universale te njeriut,  ku ne epiqender ka qene, Prona.

Tirane:0 3.10.2012