5 Himariotet: "Nuk kerkojme falje nga Presidenti shqiptar"
"Ne nuk kemi kerkuar falje nga cilado Gjykate Shqiptare, qofte edhe per rastin drejtuar Presidentit te Shqiperise Nishani, per aq kohe sa ato dhunojne lirite dhe te drejtat e njeriut me vendimet skandaloze qe ndermarin, qofshin ato edhe ne mungese te pales tone gjate proceseve gjyqesore politike. Ne presim gjykimin ne Strazburg per te na dhene te drejten qe na takon". theksoi Beleri
Ka qene kjo nje deklarate e perbashket, ne te cilen Fredi Beleri, nje prej tyre, ka deklaruar per Drejtorin Ekzekutiv te Komunitetit Himariot, Stavri Marko
Nderkaq, Komuniteti Himariot, ka kerkuar vazhdimisht gjykimin e 5 himarioteve te jete nje proces trasparent, duke e pare ne kendveshtrimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. Komuniteti e ka cilesuar si skandaloz vendimin e te tria shkalleve te Gjykatave Shqiptare, duke sinkronizuar deklaratat e saj ne Strazburg Parlamentin Europian dhe ne Departamentin Amerikan ne Washington. Edhe gjate mandateve te presidenteve Mosiu dhe Topi, Komuniteti Himariot i ka bere apel presidenteve te rishikojne vendimin ndaj tyre.