Monday, October 8, 2012

KOMUNITETI HIMARIOT

Tirane, Albania

Pergenjeshtrim

Lidhur me nje deklarate te shperndare per median shqiptare, per "Falje" zyrtare nga ana e Presidentit Bujar Nishani, me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, pergenjeshtrojme komentet dashakeqese te disa mediave si ne rastin e "Gazeta Shqip" e cila konsideron Gjykimin e bere ndaj 5 qytetareve nga Himara, per thyerje te simboleve kombetare, si nje precedent dizinformimi ne sherbim te nacionalizmit shqiptar dhe jo si nje xhest qe kerkon rivleresim te gjykimeve ne baze te nje realiteti tjeter te nje Shqiperie qe aspiron per ne Bashkimin Europian.

Ne jemi te shqetesuar qe kjo media, ne vend qe te rise pergjegjesine e koncepteve te lirive dhe te drejtave humane, po rrit ndjeshem nacionalizmin dhe kur behet pikerisht fjale per keq interpretime.

Nga ky kendveshtrim, ne kemi kerkuar nga pikepamja humane, qe te 5 himariotet ti bashkohen familjeve te tyre dhe jo ti gjykojme, ne se gjykatat shqiptare, kane apo jo te drejte ne kete rast, pasi ceshtja po pritet per shqyrtim ne Strazburg.

Ne e konsiderojme njekohesht si e drejte universale qe rigjykimi i ceshtjeve te gjykatave shqiptare nga Strazburgu, te jete vendimi me i mire, perderisa te gjitha prioceset qe shteti shqiptar i ka gjykuar ne Strazburg, i ka humbur totalisht.

Stavri Marko
Drejtor Elzekutiv i Komunitetit Himariot