Wednesday, February 16, 2011

DREJT BOYCOTIT APO HEQJE TE LIGJIT 7501?

KOMUNITETI HIMARIOT DHE SHOQATA BREGDETI, PO DISKUTON PROCESIN E REGJISTRIMIT TE TOKAVE NE RAJONIN E HIMARES DHE NE DITET E MEVONSHME, DO TE VENDOSE PER MASAT QE DO TE MARE.

SIPAS DEBATEVE PARAPRAKE TE KETYRE DITEVE, PERFSHIRJA E LIGJIT 7501 NE PROCESIN E REGJISTRIMIT, ESHTE KONSIDERUAR E QELLIMSHME DHE PERCARESE, NDERSA PERFSHIRJA E SHTETIT SI AKTOR PRONESOR, ESHTE NJE NGA MASKARADAT E SHEKULLIT NDAJ INTEGRITETIT MORAL DHE TERITORIAL TE HIMARES.

KOMUNITETI HIMARIOT DHE SHOQATA BREGDETI, E KANE NE STATUT, KTHIMIN TOTAL TE PRONAVE TE HIMARIOTEVE, NDERSA SHPREHEN SE PERFSHIRJA E LIGJIT 7501 NE KETE PROCES, MUND TE KETE EDHE NDIKIME POLITIKE DHE ELEKTORALE.

PERFAQESUESI I KOMUNITETIT HIMARIOT, E KONSIDEROI PROCESIN SI TE PAPRANUESHEM DHE DO TE DISKUTOJE PER VENDIMIN E BOJKOTIT NE DITET QE DO TE VIJNE, NDERSA PERFAQESUES TE SHOQATES BREGDETI, VGENDOSEN PARAPRAKISHT QE TE BEJNE THIRJE AUTORITETEVE VENDORE PER HEQJEN E LIGJIT 7501 NGA REGJISTRIMI DHE ZEVENDESIMIN E TIJ ME KADASTREN E VITEVE 1946-52.

NE DITET E MEVONSHME DO TE VENDOSET PERFUNDIMISHT SE CILA DO TE JETE RRUGA QE DO TE NDIQET.