Sunday, February 6, 2011

VEMENDJE!

SIPAS INFORMACIONEVE JO ZYRTARE, NE NJE MBLEDHJE TE ORGANIZUAR KETO DITE, NE BASHKINE E HIMARES, GRUPI I REGJISTRIMIT, NE BASHKEPUNIM ME BASHKINE E HIMARES, KA RENE DAKORT QE, NE NJE NGA TRI OPSIONET E REGJISTRIMIT TE TOKES, TE PERFSHIHET EDHE LIGJI AKTUAL 7501. ARSYEJA ISHTE SE, KONFERENCA PAN HIMARIOTE, NUK KA KERKUAR QE KY LIGJ TE HIDHET POSHTE. KJO NUK ESHTE E VERTETE. KONFERENCA PAN HIMARIOTE, KA NXJERE NJE REZOLUTE, NE TE CILEN KERKON KTHIM TOTAL TE PRONAVE TE TE PAREVE, DUKE PERFSHIRE KETU EDHE LIGJIN 7501. GJITHASHTU NE REFERENCAT TERMINOLOGJIKE, ESHTE PERDORUR "SHTETI PRONAR NE BREGDET" KUR DIHET NGA HISTORIA SE SHTETI SHQIPTAR ESHTE KRIJUAR ME 1913 DHE SE HIMARA KA QENE E PAVARUR PREJ SHEKUJ ME RADHE, PERPARA FORMIMIT TE SHTETIT SHQIPTAR. NUK DIHET SE KU SHTETI KERKON TE KETE PRONA NE HIMARE, KUR ATO JANE QARTAS, PRONA INDIVIDUALE, KOLEKTIVE, DHE KISHA ORTHODOKSE.

NE KETE RAST PO AFROJME REZOLUTEN PAN HIMARIOTE TE VITI 2005.

Konferenca Panhimariote 2005

Tirane Dhjetor 17, 2005

REZOLUTË

Konferenca Panhimariote, mbledhur në Tiranë në datat 16-17 dhjetor 2005,

Ø Duke respektuar vullnetin e popullit te krahinës së Himarës shprehur përmes pjesmarrjes se përfaqësuesve nga Himara dhe nga tërë viset e Shqipërise dhe përmes përfaqësuesve të saj nga tërë bota, të përfaqësuar virtualisht në këtë mbledhje

Ø Duke shprehur dëshpërimin për krizën e thellë sociale, ekonomike, mjedisore, kulturore dhe demografike që po kalon krahina

Ø Duke njohur mirë potencialin e lartë të zhvillimit ekonomik të krahinës, të falur aq bujarisht nga natyra, por të krijuar dhe mbrojtur nga himariotët e tërë brezave përmes përpjekjeve titanike dhe investimeve të bëra me gjak e djerse si në tokën e tyre dhe në tërë skajet e rruzullit

Ø Duke njohur e respektuar historinë, traditat e zakonet mijëvjeçare e kësaj treve të shquar “të penës dhe të dyfekut”, që kanë “çarë historinë si zogjtë në tramundanë” “duke i vënë gjoksin dovletit”

Ø Duke parë me shqetësim në rritje degradimin në të cilin po zhytet kjo krahinë si pasojë e mospërfilljes së qeverive, të cilat asnjëherë nuk kanë dëgjuar zërin e saj të arsyeshëm që kërkon kurdoherë të zgjidhë problemet me konsensus dhe në rrugë ligjore

Ø Duke shikuar me shqetësim korrupsionin galopant në fushën e pasurive të paluajtshme dhe pafuqinë e ligjit për të ndalur tjetërsimin e trojeve e të parëve tanë,

Ø Duke respektuar kurdoherë vullnetin e krahinës dalë përmes një debati të gjerë mbarë-krahinor ku janë ftuar të marrin pjesë elita e mendimit intelektual dhe pjesa më aktive e krahinës dhe tërë Bregdetit Jonian ,

Ø Duke dashur të kontribuojë në zgjidhjen konsensuale të problemeve madhore që ka sot krahina si pjesë e tërë Shqipërisë

Kërkon si më poshtë:

- Rritjen e vëmëndjes dhe përkujdesjeve e institucioneve publike - që deri tani i ka munguar - në zgjidhjen e problemeve kryesore që shqetësojnë këtë krahinë, e cila sipas vleresimit të shumë eksperteve të vendit dhe ndërkombëtare, ngelet nga më të favorizuarat për zhvillimin e turizmit dhe të agrobiznesit

- Zbatimin e më shume programeve të zhvillimit, sidomos në fushat e infrastrukturës -si rrugë, ujë, energji, kanalizime-, në shëndetësi, arsim, kulturë etj, që do të sillnin begatinë e krahinës dhe do të rrezatonin edhe në zhvillimin e shoqërisë shqiptare ne tërësi

- E mbi të gjitha dhe me tërë forcën e mundur respektimin e së drejtës së kthimit tek prona e të parëve, duke respektuar kështu moralin, zakonet dhe traditat e krahinës, Kushtetutën e vëndit dhe parimet nderkombëtare, si nyjen gordiane në kthimin në normalitet, duke mirëpritur dialogun e munguar me institucionet përgjegjëse dhe konsensusin e dëshiruar si parimet kryesore në zgjidhjen e problemit të pronës, i cili po e mban tërë krahinën dhe bregdetin në gjendje nokdauni, për shkaqe moskuptimi të specifikës së krahinës dhe mosdëgjimit të zërit të popullsisë,

- zgjidhjen e çështjes së pronave sipas opsionit të propozuar nga populli dhe sipas praktikave të nisura tashmë në dy prej fshatrave të krahinës

- Ndalimin e hemoragjisë së largimit së gjakut himariot nga vëndorigjina e tyre me brenga e plot nostalgji dhe kthimin e të larguarve nga krahina nga vëndi, përmes stimulimit të zhvillimit ekonomik e më konkretisht duke zhvilluar në parametra bashkëkohorë si turizmin dhe agrobiznesin që konsiderohen si dy degët kryesorë për ringjalljen dhe begatinë e ardhshme të krahinës

- Kërkon marrjen e masave imediate për ndalimin e tjetërsimit të biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore –natyrore të pasur të krahinës, pasuri që i përkasi jo vetëm Himarës,

- Nxitjen dhe zbatimin e decentralizimit për tërë bregdetin Palasë - Nivicë-Bubar si njësi më vete për vetë specifikat e përbashkëta gjeografiko-kulturore-etnografiko-historike.

- Zhvillimin e turizmit, duke synuar zhvillimin e fshatrave ekzistuese si monumente të rëndësisë së veçantë në kontrast dhe kundërvenje me dëshirat e popullisë lokale sikurse po ndodh me përpjekjet për të ngritur fshatra turistike të tipit “kolonial”

- Nxit pjesmarrjen e komunitetit dhe pushtetit lokal në dialogjet institucionale që synojnë zhvillimin e zonës sikundër Autoritetet Lokale Zhvillimit të Turizmit

Si dhe

- Autorizon një grup te vecantë të zgjedhur nga kjo mbledhje me detyre të njoftojë dhe negociojë për çështjet e lartpërmëndura me qeverinë lokale, rajonale dhe qëndrore dhe partnerët e tjerë vendore dhe ndërkombëtare

The Pan-Himariote Conference 2005

Tirana; December 17 2005

RESOLUTION

The Pan-Himariote Conference gathered in Tirana, Albania, on December 16-17, 2005

Ø Respecting the will of the people of the region of Himara expressed through participation in this meeting of their representatives from Himara and all over Albania and through the virtual participation of the Himariotes throughout the world,

Ø Expressing their concern about the deep social, economic, environmental, cultural and demographic crisis of the region,

Ø Fully aware of the high potential for development of the region, donated generously by nature and God; and created and preserved and protected by generations of Himariotes through titanic efforts and investments done with sweat and blood not only in their motherland, but all over the world,

Ø Knowing and respecting the history, traditions and customs of this distinguished region “of pen and gun” that have lived the history “as falcons against the storm” and “opposing state power”,

Ø Looking with increasing concern the degradation that this region is undergoing due to neglect by all governments, which have never heard the region’s reasoned voice that always prefers consensus and lawful options for the solution of any issues

Ø Viewing with concern galloping corruption in the area of immovable property, and the incapacity of the law to stop the alienation of our ancestors' properties,

Ø Respecting primarily the will of the region expressed through an extended regional and national debate in which were invited the best intellectuals and the most active part of the region as well as the Ionian Riviera,

Ø Willing to contribute to the consensual solution of the major issues of concern that the region, like the rest of Albania, is faced with

Demands as follows:

- The increase of attention and care – lacking so far - from public institutions, in solving central issues that are of greatest concern for the region of Himara and the whole of the Ionian Riviera, which, according to most domestic and foreign experts are among the most favored for the development of both tourism and agro-business,

- Implementation of more development programs for the area especially in infrastructure such as roads, water, energy, treatment of waste, but also in health, education and culture - programs that will bring prosperity to the region and radiate in the development of our society as a whole,

- And above all, and all the energy possible, the respect for our right to have back our ancestral ownership, respecting thus the morale, traditions and customs of our region, our country’s Constitution and international principles, as the Gordian knot for going back to normality, welcoming the missed dialogue with responsible institutions and the desired consensus as essential principles in solving the property issue, which is keeping all the region and the whole Ionian Riviera in knock-down situation, as a result of not understanding the specifics of the region and not listening of vox populi, by continuing the procedure already begun in two of the region’s villages,

- Halting the haemoragy of Himariote blood leaving their country of origin with sorrow and nostalgia; and the creation of the conditions for them to return to Himara, through the promotion of economic development and more specifically developing the tourism and agro-business, considered to be the means for the region’s revival and prosperity,

- Undertaking of immediate measures to stop the alienation of the rich biodiversity and natural-cultural heritage of the region that don’t belong only to Himara and the Ionian Riviera alone,

- Increase of and implementation of a functioning decentralization for all the Riviera region from Palasa to Nivica, as a single unit, due to their geographical-cultural-ethnographical-historical specifics,

- Development of tourism, aiming in the development of existing villages as very important monuments, in contrast with the efforts to build “colonial type” villages,

- Promotion of the participation of the community and local authorities in institutional dialogue that aim at the development of the area such as Local Authority for the Development of Tourism,

And

- Authorizes a special group elected by this meeting, to negotiate for all the above-mentioned issues with the local and central authorities and the other domestic and international partners