Perse me hajdutet & kriminelet ?
( Perse me Mafian & Agallaret e Rinj ? )
Nga Kostantini
Qe ligji 7501 eshte ligji me i keq i nxjere nga nje qeveri hajdutesh dhe venur ne zbatim nga kriminele, dihet. Jane shkruar me qindra materiale te ndryshme per kete teme. Mjafton te lexoni librin “Dinjiteti Human” ku do te gjeni gjithcka te keqe qe solli ky ligj, deri ne genocid.
U genjyen shume dhe ne vend te beheshin heroj per zbatimin e ketij ligji, kaluan pa dshje ne pozicionin e kriminelit, vodhen pronen, token e tjetrit, pa te cilen edhe liria nuk ka kuptim.
Ne fillim te viteve 90 u mbelodhem ne si qeparotes ne Athine dhe 150 burra firmosem nje vendim ku thuhej: “Kush futet ne pronen e tjetrit, pavaresisht nga arsyet, nuk do ta mbaje me shume se sa e mbajti Enveri, sepse do ta rimarim sipas zakonit ( me arme ).”
E njejta gje mund te thuhet : Le te regjistrohen tokat sipas sajimeve te hujduteve ( ligjit 7501 ), por ajo heret ose von do te shkoje prape tek i zoti. Stabiliteti dhe harmonia ne krahine nuk krijohet me vjedhjen e tokes se tjetrit qofte edhe me ligj, sepse keto ligje nuk kane vlere ne token private. Shtetit le te nxjere ligje per token e tij, ose per nje toke private nqs e ka blere.
Megjithate me shtetin nuk luftohet, por perse duhet aprovuar ose ta quajne te mireqene disa njers qe jane ne pushtet, ne qender, ose ne Himare? Perse nje himariot e quan te mireqene kete ligj dhe e gjen veten perkrah ose ne mbeshtetje te hajduteve ?
Kush ka toke ose shtepi dhe nuk kerkon ta shese, le te mos e regjistroje sepse ato jane shume mire te regjistruara ne Kadastren e 1946. Edhe kullotat e cdo fshati, deri ne kufijte ekstrem te tij nga cdo ane, jane shume mire te regjistruara, te cilat gjenden ne Delvine dhe Tirane.
Regjistrimi ka vlera te medha per shtetin, per hajdutet dhe ralle per persona te vecante. Filozofet amerikane, dhe praktika boterore ka treguar se ne rruge paqesor, me diplomaci, fshatari humbet gjithcka. Ate qe e ke vene me lufte, mbroje po me lufte, pavaresisht nga epoka ose sistemi ne te cilin jeton.