Sunday, February 6, 2011


FAKTE, FACTS,

POPULLI HIMARIOT, UNANIMISHT E KA HEDHUR POSHTE LIGJIN 7501 TE PARLAMENTIT SHQIPTAR

HIMARA REGION UNANIMOUSLY ALWAYS HAS REPLACE THE LAW 7501 OF ALBANIAN PARLAMENT

Mitingu “Kthimi i pronave tek i zoti është Paqe Sociale, Zhvillim, Qetësi, Begati, Integrim”, Himare 19 Maj 2007


Komunikatë për shtyp

Më 19 Maj 2007, në qytetin e Himarës u organizua një miting proteste i komunitetit Himariot dhe Bregdetas me moton - “Kthimi i pronave tek i zoti është Paqe Sociale, Zhvillim, Qetësi, Begati, Integrim”.

Mitingu i organizuar nga “Komuniteti Himariot” dhe “Shoqata Atdhetare-Kulturore “Bregdeti” dhe pushteti vëndor i Himarës dhe Lukovës, shprehu edhe njëherë vendosmërinë e banorëve të komunitetit Himariot dhe Bregas për të marrë në dorëzim e të patjetërsuar atë çka u takon ligjërisht: - pronën e trashëguar.

Himariotët dhe tërë Bregasit janë në trojet e tyre dhe në të drejtën e tyre. Për këto toka dhe prona, Himariotët kanë luftuar në shekuj duke i ruajtur të pacënuara së bashku me dinjitetin, lirinë dhe autonominë e tyre, ndaj ata nuk do stepen dhe nuk do mbeten peng i një ligjeve konfliktualë si ai 7501, te cilët shkelin të drejtën universale të pronësisë dhe shkelmojnë vlerat, traditat dhe historinë e kësaj krahine. Vullneti Himariot dhe Bregas buron nga veprat e të parëve për ta ruajtur vendin, buron nga e drejta themelore e botës moderne, ku prona cilësohet e shenjtë si dhe nga bindja se njohja e pronësisë mbi tokën do të çlirojë energjitë e bregdetasve duke hapur perspektivën e zhvillimit të krahinës. Himara dhe tërë Bregu, më së pari u takon Himariotasve dhe Bregasve dhe e ardhmja e Himarës është e lidhur ngushtësisht si në të shkuarën historike, me banorët e saj, me punën dhe vitalitetin e tyre.

Mitingu theksoi edhe njëherë se për popullsinë e Bregdetit të Jonit është plotësisht e pakuptueshme dhe totalisht e papranueshme fakti se përse politikanët këmbëngulin për fatin dhe pasuritë e Himarës dhe Bregdetit pa respektuar vullnetin e Himariotëve dhe Bregasve. Për 15 vjet qeveritë e tërë ngjyrave, kanë shpërfillur kërkesave e tyre të ligjshme duke sjellë veç tension social. Por, duke shkaktuar edhe rritjen e mosbesimit të komunitetit Himariot e Bregdetas ndaj politikave qeveritare. Pjesmarrësit në këtë miting shprehën bindjen se vetëm kthimi i pronave do të krijojë një atmosferë të re, qetësie dhe paqeje sociale. Vetëm në këtë mënyrë i hapet udhë zhvillimit dhe begatisë krahinës së Himarës që Zoti dhe natyra dhe puna i kanë dhuruar bukuri dhe pasuri të paçmuara.

Në këtë manifestim të vullnetit të popullit të tërë Bregdetit të Jonit, sërisht Himariotët dhe Bregasit ngritën zërin e protestës për të mos lejuar shkeljen e të drejtave të pronës dhe dhunimin e të ardhmes së Himarës. Është thjesht e patolerueshme që në epokën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, pronat e tyre të vazhdojnë të vidhen e të mohohen. Në rrugën drejt Bashkimit Europian, Himariotët dhe Bregasit duan të shkojnë të respektuar në vlerat dhe të drejtat e tyre, të bindur në drejtësinë e kauzës së tyre dhe në suksesin e saj. Ata këmbëngulën se çështja e pronave, e parë si atentat që i bëhet veçantisë historike të krahinës dhe dinjitetit të Himariotëve dhe Bregasve, duhet të marrë një zgjidhje të shpejtë e të drejtë përmes kthimit të pronave të të parëve të tyre, duke i çelur rrugë krijimit të një prosperiteti të munguar deri tani, të dëshëruar nga te gjithë pjesmarrësit dhe patjetër të merituar.